Rikonstruktimi i identitetit shqiptar në poezinë e Agim Shehut
Nga Fatmir Terziu
Abstrakt
Ky studim investigon dialektikën ndërmjet vendlindjes dhe identitetit në poezinë e poetit shqiptar, Agim Shehu, në mënyrë që të nënvizojë disa çështje të rrëndësishme integrale që dallojnë në poezinë shqipe në një rang determinues ballkanik dhe më gjerë duke parë eksperienca të tilla që karakterizojnë vetë fatet që kanë në thelb identitetin e tyre siç është materiali, ambienti dhe situata me të cilat ndërtohet këto elemente në poezi. Kjo analizë argumenton, atë që në poezinë e Shehut, vendlindja dhe kaplimet e qendista të identitetit në vargje, janë një udhë e gjatë, por e dukshme në çimentimin e këtij identiteti që prodhon shije dhe produktu krenarie. Kjo pamje idealiste e situatimin në kohë mes vargut, argumentohet në këtë analizë, si një pasthënie e qëllimtë në heshtjen zyrtare dhe kritike për këto veçori që prodhon melosi ritmitk i vargut të Agim Shehut. Kërkimi shkencor nuk kërkon zëvendësimin e fjalëve dhe normave për atë çka është thënë më parë, por qëmton në detaje të tjera për të prurë anën më elementare me të cilën vetë identiteti shqiptar zë vend dhe krenari. Ky kërkim gjithashtu demonstron se si Shehu që tenton të demokratizojë identitetin, poetë të tjerë të tij bashkëkohorë janë mes normave didakte dhe didaktizimi i tyre i ka lënë pas në vitet që ato u prodhuan. Më tej kjo analizë pikëtakon arsyen se si vargu dhe poezia në tentativën e saj konfronton fuqinë opresive që synon të fshijë atë anë të duhur të identitetit, madje synon të ekzpozojë fusha ku shpërthejnë drama ndërmjet turbulencës dhe katastrofës historike të humbjes së asaj pjese identiteti dhe tradite shqiptare. Në këtë mes edhe demantimi i arsyes dhe logjikës të shpie tek fshirja e mitologjisë kulturore të mirëjetuar në vite dhe në skuta të arta popullore.
Hyrje
Si një rezultat i një ndikimi dominues të ‘strategjive’, ‘parimeve’ dhe ‘normave’ të diktuara letrare në krijimtarinë shqipe të kohës kur filloi të prodhojë dhe botojë poeti Agim Shehu, shohim disi edhe një normë tjetër të daljes jashtë kornizave të identitetit. Kjo shihet në përgjithësi, ndërsa në veçanti që nga titujt e botimeve të Shehut, ajo shihet qartë se është krejt ndryshe. Titujt e librave të tij të hershëm si “Horizonti i kaltërt” (1959); “Vite pa thinja” (1970); “Fjalë nga zemra” (1977) apo edhe “Gurra e fjalës” (1980), që në titull flasin për një lidhje përshpirtëse të veçantë të riprezantimit mes fjalës të asaj pjesë që determinon dhe funksionon me identitetin. Tek “Gurra e fjalës” është pikërisht “Bastuni i Idriz Gurrit” e veçanta që merret si një shembull. Idriz Guri që edhe mbiemrin dhe identitetin e kishte të lidhur me gurin, si objekt në identitetin e tij, në vargun e Shehut është qëllimplotë: “në çdo shteg, në çdo mejdan/me bastunin Idriz Guri/e shtrëngon si jatagan/e lëmon si shtizë flamuri”. Paralelizmi gur-shkop-shtizë-flamur, bëjnë identitet dhe gërmojnë në veçoritë e këtij identiteti. Mihal Grameno tek vepra e tij shkruan “Cili shqiptar... nuk ka dëgjuar emrin e Idriz Gurit? Cili nga kombëtarët e vjetër nuk ka bashkëpunuar me këtë atdhetar të vyer për çështjen kombëtare? Besojmë që të gjithë. Lindur në Gjirokastër... si mori mësimet e vogla u hodh në Stamboll per të gjurmuar mësimet, por Idrizi me të kuptuar ndjenjat kombëtare la shkollën dhe u kthye në Gjirokastër me qëllim të përhapë ndjenjat kombëtare dhe kësisoj u hodh në tregëti. Që atëhere dyqani i Idrizit ishte qendra dhe shkolla nga ku përhapeshin ndjenjat e veprat kombëtare! E sjell ndër mend edhe sot, kur më 1907 vajta si kryengritës në Shqipëri me kapitan Çerçiz Topullin dhe vizitova Gjirokastrën. Atëhere zemra ime e ngushtë, dhe mundet e frikshme, mori një kurajo të madhe përpara një guximtari të patreguar nga patriotizmi dhe i cili jetonte brenda në qytet... Ky ishte Idriz Guri.” (Grameno; “Koha”, 1916, nr. 48) Kështu magjia e plakut me bastun, është njëra anë që fiton zemrat e të tjerëve, por ana tjetër është magjia e bastunit të gurtë si identitet, në vargun jetik të Shehut. Edhe politikisht, është cekur kjo puna e bastunit, madje nga instanca të larta të Partisë shtet të kohës kur Shehu këndonte ndryshe, por këto cekje janë formale, janë adekuate në misionin me ‘norma’. Në një farë rebelimi të heshtur me këto norma, vetë vargjet e Shehut flasin qartë: “zgjohuni, se fjetëm shumë...!”/dhe trokit ngado që vete:/”Nuk ka gjumë! Bah, ska gjumë/sa kemi halldupë mbi vete!”. Në një diskutim të hershëm kritik në atë që e quan Arshi Pipa, ‘shprehje eksklamative’ mësojmë atë tek e cila në këtë poezi ‘gjendet origjinaliteti’ (Pipa, 1944: 3). Madje në gjurmët e mendimit kritik të Pipës teksa ai variacionin e tij tematik e konsideron tejet avancues në poezinë dhe veprën atdhetare të De Radës, ku sheh vlerat e identitetit të shprehur në formëzime adekuate, nënkuptojmë se në këtë poezi “e re është gjuha, i ri është sintaksi, të reja fëtyrimet, e re deri metrika” (Pipa, po aty). Tek De Rada, Pipa gjen ‘erën e maleve’ atë kahje nga ku identiteti eksklamativ formon bindje, ndërsa tek Shehu gjejmë, horizontin e kaltër shqiptar, tek “Horizonti i kaltërt”. Më tej ngjasimet në këtë anë të pashkelur të identitetit i gjejmë edhe tek “Zëri i gjakut” (1984); “Poezi” (1986); “Ujvarat e diellit” (1988) etj. Bastuni, njeriu me bastun, me emrin e tij apo edhe me atë të ngjizur, mëmëdheu, djemtë, vetë Idriz Guri, apo edhe nuset dhe vjehrrat tek poezia “Për nuset dhe vjehrrat”, ku paralelizmi figurativ sjell vetëshpërblim identiteti me ‘... ca si mbeesa, ca si nipër!...”; më tej tek “Monolog në korridor të huaj” ku studenti shqiptar është ajo arsye identiteti, janë disa nga ato parcelëza të vogla ku pena e Shehut rikosntrukton identitetin mes artit të fjalës. Rikonstruktimi i identitetit shqiptar në poezinë e Agim Shehut ka një udhë të gjatë. Ky rikonstruktim ka një pjesë të trupit në kohën kur autori la në mes tërë frymëzimin e tij dhe iu ngjiz me forcë kazma e Metalurgjikut, për arsye që ende mbesin syrtareve me rrjeta merimangash. Në fjalë të tjera Shehu duke i ikur njeriut të ‘pushtetëzuar’ mbeti një nga emrat poetikë më të lidhur me atë pjesë që i këndoi identitetit, atij identiteti që shpesh e përlot edhe sot teksa ndodhet thinjosh i artë në Zvicrën e detyruar të ikjes...
Identiteti mes njeriut të ‘pushtetëzuar dhe ‘komunitar’
Njeriu i ‘pushtetëzuar’ nga pena thotë Marshall McLuhan tek libri i tij “Kuptimi i Medias” është i kostumëzuar me natyrën dhe ambientin, me shoqërinë dhe dimensionin e saj rrethues, madje edhe me dritëhijet e tjera që e rrethojnë hapësirën e tij, nëse i mbetet hapësirë (McLuhan, 2002:344). Ky njeri me këtë ‘pushtet’, shpeshherë është preh e një rudimenti, e një atavizme dhe e një klauzole që vret e pret nën hijen e saj groteske artin, krijimtarinë dhe tërë shpirtin e tij. Ky njeri është ai njeri në në kohë e vend tjetër por me një shpirt të rrëmbyer, me një shpirt të grabitur. Duke komunikuar me Michael Argyle, që vjen në ndihmë në këtë rast të argumentojë njeriun si ‘qenie sociale’ në rrëmujën kritike, natyrshëm vjen në ndihmë edhe ajo që poeti Agim Shehu i kërkon qënies së tij sociale: “nëse i kërkon t’i ruhesh prishjes si njeri nga shteti çnjerëzor, duhet t’i paguash shpërblim atij, ose të pranosh shkatërrimin prej tij. Te krijuesi diktatura s’kërkon ‘harraç’ më të mirë se artin e tij” (Argyle, 1974:13 & Shehu, 2008:4). Këtu njeriu i Argyles, ngryset në shërbimin mëkatar, të cilin e grahmon nën një vegje shtirrëse duke nënkuptuar ‘njeriun komunitar’ nën darë që happen e mbyllen duke luajtur rolin a arrathyeses moderne ku lëvozhgat skrëmiten nën dhëmbë të padukshme dhe lënë të dalin në skenë frutet e kokrrës së vogël me proteina dhe yndyrë të nevojshme. Por thelbi i njeriut të penës lidhet me frutin e saj, dhe jo me këto ingranazhe, të cilave koha herë u bën ‘hosana baraba’ e herë u hedh ca gurë zalli si akreditim me inatin e shpirtit. Por ndërsa shpirti e kupton në një kohë tjetër haraçin e penës së tij, postulati ‘autokritika publike’ e Shehut “kolegë me emër në art patën dinjitetin të flijoheshin pa i bërë qejfin diktaturës. Për mbijetesë, shumë prej nesh, (secili në shpjegimin e vet), tigrit, për t’i larguar dhëmbët i lëmuam lëkurën. Mbetet i hapur gjykimi nëse s’kish rrugë tjetër! Megjithatë lexuesit i duhet kërkuar ndjesë për çdo shkrim që ledhatonte shtetin vrasës. Bukuria e artit harmonizon më hijshëm me bukurinë e karakterit”, natyrshëm i jep disi një rrugë të hapur kritikës të thotë pak fjalë për të, dhe të udhëheq mendimin në poezinë e tij. Karakteri, pikërisht ky karakter që shpreh Shehu, duhet kapur e gjetur tek krijimtaria e tij ndër vite. Dhe pikërisht tek një varg poetik që nis me “Horizont i kaltër” (1959), “Vite pa thinja” (1970), “Vallja e kalldrëmeve” (1977), “Gurra e fjalës” (1980), “Zërri i gjakut” (1984), “Ujvarat e diellit” (1988), “Arkitektura e zemrës” (1995), “Mëngjes Kosove” (1998), “Mbrëmje” (2002); “Loti Alpin” (2003) dhe mbaron tek një mori esesh dhe dorëshkrimesh të gatshme për botim.
Natyra e karakterit ne poezi
Dy poezi në një kënd ndryshe. Dy poezi që kanë një kuadraturë karakteresh. “Gruas” dhe “Këpucët e mia të grisura”, të vendosura në faqet 108 dhe 109 të vëllimit poetik të Agim Shehut “E zgjedhura ime” (2008), botuar nga “Albin”, janë dy poezi që jo aq për kontrastin e natyrës së karaktereve në poezi, as edhe për pozicionin e vendosjes së tyre në rradhën e rreth 180 poezive të zgjedhura nga autori, se sa në lidhjen e natyrës së karakterit me detajin figurativ të pjekur që Shehu e sheh tek veprimi ledhatues it ë dashurve të tij të shpirtit, vajzës, birit dhe lidhjeve të së përditshmes me ‘pazarin’, thinjat dhe zjarrin e shkuar rinor. Një shëtitje e thjeshtë metaforike që gatuhet nën një pushtet njëstrofësh, por që thotë më shumë. Një grua e dashur, një vajzë dhe një djalë, dy simbole të jetës së një çifti me rrudha e me thinja, nën një sforcim artistik ku ‘tethinjat rri të lëmoj hirin’, dukshëm dhe fuqishëm prodhohet një imagjinatë që e pikturon natyrën e karakterit të përzgjedhur, natyrën e karakterin që lidhet me thjeshtësinë, familjen, hallet, problemet, por tek e përgjithshmja; detyrimet e një jete me fëmijë, e një jete familjare. Si në kontrast pastaj “Këpucët e mia të grisura” sjellin një varg që moleps një situatë ndryshe nën një pushtetësi karakteresh ndryshe. Simbolikja dhe frazeologjikja e shkurtuar, madje e riprodhuar nga autori këtu gjejnë ngjashmërinë më njërëzores, alegorinë që prodhon mesazhin për të goditur dhe çoroditur një situatë, për prodhuar Migjenianen e hershme e për të bërë që prurja figurative të ushqejë një varg të tillë tepër domethënës për të njohur karakterin: “nën ca dërrsa te ballkoni strehë të qetë keni gjetur. Me majë gojëhapur, në sy më shikoni Thua, diçka pa thënë ju ka mbetur!
S’di më qortoni, vallë përdita Që dot s’ju lidha me pritje të shtune, Që te një shkallë avioni kurrë s’iu ngjita, Që kurrë s’ju kapardisa presidiumeve.”
Dhe për të kuptuar më tej natyrën e karakterit të tij, të gatuar edhe në një format tjetër, që fuqishëm gjen një arsye të fuqishme. Le të huazojmë atë që Aleko Likaj ka pikasur herët tek karakteri ndryshe i Shehut: “Dikur isha në vitin e parë në gjimnazin e Cërrikut e një shok më dha një libër lirikash me ballinë blu. Me të në çantë shkova në shtëpi, dhe pa e kuptuar e përpiva si me një frymë. Qe njohja e parë me poetin e ri. Më pëlqeu veçanërisht, si gjithë rinisë së kohës, lirika me humor "Dashuria e një matematikani" ku ne gjenim veten. Isha në moshën kur niste ngacmimi i vajzave. Më tej, na vinte turp më tepër se vajzave. Në fund të orëve i drejtohem si budalla naiv shoqes së bangës me një varg të vjershës:
"Ty po të drejtohem, vajzë, moj syzezë, Më do a s’më do, kjo është hipotezë"!,
dhe po vazhdoja pa pyetur pikë a presje. Ajo në fillim heshti e habitur, pastaj befas më flaku një pëllëmbë që m’u bënë faqet më të kuqe nga ç’i kisha! Më shkrepën sytë. Vargjet i kish marrë si propozim për të! S’qe aq e pashme, e me atë pëllëmbë i shtonte dhe rëndësi vetes (Likaj, 2008: Fjala e Lirë).
Poeti ushqyes i njohurive dhe vlerave
“E zgjedhura” e Agim Shehut është me një fjalë ‘e zgjedhur’. E zgjedhur që vjen e bukur, e hijshme e qetë, krenare dhe me vlera nga rrjedha e viteve që pikënis hershëm me 1959-ën. Vjen si një këngë, ku melodia e saj është sa emocionale, tipike dhe frymëzuese. Është një ‘melodi’, që rrallë gjendet në poezi. Është një përsosmëri poetike. Është një rikonstruktim ideal i asaj pjese të padukshme të idnetitetit. A nuk flasin kështu dhjetra poezi të Agim Shehut, si balada “Para bustit të Selam Musait”? Shehu mjeshtërisht i jep jetë vargut të Selam Musait, jo duke thurur vetëm vargje për të, por duke skalitur dhe renditur në rjedhën e sttilistikës dhe estetikës gjithë arsenalin e tij figurativ dhe letrar-artistik. Një gjeografi mendimesh dhe një histori komplekse njohurish buron nga dituria e hershme e autorit që skalit ndjenja dhe përkushtim në vargje të tilla:
“Vlora krahëlidhur të dha vrull te gjuri, Malua nga Ballkoni Të tundte flamurin”
Është një e përkryer në lëvizjen kohore ku situata dhe kompleksi informues kryqëzohen në alteracionin histori-ngjarje dhe figurë-toponim historik për të realizuar paralelizmin figurative tepër të nevojshëm në këtë pikë. Dhe këtë baladë që ti e ke lexuar në rininë tënde në leximet shkollore, e rilexon si një krijesë të papërsëritshme në kohë e vend tjetër. Ky është mjeshtri poet, ky është modeli që synon dhe ka synuar poezia, kur ajo vjen nga maja të tilla. Në një poezi si kjo ku gjendet një kompleks i tërë njohurish, natyrshëm thirja e brendshme e çdo vargu, madje e çdo fjale është si një ekspozitë njohurish, muzeum vlerash historike, librari me tërë komplekset dhe anekset e saj, për të plotësuar poetin e ushqimit poetik me vlera të shumta për krijimtarinë poetike shqiptare. Vetëm një poezi të bën të kapërcesh ngadalë më pas plot dyqind faqet e librit në vite të poetit mjeshtër, Agim Shehu. Poezia që gjen frymëzimin nga historia shqiptare vjen e shtrohet në sofrën e bollshme të poezisë së Shehut si një ushqim shpirtëror për brezat, ashtu si një tufë me lule mes duarve të hershme që nga koha e “Këngës së grave të Skënderbeut”, ku:
“Burrat në krahë i patëm të rëndë, bota s’kish të tillë gjëkund. Ne u mësuam që buzët t’i vëmë Në plagët e tyre pa fund”.
Dhe në këtë linjë janë “Baladë Trimi”, “Mallkim Tradhëtar”, “Vallja e Fundit”, derisa pastaj kësaj periudhe autori i shkëput pesëvargëshem model “Kur vjen Prilli”, që poezi Audeniane, një poezi që ndjehet mirë në nivelin e poezisë më të vlerësuar Britanike e perëndimore. Në poezinë e “Nxënësit invalid” pikëtakimi me Bertolt Brehtin është një vlerë më vete dhe një krenari për letrat shqipe. Kemi një poezi që të sjell mornica në një kuadrat dimensionalisht të dhimbshëm të nxënësit ndryshe, të nxënësit ku fjala ‘turpi’ si fjalë e stisur nga rrethana jetësore, skalitet në një organikë poetike tipike me vlera të rradha poetike. Jo vetëm fjalët, por edhe vargu i kombinuar me katërvargëshin e lirë dhe pesëvargëshin e alteruar sjellin një ritëm vazhdueshmërie që ndjehet e ndiqet deri në pikën e fundit si një arsye më shumë në këtë rikonstruktim të identitetit në vargun e tij. Ky rikonstruktim është jo vetëm pjesë e vargut të Shehut, por ai është në çdo shkrim të tij, në çdo ese, në çdo prozë. Tek romani i tij ai është një arsye më egjerë mes fjalës dhe arsye.
“Udha për te Vdekja” dhe identiteti tek prozë-jeta e shkrimtarit
Në vazhdim me Marshall McLuhan, një nga emrat më të shquar në fushën e medias dhe analizës së saj, shkruan se “fjala e folur është Lulja e Djallit”, ndërsa shton se “fjala e shkruar është një sy për një veshë”. Supozo këto dy thënie në kohë, vend dhe hapësirë tjetër. Imagjino fjalën e folur në ‘kohë satanike’ dhe përkufizo fjalën e shkruar në kohë tejet të lodhur. Në këtë supozim dhe në këtë imagjinatë vjen fjala e folur [dikur dhe sot], në vargun e poetit shqiptar, Agim Shehu dhe fjala e shkruar nga vetë jeta e shkrimtarit Agim Shehu, tashmë në një prozë me damarë të gjallë jetikë dhe me vlerë të jashtëzakonshme. Në rrjedhën e postulatit të McLuhan, kjo duket disi anatemë e kronologjisë së shkruar prej tij në “Kuptimin e Medias”, por në rrjedhën e jetës së Agim Shehut vjen si një leksion i një kohe ku jeta ka magazinuar sfilatën e saj, për tu dëshmuar ashtu në aspekte jetike brezave. Është pikërisht romani i ri i shkrimtarit Agim Shehu, “Udha për te Vdekja”, që vjen në moshën e thinjave dhe duarve të lodhura, për të risjellë atë çast, kur nën ofshamë dhe afijellëk, gatuhej prapaskenëria antinjerëzore, mbi shqiptarin, shkrimtarin dhe mbi të gjitha, njeriun e mirë. Fyroma e prurë nga afshi i nxehtë i “Çelikut të Partisë”, ku digjeshin armiqtë e Partisë siç digjeshin skorjet, sillet në romanin e Shehut, ashtu si një shportë ku struken nën kashtë e mbi kashtë ato vezë që prodhonte koha e “Pulës”, koha e diktimit. Vetë kjo kohë është një çast ndalese në roman. Është një stacion jete aty në fushë të Bradasheshit, aty në krahë të Elbasanit. Dhe ashtu siç vetë autori shprehet “Elbasani është një pikë e përbashkët që na bashkon më kuptueshëm të dyve.” Na bashkon se në fakt autori, atje vuajti nga diktatura dhjetë vjet dënim internimi me kazmë. Dhe atje frymëmarja e jetës, rinisë së tij shkruajti me një frymë perlën në prozë “Udha për te Vdekja”, në fillim me gjak e me djersë e tani me gërma zemre dhe memorjeje. Natyrshëm Shehu sqaron: “Frymëmarja e rinisë m'u trazua sa me shërbyesit cinikë të dhunës aq dhe me njerëzit e mirë të qytetit.” Por “Kumria e Elbasanit këndon nga larg duke iu trazuar zëri me vërshëllimat e plumbave dhe në 'demokraci'.” Këtë roman Agim Shehu e ka shkruar me një frymë; gati është shkruar vetë, ai vetëm sa lëvizte dorën. Kjo ngaqë është shkruar prej vuajtjeve dikur, e vuajtja është ushqimi më i mirë për artin. “Kujtojmë të kaluarën, e duke pasur mall për vitet e shkuara, kemi mall dhe për vuajtjet tona dikur!”,- shkruan Agim Shehu. Duket e çuditëshme, por dialektika më e çuditshme plot të kundërta, thotë Hegeli, është dialektika e shpirtit të njeriut. Nuk e kupton nga të vjen dhe si të largohet e mira apo e keqja! Agim shehu, shkrimtari i mençur shqiptar, në një shkëmbim mesazhi na thotë: “Kohët e fundit vizitova Metalurgjinë ku kisha vuajtur aq shumë, dhe ndjeva tok me dhimbjen, dhe një mall të pakuptueshëm, si një shtresë e butë hëne sipër reve me shi! Filloi skicimin, tepër natyrshëm, ky roman kujtimesh me dhimbjet si materje.” Para fillimit, m'u kujtua ngjarja e pianistit brilant polak, Shopen: nisi pa kuptuar një dashuri befasuese me shkrimtaren aristokrate Xhorxh Sand. I lumturuar, e la pianon. Shokët e pyetën: mjeshtër, pse s'po punon tani!? Ai u përgjegj: 'Më jepni një dhimbje, t'ju jap një kryevepër'! Lumtëria e tepërt, artistin e vret, siç vrasin pemën apo kallirin kokrat e tepërta duke e përkulur. Dhe po natyrshëm ai pikëlidh në dy kohë dhe në vetë të dytë. Ai në fakt është një. Është po ai shpirt poeti, shkrimtari, po ai shpirt njeriu, edhe pse afijet e panë dhe ia thurën në ndërgjegje kallmin e kalbësisë së asaj kohe që gjithmonë të dukej dyshe, të dukej sikur je në vetë të dytë. Ti, pra njeriu dhe hija që të ndiqte pas, hija që edhe në hidhërim të kërkonte konjakun si për borxh, hija që të tregonte dajakun dhe mugëtirën sin ë një drekë, sin ë një kafshatë buke. Në këtë dyfytyrësi sistemi, dyanësi shpirtrash, kalbëzimi ngjitet tek material, tek natyra dhe sfidat e saj. Dhe natyra është si një sistem digital kokrizash që fikson stemat, dekoratat, supën dhe madje edhe menzën e punëtorëve, është si një tablo ku vetë natyralja herë vjen sin ë një festë furnalte e herë si një dremitje të shthurur e tejet të haruar… Diku është edhe një shpres, një shkëndijë. Është Suzana… Është ajo hije e padukshme e identitetit të ristrukturuar mjeshtërisht, në varg, në fjalë, në prozë.
Në vend të konkluzionit
Duke përfunduar, qoftë me shkrim apo me gojë, me rimë, ritmike apo me varg të lirë, estetika e fjalëve në interpretimin e vargut të poetit Agim Shehu, është një pasqyrë për mënyrën se si dikush prej nesh mund të tentojë të ndikojë për të përcaktuar këndvështrimin ndaj botës ku jetojmë, për të gjetur të qartë e të ristrkturuar atë pjesë të identitetit. Poeti ka formuar botën normëlidhëse më tërësinë dhe bota është vetëm një artificë metafizike në vargun e tij. Është bota apolitike që ka depërtuar vetë thellë brenda idiomave të pavdekshme poetike që janë një diskurs më vete në tërë krijimtarinë e Shehut. Përgjigja e kësaj estetike vargore varet pjesërisht në atë që ne do të përfshijmë në përkufizimin tonë të poezisë së tij dhe të cilën ne e konsiderojmë ‘pronë të poetit’. Poezi e Shehut është etike dhe neutrale në vetvete, por gjithsesi i shërben misionit të tij. Në duart e tij të ardhura enkas për të lartësuar vargun, poezia është një formë e pushtetit shpirtëror të poetit. Poezia me siglën e poetit Shehu, natyrshëm kjo ‘estete’ në soditje, pavarësisht nga forma që ajo merr, shpeshherë ka një forcë tipike që ngre në këmbë heronj e heroina, (Kujto vjershën lapidar për Selam Musain) dhe në të njëjtën kohë dhe herë pas here rikthehet mes rrjeshtit të seleksionuar të poetëve për të konkuruar mes vargut në skalionin e parë me vetë ‘mbretër dhe heronj’ të vargut poetik.
Comments