top of page

Rikthim pas 6 vitesh me fitore i “Tajsonit shqiptar” Gjetan Keta


Mijëra shqiptarë që mbushën sheshin "Iliria" të Tetovës festojnë fitoren e 24-t në kikboks dhe boxing të kampioni shqiptaro - euroaziatik

 

Rikthim pas 6 vitesh me fitore i “Tajsonit shqiptar” Gjetan Keta

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

•      Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë bote në sportin e kikboksit dhe boksit

 

Njëzetë e katër fitore në 27 ndeshje në kikboks dhe boxing (20 me KO), e rendisin me më të mirët e botës në këto sporte. I rikthyer pas 6 vitesh mungesë “Tajsoni i bardhë”, kampioni shqiptaro - euroaziatik Mike Gjetan Keta, kurrësesi nuk do t’i zhgënjente mijëra tifozët që ndoqën ndeshjen e tij të radhës të shtunën e 27 korrikut në Tetovë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo për faktin se në arenën e ringut, Ai  fitoi që në raundin e parë me nockout përballë kolumbianit Jose Miguel Torres.


Në fund të mbrëmjes gala kur në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës ishte rezervuar ndeshja më e rëndësishme, pikërisht pa përfunduar minuta e dytë e ndeshjes, në raundin e parë (1.59’’) kampioni Keta e goditi në ije kundërshtarin Torres që ngeli KO dhe nuk u ngrit më, duke ngritur kështu peshë mijëra tifozët e tij.

Kjo fitore e shkëlqyer vjen pas 6 vite pauze, pas një dëmtimi në krahun e majtë, në një atmosferë feste madhështore që u krijua në sheshin ‘Iliria” të Tetovës nga shqiptarët dhe flamujt kuq dhe zi.

“Një raund mjaftoi për kampionin e Europës Gjetan Keta të fitonte me KO ndeshjen e madhe të boksit në Tetovë përballë kolumbianit Torres. Pas gjashtë vitesh ai rikthehet në ring dhe risjell fitoren e bukur të tij. Faleminderit kampion për emocionet dhe fitoren me ngjyrat kuqezi! Rrugëtimi i dinastisë Keta vazhdon”, shprehet Mjeshtri i Madh Defrim Methasani, ndër gazetarët sportiv dhe moderatorët më të mirë në rang kombëtar, i cili prej ditësh i parapriu kësaj fitoreje, jo vetëm me sensibilizimin e opinionit sportiv, por edhe me mbështetje reale ndaj bulqizakut “Qytetar Nderi” i Bashkisë Bulqizë - kampion Europe, që për këdo konsiderohet krenari kombëtare.

Një rikthim trimfal ky, i Mike Gjetan Keta, fitues i titullit kapion Europe në kikboks dhe boks në Tiranë që në vitin 2007. Gjashtë vite më parë në 2018 ai qe sërish fitues në ndeshjen në Dibër të Madhe, fitore kjo që entuziazmoi edhe këngëtaren famoze Aurela Gaçe, e cila ngriti peshë zemrat e dibranëve me performancën e shkëlqyer në interpretimin e këngës epike dibrane “Hajredin Pasha po vjen Radikës”.

Vellezerit Keta, nga Bulqiza vijojne te na bëjnë krenar kudo nëpër botë. Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, kikboksier dhe boksier kampionë bote e Europe, janë kampionë në sport dhe filantropi.

Njeriu, në jetë, arrin atë që beson më shumë. Kështu ka ndodhur me Ismail Ketën, tre herë kampion bote në kikboks: më 2011, 2012 dhe 2013. Ai tani është pedagog, mjeshtër, për studentët e tij. Ai e filloi karrierën e tij si një boksier amator. Politikanët dhe njerëzit e biznesit e punësuan atë si një truprojë. Në moshën 19 vjeç, ai u largua nga Shqipëria për të ushtruar sportin. Në 1997, Ismail Keta “Demi” u shpërngul në Ëürzburg ku ai filloi karrierën si një boksier amator dhe më pas korri sukses.

Gjetan Keta është një boksier profesionist shqiptar që ndeshet për peshat e mesme. Ai u trajnua nga vëllai i tij Ismail Keta, që ishte një kikboksier profesionist. Ai ka realizuar 27 ndeshje, 24 fitore dhe 4 humbje. Në 2014, Keta shprehu dëshirën për të realizuar një ndeshje në vendlindjen e tij, në Bulqizë. U njoftua se ai do të mbronte titullin e tij euroaziatik në kampionatin e boksit për peshat e mesme kundër boksierit rus, Marat Khuzeev në 18 tetor 2014 në Bulqizë. Aty, Keta e mundi Khuzeev me “knockout” në raundin e tretë.

Ndonëse 40 vjeç, Gjetani është rast i rrallë e ndoshta unikal.  Ai do vazhdojë karrierën sportive. Në bisedë me të na pohon se ka kërkesa edhe nga promotorë të boksit në Angli për të bërë një ndeshje në Londër

Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë bote dhe Europe në sportin e kikboksit dhe boksit. U rritën me lavdinë e kombit, tani kombi lartësohet me lavdinë e tyre. Të tre vëllezërit e dinastisë Keta nga Bulqiza, me një histori të interesante edukimi dhe rritjeje. Karshi fshatit Koçaj, vendlindjes së tyre, vendi i luftërave legjendare të Skënderbeut, do të ishte modeli mendor udhëheqës në koshiencën e kampionëve botërorë.



58 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page