top of page

Razije Hoxha: Mall



 

Mall të kam!

Mall të pashuar!

E u bëra re,

të ta vija kokën,

mbi çdo mal.

Të të puth cdo breg,

moj t'u bëra valë.

 

E tu bëra fllad!

Të të përkëdhel çdo lis.

E u bëra flutur,

çdo lule tënden,

ta sodis.

 

Krenari të kam!

Krenari të patreguar!

E t'u bëra rrëkezë,

të laj gjakun e stërgjushërve të mi,

që kanë luftuar!

E t'u bëra gur,

në çdo kala,

të mbaj peshën e historive

tua të mëdha.

 

Brengë të kam!

Brengë të pashëruar!

E t'u bëra djep,

ëndrrat e tua

 copë-copë t'i mbledh,

të ti përkund në duar!

 

E t'u bëra bastun,

të ti mbështes hallet,

të mbahesh,

moj te unë.

 

Razije Hoxha

6 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page