NE TË NGJALLIM TY
- Aleksandër Moisiut -
Sonte rënd ngritet perdja në teatrin tim të ri
në skenë del maestro e loz botën
ky teatri im pak po të kupton
Maestro Mojsi Aleksandër Mojsi
si duket hamletëve cezarëve u përngjanë
teatri im maestroja im i do heronjët tanë
Aleksandër Mojsi fjalën e ngjalle në skenë
të gjithëve u dhe shpirt po të duartroket masa
po ç’u bë kështu me ty pipth i rrënjës së fortë
heu Aleksandër trim e burrë
re e u ngrite në skenat e botës
po vetvetën Mojsi s’e loze kurrë
Të njohu bota Aleksandër Mojsi
e tash ngritu i madhërishëm në këtë poezi
që shqip ta luash vetvetën në skenë
heu Maestro Aleksandër Mojsi
gadi gabova se në teatrin tim të ri
sonte më është besuar mua të të jap shpirt Ty...
* Marrë nga libri “Flutura në erë” nga Rizah Sheqiri, botim i Shtëpisë Botuese “Lilo”- Tiranë 1995.
Comments