top of page

REPRIZA E FUSHATAVE ZGJEDHORE PA TRU DHE GJAK TË RI POLITIK


KALOSH ÇELIKU

REPRIZA E FUSHATAVE ZGJEDHORE

PA TRU DHE GJAK TË RI POLITIK

NGA KALOSH ÇELIKU


Edhe në këto zgjedhje parlamentare të parakoshme të 12 prillit 2020, “regjisori” i mirënjohur politik shqiptar Ali Ahmeti doli para kamerave televizive me paralajmërimin në skenën politike për publikun me shfaqjen e re “artistike” autoriale: Repriza e “vëllazerim - bashkimit”. Aktorët e roleve të shfaqjes teatrore janë emra të mirënjohur në skenën politike - teatrore shqiptare: Menduh Thaçi, Abdulhadi Veseli, Zijadin Sela, Bujar Kasami dhe Afrim Gashi. Hë për hë, shfaqjes i mungon edhe një aktor në rolin kryesor, Parti Politike Shqiptare (Trupë Teatrore) me Tru dhe Gjak të Ri, në Skenën Politike.

Shfaqja do të luhet me publik në muajin prill 2020. Propaganda “artistike” veç më ka filluar fushatën parazgjedhore me debate politike para kamerave televizive. Publiku shqiptar artdashës i përcjellë me duartrokitje. Premtime si për çdo vjet: barazi kombëtare, flamur kuqezi, gjuhë shqipe, shkolla, rrugë lokale e komunale, ujë për pije në Tetovë, manifestime “kulturore” partiake dhe fëli nën saç, në Shkup...

Mishin nuk duhet ta përdorin, se i bënë agresiv si politikanë shqiptar, dalin në protesta paqësore qytetare para Qeverisë të “vëllazërim – bashkimit”. Edhe pse, sot nuk kemi nxënës për shkolla shqipe?! Si çdoherë, Nëna Parti kësaj radhe para zgjedhjeve parlamentare do të na lindë edhe fëmijë, mbushi shkollat shqipe me nxënës.

Mëkot Ali Ahmeti, para kamerave televizive thërret, bindi Partitë Politike Shqiptare të armiqsuara dhe përçara përtej kufiri: “Bashkohuni si Parti Politike Shqiptare opozitare, që në zgjedhjet e parakohshme të ardhshme të 12 prillit ta fitoni BDI –në!” Fatmirësisht, Sot edhe kohë e volitshme për Partitë Politike Shqiptare, kur kampi politik sllavo-maqedonas janë mes vete në përplasje politike. Që, nuk ishin deri Dje, kur ishin në pyetje kërkesat e Partive Politike Shqiptare, ato (pala “maqedonase”) në Kuvend hynin të përçarë dhe bëheshin bashkë kundër barabarsisë plotë të shqiptarëve në shtetin e “përbashkët”, dilnin nga Kuvendi kokë më kokë. Dukuri politike, që nuk ndodhte me Partitë Politike Shqiptare?! Ashtu siç hynin të përçarë, edhe dilnin nga Kuvendi. Përmëtepër, kokë më vete, matanë Kuvendit, përinatë të bashkëpartiakëve politik, nëpër çajtore themelonin me dhjetëra Parti Politike Shqiptare. “Komandantë” lufte pa ushtarë.

VMR -oja e fajëson LSDM -në për shitjen e emrit të shtetit. Edhe, sipas kësaj Partie Politike Opozitare, emrin e shtetit të “përbashkët” e shiti kryeministri Zoran Zaev (“shpëtimtari i shqiptarëve”). Rast i volitshëm për Partititë Politike Shqiptare, që të bëjnë politikë madhore kombëtare për Ditën e Nesërme.

Thirrje e dyshimtë politike për bashkimin e opozitës shqiptare?! Shkaku, se: pak veta sot i besojnë “sinqeritetit” dhe politikës “madhore” të Ali Ahemtit, mos them edhe ai vetë si politikan me bagazh politik disavjeçar Qeveritar. Aqmëpak, “fitoreve” si komandant Lufte i 2001 -shit, dhe pas “çlirimit”, kryetar i BDI -së. Vite me radhë në Qeveri dhe pushtet me “vëllezërit” e Njerkës. Herë me VMRO-DPMNE, e herë me LSDM -në, ende me politikën e tij “madhore” nuk doli dot matanë Vardari (Urës Gurit”) para këmbëve të Kalit Aleksandrit Madh, por mbeti me “Kalin e Shemës” pas porte.

“Sejmenët” e tij përmbrapa, në emër të popullit shqiptar u pasuruan me kapitale marramendëse partiake: personale, familjare, miqësore e klanore. Edhe pse, në politikë hynë pa brekë, ose me brekë të grisura arnë përmbi arnë nëpërkëmbë.

Përçudi, tridhjetë vjet me radhë në politikën “madhore” shqiptare po defilojnë të njëjtit partizanë të Partisë për Prosporitet Demokratik edhe në themelimin e partive të reja politike shqiptare për “Liri”?! Partizanë partiak, që e strehuan veten në Qeveri me poste politike, dhe më vonë themeluan edhe partitë e tyre politike shqiptare. Vite me radhë, i “matën” forcat politike, dhe dolën në zgjedhje lokale dhe parlamentare edhe kundër Nënës tyre të Babait (“Tatkoto”, gjirit – tambëlit të Nënës Neokomuniste). Ndonjëra, mezi fitoi edhe ndonjë deputet, hyri në Qeveri me “sejmenët” e saj partiak përmbrapa në Qeveri: Kryetar Kuvendi, zv/ministër qeveritar, mininistër, zv/ ministër, zv, drejtorë e partizanë partiak në administratën shtetërore me paga mujore e pa vende pune.

Ditën e Sotshme: Partive Politike Shqiptare, ende po u përsëritet historia. PPD -ja, na i polli këto viça të palëpi e shterre të hazdisura në grazhd me bishtin përpjetë livadheve të “Babait” për “Liri” dhe “Shtet Shqiptar të përbashkët”: (“Tatkoto”) PDSH -ën, BDI dhe PDSH, në grazhdin e “Kalit Shemës”, pas Lufte (2001), i pollën edhe disa viça të palëpi dhe shterre: ADSH -ën, “Besa”, Alternativa etj. Viça të palëpi dhe shterre serike nga e njëjta Fermë e Kafshëve Shtëpiake. Partizanë të një soi të Nënës Parti, tridhjetë vite me radhë, në skenëm politike shqiptare?! Kushedi, Nesër: Çka do të pjellin këto Lopë Koperative Qyteti, në shtetin e “përbashkët” Neokomunist?!

Edhe, ju Populli Shqiptar me “zgjidhjen” e Çështjes Shqiptare nëpër këmbë, pritni ndryshime politike me këtë soj (farë) hibride në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 12 prillit 2020, Fitore?! Fare pak unë besoj, si shkrimtar dhe publicist shqiptar pa e ndërruar farën dhe gjakun, që e keni me shekuj ne trup dhe shpirt brez pas brezi.

Edhe, Sot: Vërtetë, Popullit Shqiptar nuk i duhen dhjetëra parti politike (Ali Ahmeti), po dy-tri demokratike me kokën në Qafë. Edhe, atë: Parti Politike, që nuk i ka pjellë Lopa Komuniste e Koperativës Bujqësore, po nga soji Shterrja Shqiptare e Livadheve, në Katund. Parti Politike Shqiptare me Gjak të Ri, që në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare të prillit 2020, do të garojnë me Tru në kokë, e jo me ferexhenë e zezë krahëve, propagandën “artistike” nën Saçin me shpuzë.

Shansi i fundit për Fitore, nëse nuk lindë ndonjë Parti e Re Politike, shqiptarëve do t’u mbesi barrë mbi shpinë Thirrja e Ali Ahmetit: “Bashkohuni të gjitha partitë politike shqiptare për ta fituar BDI –në (“armikun e pabesë”), në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare!” Punë tjetër është ajo se, a do të gjejnë forca politike Partitë Politike Shqiptare opozitare ta fitojnë BDI –në, në Republikën e Maqedonisë Veriut?! Shkaku, se: ato vetë si Parti Politike Shqiptare, ende nuk kanë guxim dhe forca politike të hyjnë në një thes të grisur me arna kanapi: patate, domate, speca djegës, qepë, hudhëra, kastraveca Kopështi, banane dhe kunguj Stambolli.

Përjashtim, nga ky thes me arna bëjnë dy Partitë Politike Opozitare Shqiptare: ASH -ja dhe “Besa”, nëse arrinë të bëhen bashkë edhe me Alternativën në pushtet, në këto zgjedhje të parakohshme, dalin në fushën e mejdanit krah për krahu në dyluftim me BDI –në për Ndryshime politike?! Përgëzime!

E, nëse edhe këto dy parti politike opozitare shqiptare në thesin e tyre me arna i fusin edhe partitë politike në pushtet (partizanët e tyre partiak) në Qeveri, kurrë nuk do ta fitojnë BDI -në, por do ta përforcojnë edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të radhës me “fitore”, dhe do të na e lënë mbi shpinë si barrë politike - historike edhe me një mandat politik si Parti Politike e Shqiptarëve.

Dhe, për fund: Shqiptarët, pa një Tru në kokë, Gjak të Ri profesional politik, vështirë se do t’ia arrijnë Qëllimit Historik të Rilindasëve Shqiptar për Ditën e Nesërme…


#KALOSH #ÇELIKU

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page