top of page

REVOLUCIONI I EKSELENCËS



Në Kosovë dje ndodhi ndryshimi, ndodhi Revolucioni, ndodhi shpresa e madhe e kombit! Në Kosovë dje pashë shumë gjëra. Pashë në sy të ardhmen dhe të kaluarën që po ikte. Në këtë Ese, shumë gjëra që s´mund ti them. Ditën e djeshme e pagëzova, Revolucioni i Ekselencës, revolucion i mendjes së mendimit. Unë kujtoj se këtu e këtej Kosova do të ketë identitet, Flamurin Kombëtar. Flamuri aktual i Kosovës nuk ka marr pjesë në asnjë manifestim apo betejë. Ndërsa, Flamurin Kombëtar, nuk ka manifestim, mbledhje, demonstrate, betejë, varrim, ditëlindje luftëtarësh apo aksion dhe luftë me Serbinë që nuk ka qenë i pari bashkë me fjalën dhe pushkën. Me Flamurin aktual të Kosovës është vrarë identitei shqiptar i Kosovës. Revolucioni i Ekselencës nuk është i padobishëm. Shpallja e Qeverisë së re nga LVV dhe LDK është Revolucioni i Ekselencës. Në Revolucionin e Ekselencës jo të gjithë ministrat maturojnë kombëtarisht. Në Kosovë dje e pashë të ardhmen, shpresën e madhe të kombit. Revolucioni i Ekselencës në krye me Albin Kurtin dhe ekipin e tij përfshinë gjithë atdheun. Por edhe këtë rradhë për Çamërinë u heshtë, s´u fol asnjë fjalë për të. Çamëria me një teritor sa dy herë Kosova, e ka merituar një përshëndetje! Por, S´ka gjë, Republika e Çamërisë i ka të vetët e saj. Pirro Burri dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ende janë gjallë. Republika e Çamërisë e drejtuar nga Shqiptarët për Çamërinë në një të afërme jo të largët, do ta ketë Revulucionin e saj të Ekselencës. Revolucioni Ekselencës vazhdon. e kuptojmë gjuhën kur flasim në heshtje. Në Çamëri flet Çamëria, flet populli saj, flet toka dhe deti, flet tërë ajo histori e Shqipërisë e shkruar me gjak.

#Atdhe #Geci – Dortmund, 2020

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page