top of page

“REBETIKA” DHE KËNGËT E BALLKANIT


Rebetika

“REBETIKA” DHE KËNGËT E BALLKANIT


Dr Fatmir Terziu


Elias Petropoulos (26 qershor 1928 - 3 shtator 2003) poet, mbledhës i këngëve, dhe etnograf në një nga studimet e tij ka zbuluar se këngët e quajtura “Rebetika” kanë një harmoni shumëkulturore dhe janë të ndikuara nga kulturat muzikore turke, shqipe, cigane dhe hibru. Ky studim që në fakt dokumenton, nuk është një rastësi për atë që shpesh është dëgjuar se këngët e Ballkanit kanë një ngjashmëri rituale, tonore dhe muzikologjike. Publikimi i këtij studimi i kushtoi këtij poeti dhe studiuesi një dënim me burg në kohën e juntës greke në vitin 1968-të. Më vonë ai nuk duroi më dhe jetoi në emigracion të vetmuar në Paris. Por ndërsa ai zbuloi këtë mrekulli që vjen për këngët “Rebetika”, librat e tij “Manuali i Hajdutit të Mirë”, “Hashashi i Shenjtë: 18 tekste të nënbotës”, “Historia sociale e prezervativit” dhe “Varrezat e Greqisë” kanë sjellë një argument më tepër në kulturën e tij të plotë.

Në studimet e tij ai tregoi se si këngët “Rebetika” ishin ndikuar nga gjuha e urrejtjes ku normat shoqërore dhe etika e një dashurie të lirë dukej disi e ndarë. Ai i shihte këto këngë si dështime të tipareve dhe të ritmeve me modele metrike në meloditë e ndryshme. Këto këngë sipas tij janë një kujtesë e dobishme për të zbuluar rrënjët e përbashkëta kulturore midis Turqisë dhe Greqisë, pse jo edhe në hapësirën e Ballkanit.

Ç’është “Rebetika”

“Rebetika” është një traditë. Traditën e këngëve “Rebetika” e kuptojmë qartë se është rrënjë e të gjitha teksteve me burime të gjallë dhe subversive në muzikën popullore të Greqisë moderne. Kjo ishte në fakt, që në fillim, muzika e të varfërve, të shpronësuarve, refugjatëve dhe emigrantëve që erdhën në Greqi, nga Azia e Vogël para dhe pas Luftës së Parë Botërore. “Rebetika” ndoshta ka një argument në këtë lidhje edhe me fjalën ‘Rebel’, ku lidhja teorike dhe historike me këtë fjalë sjell argumentin se pikërisht ‘rebetët’ i kënduan përshtatjes së re me tekste që vinin nga kulturat e tyre duke dhënë detaje për jetën e përditshme të Rebetes – nga ku ata erdhë, si ata visheshin, pasqyronin pamjet dhe armët e tyre, shtoni harmonitë natyrore dhe stilet e aftësitë e tyre për të luftuar, preferencat e tyre seksuale, kulturën e tyre ndaj opiumit dhe jetës së burgut etj. Tekstet, të cilat formojnë përmbajtjen e këngëve të tyre, bashkë me këtë lidhje qartësojnë në planin sublim edhe kontekstin e këngëve “Rebetika”.

“Rebetiko”, që ndryshe mund të thuhet “rebetika” në numrin shumës, vjen nga fjala në greqisht ρεμπέτικο dhe nga kombinimi me fjalën tjetër po në këtë gjuhë ρεμπέτικα që do të thotë përkatësisht). Kjo fjalë përkthehet herë pas here si “Rembetiko”, që është një term i përdorur sot me një fillim sintaksor dhe muzikologjik, që të përcaktojë për llojet e ndryshme të muzikës popullore urbane greke që kanë ardhur që të grupohen së bashku që prej rilindjes, nën emrin e ashtuquajtur, “Rebetika”, i cili filloi të shfaqet në vitet 1960-të dhe erdhi duke u zhvilluar më tej nga fundi i viteve 1970-të.

Me këngët e tipit “Rebetika” ku shfaqej edhe burrëria, forca e trimëria lidheshin edhe anët e tjera folklorike, që lidheshin me njëra-tjetrën nëpërmjet lidhjeve të traditave dhe muzikalitetit të tyre folklorik. Ngjashmëri ka në këtë mes edhe vallja tradicionale ballkanike e cila ka një ritëm, një emër dhe një traditë. E quajtur “Pajtushka’ ajo kërcehet nga breza e grupe të ndryshme në disa pjesë të Ballkanit.

''

'' - Vallja e Ballkanit ku përkulen të gjithë

“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord* Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Ëisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair në festive shqiptarësh dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarçe, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mençur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera.

Një valle tipike Ballkanase u hodh këto dite në Londër. Vallja me emrin e Ballkanit, “Pajtushka”! Ajo u kërcye nga breza të ndryshëm rinorë dhe u përgatit nga mjeshtrja Kosovare Sevime Gashi. Vallja u ekzekutua në Festën e Flamurit të komunitetit shqiptar të Londrës dhe u duartrokit prej të gjithëve. “Është vallja që vallëzohet në të gjitha vendet e Gadishullit”, tha drejtuesi i programit në një sallë plot me njërëz të moshave të ndryshme. Ajo vallëzohet në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Vojvodinë, Rumani e në disa pjesë të Hungarisë. Ajo ka një emër, ka një timbër, një ritëm, një lidhje lëvizjesh midis trupit dhe mendjes. Vallja ka një emër që lidhet me historiken, që lidhet me orrigjinën e bukur të valles. Një emër që ndoshta tingëllon ndryshe në gjuhët e Ballkanit, ndoshta është krijuar gjetkë në mes festives, ndoshta është një valle si gjithë të tjerat, ndoshta ka vetëm emrin valle, ndoshta është dashuruar me njërëzit dhe njërëzit natyrshëm janë dashuruar me të. Askush s’do të dijë për këtë retorikë kur dëgjon, sheh dhe madje e vallëzon vallen e Ballkanit, “Pajtushkën”.

Pra vallja si pjesë e Kulturës Popullore ka kryer prej kohësh misionin e saj në heshtje, pa mbledhje, pa mitingje, pa shantazhe, pa kundërshti, pa djadhëzi. Ajo me forcën e saj ka kohë që ka bashkuar njërëzit dhe brezat, kombet dhe shtetet, traditat dhe folklorin, historinë dhe etnografinë, koreografinë dhe muzikën. “Pajtushka” u duartrokit këto ditë Nëntori në mes të Metropolit Botëror, Londrës. Ajo u duartrokit edhe në “Dancë of the Ëorld”, pak ditë më parë, aty nga fundi i Tetorit 2007. U duartrokit nga Britanikë vendës, Amerikanë, Aziatikë, Australianë dhe Europianë ne kete festival. Ajo u duartrokit si simbol bashkimi dhe urë lidhëse e Kulturave dhe Traditave Ballkanase. Ajo u interpretua nga një grup modest shqiptar dhe ‘foli’ në një gjuhë të kuptueshme, në një gjuhë që vetëm vallja ka shans t’a shpalosë, në një gjuhë që sfidon të gjitha gjuhët.

Vallja hidhet e qetë, është tërheqëse dhe të rrëmben dalëngadalë në mesin e saj. Hyn në valle dhe nuk del dot prej saj. Ajo ka një ‘ilaç’ të çuditshëm. Ka mesazhin e fshehur në të. Ka frymëzimin e gjallë Ballkanas, frymëzimin e lashtë. Në gjirin e saj mban të ngrohtë lajtmotivin e bashkimit, respektit dhe bashkëjetesës, ndoshta lajtmotivin më të hershëm njërëzor që buron nga skarpat e rrëpamat malore të Ballkanit Plak. Ky lajtmotiv, ky mesazh dhe ky frymëzim e mbajnë ende gjallë vallen Ballkanase, vallen që këndohet shqip në të gjitha Kombet, nga të gjithë popujt e Ballkanit.

“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Ëisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair në festive shqiptarësh dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarçe, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mençur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera.


48 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page