top of page

Rasti i këndimit dyzanor në Normalen e Elbasanit

Fatmir Terziu


Muzika si dëshmi e përkushtimit profesional : rasti i këndimit dyzanor në Normalen e Elbasanit


Çdo lloj muzike është rezultat i përkohshëm i proceseve të vazhdueshme historike. Mund të përdoret si një teknikë për të kuptuarit dhe rindërtimin e historisë së kulturës. Në këtë shkrim, përpiqem të paraqes enigmën e të kënduarit difonik në Normalen e Elbasanit (përdor këndimin difonik në kuptimin e një dueti ose të kënduarit dypjesësh, sikurse quhej ndryshe në atë kohë „dyzanim“ ose dhifonie) . Unë sugjeroj që kënga difonike mund të jetë një lloj idiomë muzikore jo-tipologjike e gjeografisë ku ajo u këndua nga normalistët. Nënvizoj një homologji të çuditshme muzikore midis asaj që njihet nga folklori i zonës gjeografike dhe asaj që është përcjellur ndër vite në atë shkollë me kapacitet të lartë për vetë kohën që e solli në skenë.

Në vitet 1954, etnomuzikologu holandez Jaap Kunst zbuloi praktikën magjepsëse të këndimit dyzanim, së cilës i kushtoi disa faqe të librit të tij (1942). Kjo muzikë dukej se qëndronte e veçuar nga e gjithë muzika e njohur. Kunst (1954) u përpoq më tej të shpjegonte se ajo kishte ngjashmëritë që vinin midis këtyre këngëve dhe atyre të Ballkanit, duke përdorur hipotezën e Heine-Geldern për një 'migrim' që ndoshta ka ndodhur nga rajoni i Detit të Zi në Azinë Juglindore në shekullin e nëntë p.e.s. Ai e mbështeti këtë teori me analogji nga feja, gjuhësia dhe arti pamor. Kështu, ky lloj të kënduari është quajtur "stili ballkanik i tingullit" (Yampolsky 2001).

Në se diku këndimi dyzanim ose difonik qëndron si një enigmë, sepse në vende të tjera është i pazakontë dhe i izoluar në një peizazh të madh të ansambleve të gongut dhe këndimit koral, në mjediset e Normales ai dukej se sillte një familjaritet që së shpejti do të zotërrohej nga një amsë e madhe studentësh. Dhe kështu nga stafi specialist i muzikës së Normales së asaj kohe solli në skenë se dyzanimi kryhej në shumicën e zhanreve vokale, duke përfshirë rrëfimet mitike, por ishte kryer deri atëherë kryesisht për aktivitete rituale agrare. Diku sipas specialistëve, studiusve të kësaj fushe dhe vetë muzikantëve të dedikuar për këtë fushë mësohet se kjo teknikë dypjesëshe i ka rrënjët në mitin e vëllezërve të bashkuar, i cili tregon se si një nënë lindi një djalë me dy koka dhe se si të dy zërat u bashkuan në një tingull.

Në mjedisin shqiptar legjendat dhe mitet për këtë dyzanim shkojnë tek etiketimi, „këndon mali dhe fusha“ në rastin më konkret të fesë bektashiane ku thuhet se një zë sjellin Tomori dhe Osumi, ose ku ajo që njihet sillet si produkt që mbetet një zë i përbashkët që vjen nga dybashkimi zanor, ose kur në raste të tjera kur përshkruhet si një zë që vjen nga legjendat e ndryshme të lëna pasdore dhe në harresë.

Po pse Normalja e bëri këtë si një gjë parësore? Një përgjigje të saktë na jep 25 qershori i vitit 1911, ku pikërisht në arën 11:00, populli patriot e mësimdashës i Elbasanit mbushi mësimoren Normale, shkallët dhe oborrin e saj. Thuhet se në atë ditë shiu i hollë që binte, nuk e shoi dëshirën e zjarrtë që ata kishin për të parë si kishin mësuar gjatë një viti djemtë në shkollë. „Ata u mallëngjyen jo vetë, se djemtë kishin mësuar të përdornin me shkathtësi gjithfarë veglash në shkencat si në fizikë e në kimi, se flisnin një gjuhë fort të bukur për historinë e njerëzimit e të Shqipërisë, se kishin mësuar të këndonin me dy zëra (dy zanim-dhifonie), se kishin më suar të ekzekutonin me mjeshtëri ushtrime të ndryshme gjimnastikore, por dhe sepse u bindën vetë se shpresat që kishin ushqyer me aq andje për të parë shkollën dhe nxënësit si shpresën e Atdheut për ditët më të mira, nuk u kishin shkuar kot“….

Vazhdon

15 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page