top of page

Ribotim dhe plotësim nga Vilhelme Vrana Haxhiraj


Gjergj Fishta në vlerësimin e autorëve shqiptarë dhe të huaj

Ribotim dhe plotësim nga Vilhelme Vrana Haxhiraj


Gazeta Nacional”-redaktoriale, 30 Dhjetor, 2020, Dr. Mujo Buçpapa perifrazon fragment nga libri studimor  “Elitat e mohuara,krenari kombëtare mbi Elitarin Gjergj Fishta.

 

      Mes vlerësimeve të 36 intelektualëve të shquar shqiptarë Dr. Mujo Buçpapa ka përzgjedhur një paragraf nga libri “Elitat e Mohuara, Krenari Kombëtare”, të shkrimtares vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj, e cila e ka përfshirë mes 90 figurave të shquara të kombit, Atë Gjergj Fishtën në Elitat e Kombit.

   Mujo Buçpapa perifrazon Elitarin, gjuhëtarin dhe eruditin At Gjergj Fishta...tek libri studimor i Vivrës, “Elitat e Mohuara,Krenari Kombëtare”

 

  Vilhelme Vrana Haxhiraj, Mjeshtre e Madhe, Akademike, shpreh: 

                        Mirënjohje të veçantë:

“S’është Kombi që vlerëson njerëzit e shquar, po janë “ATA” që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”

Dr Mujo Buçpapaj

              “Elita e Mohuar, Personalitet i kulturës kombëtare, një nga formuluesit e Alfabetit Shqip (1908), Gjergj Fishta, i pari shqiptar i kandiduar për çmimin Nobel, i dhuroi Kombit kryeveprën “Lahuta e Malëcis”, një pasuri e madhe atdhetare, letrare, kulturore dhe gjuhësore që meriton një vlerësim ndërkombëtar. Poezia e tij satirike plot kontradikta, si politika e kohës, u dënua nga diktatura komuniste. Urrejtja për Shqiptarin e Madh Gjergj Fishta, i cili kërkoi të bëheshin studime arkeologjike që të ruhej identiteti kombëtar (lashtësia e gjuhës shqipe dhe autoktonia shqiptare), arriti deri aty, sa e zhvarrosën dhe eshtrat ia hodhën në Drin. Gjithsesi, ai mori përmasat e një kolosi të letërsisë dhe mendimit filozofik modern shqiptar, i cili, duke hapur rrugën e dijes dhe mirësisë, u bë i pavdekshëm”

Vilhelme Vrana Haxhiraj-shkrimtare, Mjeshtre e Madhe”, Akademike...si dhe Ikonë e Letërsisë Botërore.(Akademi e shkencave Indi)

Vlorë, mars, 2019

 

Ps: Në kujtim të këtij shqiptari të madh që shkriu jetën për kombin e tij, po botoj poezinë e Atë Gjergj Fishtës, amanetin e tij me titull “Lamtumirë!”

 

Shpirti i madh i një atdhetari të vyer e të veçantë që punoi për zhvillimin e gjuhës shqipe, për përparimin e kombit, për Shqipërinë e tij pa ndasi fetrare, por me tolerancë, dashuri, respekt dhe bashkëpunim të të gjithë bashk’atdhetarëve, Atë Gjergj Fishta i paharruar në poezinë “ Lamtumirë” shpreh dhembjen e ndarjes nga gjithshka i ka dhuruar atdheu i tij i dashur, kjo tokë


LAMTUMIRE VËNDET E MIJA

Lamtumire vëndet e mija,Që po m'zhdukeni dalngadalëGjëmon Deti ushton duhijaLkundet varka vale mbi vale.Kah njaj Diell që asht tuj flakrueAndej fill un tash do t'vetaLamtumir atdhe i bekueLamtumirë për sa të jetë jeta!Neser Nadja kur mbi ne,Rrezja e diellit ka me ra,Kush e di sa Ujë e Dhe,Mue prej teje ka me më nda?Po ni pvetsha retë minore?Po në i pvetsha zogjt e detit?Veç për ty moj tokë arbnore,Ska me më fol kush ma mue t'shkretitKam me shkel në të tjera zalleNë të tjera brigje e të tjera DeteKam me ndije të tjera gjuhëNë të tjera vënde e të tjera qytete…Vëndin tëm ma s’kam me pa…Ka me prit pra motër zezaMe i pru nanës në shpi ndonjë re,Po, kushedi, i vllau atëhera,Ku asht kah kalbet për nan dhe…Para Hyut naltohet lutja,O ju bjeshkët e shqiptarisë,Ku ndër ju s'dijmë, çka asht tuta!Veç në ju asht logu i burrënisë!Lamtumire ju mriza e stane!Lamtumire ju "shkurre e mreta"!Lamtumire ju o armt e t'parveLamtumire për sa t'jetë jeta. Gj.Fishta

I ndrittë shpirti për jetë e iu madhoftë emri ndër shekuj përjetësie, këtij atdhetari të shquar e të ndritur,emri i ndritur i të cilit nderon Panteonin Kombëtar! U kujtoftë me nderim dhe mirënjohje nga brezat...! Vivra

29. 12.2024

17 views1 comment

1 Comment


Ash
Jan 05

Suksese

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page