
Së shpejti del nga botimi libri me poezi i poetit dhe fjalëurtit të mençur nga Hasi, Rasim Ahmati. Libri ka mbi njëqind poezi të dala nga urtia dhe mençuria e tij në vite, nën një titull mjaft domethënës „Pa asnjë kusht“. „Pa asnjë kusht“ është ndoshta vëllimi i tij i parë me poezi, por në jetërrjedhën e tij, Rasim Ahmati, ka një mal mendimesh dhe ndjesish që lidhen me Atdheun, vendlindjen e tij të dashur dhe me jetën në emigrim në Londër.
„Pa asnjë kusht“ është një komunikim i ndjeshëm, që shpreh dashurinë, ndjesinë dhe kritikën e thukët të sinqertë e të ndjeshme, vërtetë pa kushte të dalë nga shpirti i tij bujar dhe i sinqertë.
Atje tek ne
Për ty Shqipëri
Me ty Shqipëri
Për ty Shqipëri me lotë në sy
Me ty Shqipëri vetëm lajme për zi.
Ti Shqipëri që më linde dhe më rrite
Për ty Shqipëri gjallë më mbajti shpresa
Zi e ma zi keq e më keq këto shtatë vite
Seç po më luan mendja, po më lë kujtesa.
Çdo ditë, çdo orë, çdo moment
Çdo rrugë, çdo lagje, çdo fshat, çdo qytet
Vidhet, grabitet, arma shkrepet dhe tritoli pëlcet
Të droguar, të dehur, të etur për pushtet
Çdo ditë dhunohen vriten humbin dhjetëra jetë.
Një popull, si një tufë që dhunohet varfërohet dhe vritet
Një popull, si një tufë, a si një kope me mushkë
Që zvogëlohet në numër nuk pjell e nuk rritet.
Një tokë me fusha me male, me kodra
Atje ku luftojnë bandat dhe zaptojnë pronat
Atje ku tregëtohet e mbillet droga
Atje ku drejtojnë me pushtet banditat dhe horrat.
Atje ne Shqipëri ku rrugët kthehen në fushëbeteja
Atje ku grabitësit dhe rrugaçët të dehur nga rakia
Me makina luksoze shpërthejnë si rrufeja
Çdo orë e minutë humbje jetësh të tjera.
Atje ku intelekti, aftësia, shkolla nuk vlerësohet
Atje ku i ligu, grabitësi, vishen me pushtet
Fryhen dhe trimërohen
Atje ku rinia merr rrugat e botës dhe largohet
Aty ku të mirët vetëm trishtohen.
Atje ku dhe Zoti me atë popull acarohet
Atje ku përmbytet ndizet digjet rrafshohet
Atje ku Njeriu edhe vetë Zotit s'i bindet
Atje ku toka lëkundet, shembet e dridhet
Atje ku të varfërit të pa strehë struken dhe mblidhen
Atje ku donatorët, bamiresit dhurojnë
Dhe donacionet vidhen…
Atje ku më hallexhinjtë t’pa ushqyer, t’pa strehët, e t’pa shpitë
Bëhet fushatë estrade e komedi
Unë ju shoh ju me plot emocione
Lotova qava bërtita dhe shava pa kufizim
Mendimet e mia plotë imagjinata të asaj kohe
Sepse në iluzionet e mia, ju ishit i vetmi shpëtim.
Atëherë ju mbeshteta pa asnjë kusht
Sepse nga çdo e drejtë ishim të privuar
Nuk u zhgenjëva pse imagjinata ime s’u permbush
Sepse ti na i këpute vargojtë, na i ndeze zemrat prush.
Që të mbështeta dhe të mbeshtes nuk ishte qëllimi im
nuk kërkova asgjë në personin tim
Vazhdoj të të mbështes pa hezitim
Të adhurorova dhe të adhuroj dhe pse jam larg në mërgim
Tek ti shoh shpresë, ti më jep frymëzim
Madhështia juaj ma heq frikën dhe më bën trim
Tek ty shoh besën tek ty shoh trimërinë
Edhe pse jeta është plot zhgënjim
Sa herë të shoh në ekran më jep një motivim.
Isha me ty qysh në fillim
Veç në distancë pa komunikim
Tashti që jam shumë larg, më larg të jam larguar
Të vlerësoj më shumë, sa që kisha menduar
Në t’vërtetë fatkeqësi që ngelesh i pa zëvendësuar.
Nuk më besohej kurrë s’e kisha menduar
Se do të ecte ora mbrapsht, aty ku patëm filluar
Në atë fushë beteje veç ti për t’na drejtuar
Me ato egërsira tashti ma te pushtetshëm milardierë të korruptuar
Mos harro unë fal, ti je i imi,
Je Atdheu, je shpresa, je zgjimi,
Je kudo thesari që të mbart nga fëmijëria,
I paharruar deri në vdekje Atdheu im, Shqipëria.
Londër 05-10-2021
Fjale shpirti,fjale zemre qe burojne nga thellesia e nje atdhetari dhe patrioti te flakte dhe qe perfaqesojne nje pjese jo te vogel ne emigrim te shqipetarebe te hedhura ne poezi nga nje njeri me vlera te medha qe rrjedh brez pas brezi nga fisi ahmateve ne Has . Kam pas nderin qe nje pjese te jetes time ta kaloj pikerisht ne keto zona sa bujare aq dhe mikpritese. Ju uroj qe pena jote e arte te mos ndalet kurre Rasim Ahmati.
Artan Jaku
Suksese poet. Presim me padurim te kem ne dore librin tuaj te pare dhe shume te tjera pastaj.
Selim Jaku
Të pergezoj shum dhe suksese ne vazhdim
Osman Shuti
Te pershendes miku im suksese te metejshme kur do behet prezantimi
Rexha Fatmir
Fjalet e tua qe Ngulen ne mendjen e njerijt dhe qe nuk dalin nga truri. kush e lecon edh kush e kupton nuk mundesh ti shtosh as pik as presje. Ky esht Rasim Ahmati. nje mirnjohe per tu idashur Rasim Hhmati!