Dimri kishte hyrë. Retë, të paforma dhe gjithmonë në lëvizje do ta zaptonin pothuajse të gjithë hapësirën qiellore mbi qytet. Me ajrin e freskët do të trazohej edhe një zagushi e besdisshme tek shfaqej papritur. Të pa pritura ishin edhe vetëtimat dredharake midis reve. Me gjithatë njerëzit ishin mësuar me këto situata të shpejta meteorologjike. Tashmë stinët sikur të ishin futur në mërira të mëdha me njera-tjetrën, ngatëronin ditët, orët, stinët sa që rrugëve të qytetit do të shihje njerëz të veshur me pallto ose gati verore. Por vetëm për një gjë nuk dyshonin se do ndryshonte, deri në fund të muajit i cili ishte edhe i parafundit i vitit, do të kishte festa lokale dhe kombëtare
Kryetari i veteranëve të luftës NA.ÇL. kishte kohë që bënte gjumë jo të rehatshëm. Me gjithëse përpiqej, nuk mundi të kuptonte nga se i vinte ai shqetësim. Ai që u mbante lart moralin atyre që kishin marë pjesë në atë luftë çlirimtate do të ishte shumë i vëmëndshëm dhe i devotshëm karshi detyrës që i qe caktuar prej një kohe të gjatë. E ndjente se ishte i lindur për ta drejtuar atë shoqatë. Ishte vit jubilar. Rrethi tyre krenohej me heronjtë dhe dëshmorët e shumtë që kishin dhënë jetën në atë luftë çlirimtare. Përveç udhëzimeve të mara, nga devotshmëria që i shkonte deri në një kënaqësi të skajshme do të kishte edhe një ngarkesë të madhe emocionale. Nga ajo pagjumësi prej atyre ëndrave krejt të çuditshme të cilave nuk mund t’ja merte kuptimin, mendoi të takonte shefin i cili edhe vet ai, ishte një prej atyre udhëheqësve të luftës ku sot zotëron një post të rëndësishëm.
Shpesh, i ndodhur para tij, do ti priste me një buzëqeshje gati të përunjur të gjitha ato shprehje pa fund e tepër ironike të cilat do ta detyronin të tërhiqej dhe të ikte prej andej. Atë detyrë që e kryente me devotshmëri nga ai e kishte fituar prandaj i thoshte vetes se duhej të rinte urtë dhe mos ta shqetësonte me mëndësitë e tij prej budallai. Ishin ëndra tepër të çuditëshme ose më saktë tepër të ngatëruara dhe për këtë, atij, si mund t’ja shtjellonte.
Ja, tashmë çdo gjë ishte gati. Të nesërmen fillonin festimet. Tek po i raportonte gjithçka mbi mbarëvajtjen e aktiviteteve, si një vartës besnik, në fytryrën e shefit të tij ndjeu një buzëqeshje ngazëlluese, të shoqëruar me një dritë të bukur në fytyrë. Dhe filloi ti përsëriste edhe vet me të njëjtin rritëm në hapjen e gojës së tij, duke artikuluar gjithçka ai po i tregonte. Pra po plotësohej ëndëra e tij e vjetër. Ishte gati për miratim urdhëri për ngritjen në një nga lulishtet e qytetit busti i komandantit të çetës, mikut të tij, të rënë në atë pritë me pushtuesit armiq ku edhe vet ai kishte marë pjesë. Dhe ajo hare do të vazhdonte të shfaqej në fytyrat e tyre deri në momentin kur do të kryhej parakalimi i ish luftëtarëve të mbetur gjallë. Shikimit të atij vartësi vigjilent nuk do ti shpëtonte asgjë. Në fytyrën e eprorit të tij, si retë e shumta mbi qytet vuri re të lëviznin hije të shumta. As i shkoi ndërmënd ti ndodhej pranë. Duhej të priste për të mësuar se ç’farë kishte ndodhur. Deri sa mbaruan ato festime ditët i u dukën tepër të gjata. Megjithëse kureshtja po e gryente, me qetësinë e një vartësi veçse do të priste. Do të vinte momenti të mësonte të vërtetën e asaj që kishte ndodhur. Gjithçka kishte lidhje me pagjumësinë, me ato që i shfaqeshin përnatë. Vërtetë do të miratohej dhe do të plotësohej ëndra e shefit pasi ishte një përpjekje disa vjeçare prej tij, por me një kusht, qyteti kishte dy heronj me vlera të tilla kombëtare. Pra flitej për dy buste. Si vatësi i tij e dinte përtejshmërinë e skajshme të shefit. Nuk e mori vesh se çfarë hapa ndërmori por ata të dy nuk u përjetësuan në bronx. U përpoq të hamendësonte diçka por duke njohur karakterin e shefit nuk kishte përse të mos besonte se mund të ishte ai në atë të anullimit të asaj shkrese të shumë kërkuar. Tashmë edhe ai duhej të kishte kujdes. Në çast i u shfaq fytyra e shefit në trajtësimin më të çuditshëm kur ai zemërohej.
Comments