top of page

Qyteti i besimit



Elbasanit në ditët e sotme

Qyteti i besimit

(Elbasanit në ditët e sotme)

Fatmir Terziu

Ky është qyteti i besimit

qyteti i përshpirtjes

disiplina e familjes...

...vullneti i pastër vendimtar

trokitja e paqme e takave në asfalt,

senaja e blatuar në gjokset me ar,

stërkalat me pak pluhur e baltë

në mëngjesin e thekët gri...

Të gjithë...

prova më e mirë për ta bërë atë

festivja e të gjitha simboleve të tij:

mikpritje, kulturë, butësi, arsimim.

Të gjithë ...

pranojmë imitimin e kumurive

që kënaqin kaldrëmet në rrugica të harruara

pranë shtëpive të zbrazura të fqinjëve.

Vetvetiu ...

marrë çfarëdo që ka mbetur

në rrugët e shtruara për të ecur i bekuar

emrat e dyfishta të tyre

të shtyjë ditën i lodhur duke menduar

mbi plazmën e një kafeje të zhurmshme,

deri në zbehjen e diellit.

Ty të ndjek hija e dorëzonjës që nga fëmijëria

në çdo vrap të lodhshëm

tej Parkut “Rinia”.

Nga larg është një Kurorë, një Krastë,

një Shkumbin i gjatë.

Ti vetëm një gonxhe që më ndez zjarr

digjem pranë teje me dashuri të rallë.

Të gjithë i përshëndesin shpirtrat e humbur,

përtej zanatit, përtej takatit,

ju shoh në sallën e Mbledhjeve të Bashkisë

në zdrip të mandatit.






62 views0 comments

تعليقات


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page