Numri i ri i revistës “Albanian Post”
Doli nga printimi dhe është në duart e lexuesit revista e vetme shqiptare në print në Mbretëri të Bashkuar, “Albanian Post”. Në këtë numër të kësaj reviste paraprin editoriali i saj “Gjërat arkivore … diplomatique…”.
Në këtë editorial sillet në vëmendjen e kohës e shkuara dhe e sotmja, me një premtim për të ardhmen ku ajo që është në arkiva shpesh na bën të ndjehemi ndryshe, të lodhur e të mërzitur në jo pak raste. Pse?! Është një ori arsyesh dhe mbi të gjitha është e sotmja që nuk është në rolin e duhur shtetëror për të grumbulluar edhe atë pak që kanë arkivat për ne.
Faqja 1 krahas editorialit ka anoncimet e tre shkrimeve kryesore ku përqëndrimi është tek një udhëzim dhe njoftim i Ambasadës shqiptare në Mbretëri të Bashkuar, personazh i komunitetit dhe aktiviteti i shquar i biznesmenit Gazmend Cufaj.
Në faqen 3 është një arsye më shumë për të kuptuar situatën me Covid-19 dhe në të tretën janë gjashtë ligje të reja që po hyjnë në fuqi në nëntor 2020. Në faqen tre ndodhet dhe një reklamë për Dr Adrian Fandi dhe klinikën e tij private në MB.
Në faqet e tjera janë shkrimet që më tepër këto materiale mund ti lexoni edhe në formatin Pdf online tek vetë adresa: www.fjalaelire.com (lexoni numrin e fundit) tek https://www.fjalaelire.com/albanian-post
Lexim të këndshëm!
Comments