F. Terziu
SHKURT 13 PRILL 2020
Rita Ora, bashkohet nga shtëpia në fushatën duartrokitje për njerëzit e frontit të parë pasi nëna e saj Vera, u kthye në vijën e parë të NHS në mes të pandemisë Covid: 19.
Gazeta britanike “Metro” e pak ditëve më parë ka nënvizuar me të madhe një dedikim fjalësh të ngrohta të këngëtares Rita Ora për nënën e saj mjeke, që sipas saj është rikthyer në NHS për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit. Gazeta në fjalë shkruan se “Rita Ora ka përshëndetur nënën e saj si një "superhero" që ka marë vendimin e saj të bukur për t'u rikthyer në punë me NHS mes pandemisë koronavirus.”
Nëna e këngëtares së mirënjohur, Vera Ora, është një ish-mjeke e përgjithshme dhe psikiatre e kualifikuar që ka punuar me pacientë të shëndetit mendor, por kishte dalë në pension vite më parë. Vera tani ka marrë vendimin e guximshëm për t'u regjistruar si një vullnetare e NHS për të ndihmuar në departamentin A&E pasi spitalet përreth Mbretërisë së Bashkuar bëhen gjithnjë e më shumë të stërngarkuara me shpërthimin. Duke lavdëruar kthimin e nënës së saj në frontet e kësaj lufte me Covid -19, Rita i tha revistës së njohur “Hello” “Nëna ime ka qenë gjithmonë heroi im, por kjo pandemi ka bërë
sinqerisht që ajo të bëhej një superhero në sytë e mi”.
"Ajo është aq e guximshme dhe ka kaluar kaq shumë në vetvete, por zemërgjerësia e saj për të ndihmuar të tjerët vetëm çimenton atë që unë di që nëna ime është e aftë të bëjë." Ylli i popit shtoi: "Jam shumë e lumtur që pjesa tjetër e botës ka tani për ta parë atë më shumë. Të gjithë mjekët dhe infermierët e NHS janë heronjtë e mi.”
LONDRA DHE PANDEMIA
Ndërsa Londra hyn në javën e saj të katërt të mbylljes, shifrat tregojnë se qindra londinezë janë akoma duke vdekur nga koronavirusi. Përditësimi i fundit i lëshuar nga NHS England të hënën (13 Prill) tregon se 158 pacientë të tjerë që po trajtohen për Covid-19 në kryeqytet kanë vdekur, që do të thotë numri i të vdekurve në Londër është 2,865.
NHS England tha në një deklaratë: "667 persona të tjerë, të cilët u testuan pozitivisht për Coronavirus (Covid-19) kanë vdekur, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara të raportuara në spitalet në Angli në 10.261.
"Pacientët ishin të moshës midis 17 dhe 101 vjeç. 40 nga 667 pacientë (të moshës 37 deri në 98 vjeç) nuk kishin asnjë gjendje të njohur shëndetësore. "Familjet e tyre janë informuar".
RESPEKTE PËR FRONTIN E PARË
Disa punonjës të mjekësisë, infermierë dhe mjekë në pension dhe disa të tjerë jo plotësisht të kualifikuar, po aq dhe stafi tjetër mjekësor nga komuniteti shqiptar, si të gjithë komunitetet e tjera i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, nën legjislacionin e urgjencës. Të gjithë ata që i janë përfshirë kësaj thirrjeje kanë merituar respektin gjithëanësh të përfshirjes në frontin e parë të kësaj lufte.
HULUMTIM PËR VAKSINAT
Shkencëtarja biologe Larissa Vuitika në Universitetin Federal të Minas Gerais në Brazil është një nga shumë shkencëtarë në të gjithë botën që punon për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin që shkakton COVID-19. Këtu ajo trajton një mostër të materialit gjenetik të virusit. Shumë nga vaksinat e mundshme aktualisht në zhvillim përfshijnë molekula të ARN-së që janë krijuar për të trajnuar sistemin imunitar për të bërë antitrupa që njohin dhe bllokojnë proteinën e pikut që përdor virusi për të hyrë në qelizat e njeriut. Në Shtetet e Bashkuara, disa kandidatë për vaksina tashmë janë duke u testuar në vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa i nënshtrohen testeve për siguri dhe efektivitet te kafshët në të njëjtën kohë.
RRUGËT BOSH
Ky dre është një nga më shumë se 1.000 të tillë në qytetin japonez të Naras, që kanë lirinë e rrugëve bosh, ku njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Masat e ngjashme të bllokimit kanë sjellë jetën e egër në qytete në mbarë botën. Dhelprat janë parë më shumë në rrugët e Londrës. Në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu janë shikuar në zonat e Chicikagos, Illinois, San Francisco, California, dhe në Uells janë parë të zbresin lirshëm rrugëve dhi të egra. Pamje të tilla së fundi i përkasin Londrës Lindore në Romford.
Comments