top of page

Ramiz Alliu, pishtar i arsimit shqip


Ramiz Alliu

Ramiz Alliu, pishtar i arsimit shqip në Dibër dhe në Shqipëri


Ai ka studiuar në Turqi, në një lice me Ahmet Zogun, njeriun që do të bëhej mbret i Shqipërisë në vitet 30 të shekullit XX dhe që kurrë nuk do ti kërkonte nder e privilegj për vehten e tij, por në shenjë mosmiratimi të reformave të tij largohet nga Shqipëria në vitet 1937-1939.

Mësuesi Ramiz Alliu lindi me 1894 në Strikçan të Grykës së Madhe, të Dibrës.

I ati Ibrahimi emigroi në Turqi, ku u përfshi në lëvizjen xhonturke e më pas u bë shoqërues i Kryeministrit të Perandorisë Osmane Telat Pasha .

Në Stamboll mori dhe të birin, Ramizin, i cili kreu Shkollën Plotore dhe tre klasë të Liceut.

Pas atentatit që iu bë Telat Pashës, detyrohet të kthehet në Strikçan, me 1912, ku solli Abetaren e pare ne fshat dhe ne fshatra te tjere te Krahines Zerqan

Në vitet 1914-1916 punoi si mesues ne Skrapar e Mallakaster.

Në vitet 1916-18 kryen kursin e Oficerave ne Shkoder.

Në vitin 1918 shkon ne Akademine Ushtarake te Vjenes,por pas largimit të të jatit nga Turqia, detyrohet ta nderprese.

Në vitet 1919-21 punon si kryesekretar Nenprefekture ne Zerqan.

Nga viti 1922-24 punon si mesues ne Zerqan.

Mori pjese aktive në luftën kundër serbve,mik me luftëtarët Elez Isufi,Zija Dibra,Mehmet Durici,Jashar Zeneli,Ramiz Daci, Destan Puca,Ali Islami, Bajram Zeneli.

Nxenes te Tij ne Zerqan ishin Bilal Cela, Abaz Bici , Xheladin Llagaci, Tahir Bici,Shahin Lami,Muharrem Tanci,Ibrahim Hida,Selim Alliu e me vone Ramadan Hoxha,Ramiz Gjoka,te cilet bashke me dijet,moren dhuratë prej këtij mësuesi të apasionuar edhe shkrimin e bukur, pasi Ramizi i jepte rëndësi të jashtëzakonshme lëndës mësimore të bukurshkrimit !

Ishte poliglot njihte shtatë gjuhë të huaja.

Në vitet 1924-25 shërben si Toger në ushtrinë e kohës. Në vitin 1929 punon si mësues në Zogje të Dibrës. Në vitin 1932 punon si mësues ne Fushe-Bulqizë.

Ramizi me ndikimin e tij ndihmoi për hapjen e shumë shkollave, me 1931 në Fushë-

Bulqize,Ternove,Sopot,Peladhi,Godvi,Valikardhë. Ai ishte udhërrëfyes e inkurajues për të gjithë mësuesit e rinj.

Në Shtator 1939,me ndertimin e shkollës së re, vjen si mësues në fshatin e tij të lindjes, në Strikçan të Dibrës ku luftoi fort per ardhjen e vajzave ne shkolle e kunder Analfabetizmit.

E mbajti hapur Shkollen edhe gjate luftës

së dytë botërore, me shpenzimet e veta.

Pas Clirimit ishte në ballë në luftën kundër analfabetizmit.

Me 20 janar 1947 ndahet nga jeta!

Është dekoruar me Urdherin”Naim Frasheri te Klasit te Pare (pas vdekjes

Sakip Cami

Lavdrim Beqiri


77 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page