top of page

Razije Hoxha: Shokë



Ne jemi shokë!

Për dy të dashuruar,

sa fjalë e hidhur!

Fjalë që duart, shpirtrat,

me pranga na i ka lidhur!


Shokë!

Ne jemi shokë!

Por shokë të dashuruar!

Pse qielli ende s'ka rënë?!

Pse toka s'është rrënuar?!


Shokë!

Oh, shokë!

Kjo fjalë qëndron mes nesh,

si mur i akullt,

si mur i ftohtë!


Shokë!

Dhe dashuria mes nesh,

endet si e marrë!

Sa na ka munduar kjo lojë!

Sa na ka lodhur kjo barrë.


Shokë!

Kjo fjalë,

na e ka dënuar përjetësisht dashurinë,

që tërë jetën,

ta mbajmë atë mbi supe,

mbi shpinë!


Shkëputur nga libri i Razije Hoxha "Martesa e një gruaje"


Qyteti im

 

Shpesh,më keni parë,

të kuvendoj me zanat,

në malin  e Vashës!

Të lahem,

me sirenat,

në Shkumbin!

Të ngre fole me dallandyshet,

oborr,më oborr!

Me pëllumbat mbi kala,

të pres vizitorë!

Qyteti im,.

me zemër të madhe!

Si një shqerrë,

vij e të strukem në gji!

Ti mban, aroma nënë!

Ti mban, aroma Shqipëri!


16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page