Revista shqiptare „Albanian Post“
Revista shqiptare „Albanian Post“, sikurse dhe www.fjalaelire.com është pjesë e Kompanisë mediatike, „Albanian Info Ltd“, që botohet në Mbretëri të Bashkuar dhe që drejtohet nga Fatmir Terziu. Revista shqiptare „Albanian Post“ është një revistë me ngjyra në të gjitha faqet e saj dhe është e destinuar të paraqesë integrimin, zhvillimin, kulturën dhe traditën shqiptare, në të gjithë hapat e komunitetit shqiptar në këtë vend, e më gjerë, duke gjetur urat lidhëse me vendlindjen e shqiptarëve.
Si e tillë, ajo ishte në krye të radhës edhe në manifestimin e shkëlqyer, që Shoqata Shqiptare „Ardhmëria“ në bashkëpunim me shkollat e saj të arsimit plotësues të gjuhës shqipe në Londër, që zhvillohen të shtunave, dhe me Drejtorinë e Diasporës. Manifestimi ishte për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky manifestim ishte i veçantë, popullor, gjithëpërfshirës, i konceptuar bukur dhe realizuar mirë, një festivitet mes traditës dhe modernes. Fjala e nxënësve, e kulturës, e Gjuhës Shqipe. Bukur! Daullja dhe Cyrlja na sollën atmosferë po aq, sa dhe vajzat e vogla, me shqipen e përsosur dhe talentin magjik. Urime!
Por ndërsa prezenca e revistës në duart e mjaft të pranishmëve, ndoshta është një arsye më shumë për tu ndaluar dhe shtuar rëndësinë, rëndësi e cila, tashmë me sa duket shpërfillet nga mjaft, duke heshtur e duke mos folur për një revistë që i ka ndjekur me vite në aktivitete të tilla. Natyrshëm revista ekziston falë përkushtimit personal dhe është një nga shtyllat mediatike që mbështesin pozitivitetin e komunitetit shqiptar. Në një kohë që flitet për prani gjithësojëshe, theksi më shumë vendoset tek prania e një deputete, një drejtore, një kryetare bashkie, apo… diçka më thjesht, dhe askush nuk e përmend atë që i ndjek, i pasqyron, i vendos në hapësirën e mbi 100 mijë të pranishmëve shqipfolës në Britani të Madhe, se sallat natyrshëm me dhjetra e dhjetra, apo qindra të pranishëm nuk mund ta thonë atë të tërën për një masë të madhe. Ajo duhet përcjellur! Por që të përcillet duhet edhe ndihma e vetë atyre që kanë fonde, e atyre që marin sponsora, e atyre që duhet të pasqyrohen dhe t'u pasqyrohet aktiviteti.
Comments