top of page

RETROSPEKTIVË


Fatmir Terziu

Nuk ka poezi, që të jetë po aq fajtore sa për të zvogëluar qëllimisht perceptimin tonë për botën dhe për të siguruar një elastoplast të shkëlqyeshëm, që e bën jetesën me të më të lehtë, sesa poezia e polemikës.


RETROSPEKTIVË




Kur isha fëmijë

fëmijët që më habisnin

ishin bashkëmoshatarë që nuk i kisha parë kurë nga afër

të vuajtur, të shumëvuajtur, të pastrehë,

të pabukë, të palarë,

në leximin tim të klasës së parë,

flisnin Vietnamisht, Kamboxhianshe dhe Laotianshe,

s’ishin si Rozhe nga Kongo,

Hedija, apo Tumba,

me të cilët ndamë bukën revolucionarisht,

në një album, ku u përhumba

me xhinsat e tyre,

trikot me stampa të huaja,

dëshirat tona ndryshe,

fundja tani unë jam një burrë, dhe i shqis gjërat e vockla

kjo në heshtje më lë të pyes për ta

a janë Irakianë, Afganistanas dhe Sudanas

më në albume të tilla?

Dhe goja ime nuk do të mbyllet

dhe fyti im nuk do të gëlltisë akoma

jam lodhur dhe kam hequr dorë

ka kohë që largohem

nga leximi i jetës revolucionare

nuk do t’ju lë të largoheni nga leximet e mia

nuk do t’i lejoj fëmijët të largohen nga toka shqiptare

thjesht …nga polemikat e fryra.



Shënim: Rozhe Kaindo, Hedija dhe Tumba ishin fëmijë me ngjyrë të cilët i kishte sjellë rregjimi i viteve tetëdhjetë në Shqipëri në kuadrin “revolucionar” të ndihmës humanitare ndaj fëmijëve që ishin në rrezik për jetën. Fjalia “Fëmijë në rrezik për jetën?!” e asaj kohe ende më fut në polemika poetike edhe sot, dhe pyes në heshtje…kur shoh dhe lexoj për qindra fëmijë shqiptarë që kërkoj azil në Botën Perëndimore, duke qenë nën moshë?!


63 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page