top of page

Ritual mësuesish


Ritual mësuesish


Boshuar mbetën klasa, koridore,

Ditarët u shlodhën në rafte shtëpie.

Regjistër e amëz “dolën” prej dore,

Fundviti shkollor shtriu të rëndën hije.


Nxënës dhe mësues për pushime

U përhapën diku, në det, në mal.

Përqafime, puthje e duarshtrëngime

Midis kolegësh, ndarje-ritual.


Por pas pushimeve erdhi shtatori,

Në vendin e ndarjes bëhet rikthim.

Sërish zhurmojnë shkolla, oborri…

Mbarë e suksese i riu rrugëtim !


Elia shkon në klasë të parë


Cila është kjo vogëlushe

Zbukuruar, si dallëndyshe

Me fustan të ri, të bukur

Jakqendisur, krahëflutur ?


Elia, kaq shumë pse gëzon ?

Për ku është nisur e shkon ?

Sot kopështin pëshëndet :

“Shkollë e dashur po më pret !”


Libra, fletore ka marrë

Do ulet në klasë të parë.

Dhe një lule mban në duar

Mësueses për t’ia dhuruar.

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page