
-Tregim humoristik Nga Shkëlqim HAJNO
-Në këmbë!-urdhëroi në sallën solemne kryetari i seacës gjyqësore, njëherësh edhe kreu i gjykatës.
Të tjerët, dhjetra persona të moshave të ndryshme zbatuan në heshtje urdhërin teksa një zhurmëri nga lëvizja e stolave të sallës nuk i shpëtoi kreut të gjykatës në qytetin e madh jugor. Por më tepër se në sallë, jashtë saj, qëndronin në këmbë dhjetra kureshtarë. Ishte nje gjyq popullor me një vjedhës që kishte bërë kërdinë në disa qytete.
Në vendin e të pandehurit qëndronte një mesoburrë i përhumbur e i trembur, i rrethuar tani nga të dy krahët, me policë të armatosur. I arrestuari, preku pak aromën e lirisë, teksa i ndjeu duart të lira dhe pa prangat që sapo ia hoqën për seancën gjyqësore.
I prangosuri ngriti pak kokën dhe ndeshi me parrullën me shkronja kapitale në murin përballë. “RROFTË DIKTATURA E PROLETARIATIT! Në çastin kur hodhi vështrimin mbi kokat e trupit gjykues u dëgju një zë i fortë si një britmë:
I prangosuri, kërceu sakaq nga vendi prej të papriturës.
-I pandehur, si quheni?
Tjetri nuk foli dhe pa i trembur nga salla si një lepuri i madh i sapozënë në çark
-Emri?!-urdhëroi kryetari.
Polici e nduku nga krahu fort si për ta shkundur që mos ta vononte përgjigjen.
-Lilo,-tha i tremburi që sapo u ngrit në këmbë.
-Mbiemri?
-Thërpelja.
Pasi mbaroi disa pyetje përgjigje rutinë, kryetari i seancës që ishte edhe kryetar i gjykatës iu drejtua të pandehurit:
-I pandehur, tani do të rrëfesh vet, një nga një, domethënë me të mirë, të gjitha rastet e vjedhjeve që ke bërë në këtë qytet po edhe në qytetet e tjera dhe kudo!
I pandehuri Lilo pasi u gëlltit pak, nisi të tregonte rast pas rasti, me zë të ulët episodet e tij. Një dyqan, një shtëpi, pastaj një tjetër shtëpi.
-Tjetër, tjetër!-mëshoi kryetari.
-Një herë në Gjirokastër hyra në oborrin e një shtëpie të madhe trekatëshe me avorua të lartë. E gjeta portën e jashtme pa çelës.
-Hyre në oborr, pastaj?
- Pastaj përdora metodën time sikur kërkoja një person me emrin Hamdi! E thërrisja nëse përgjigjes dikush, që, këtu nuk ka ndonjë Hamdi, ikja mbyllja portën. Nëse nuk përgjigjej, hyja, provoja portën e shtëpisë dhe kërkoja për ç'të mundja: leka, gjësendi me vlerë, e tjera.
-Po. Vazhdo!- dëgjohej drejtuesi i gjyqit.
-Hyra në oborrin e madh dhe thirra: "Hamdi! o Hamdiii!" Hiç. Edhe dera e shtëpisë ishte pa çelës. Provova dorezën. Bërtita prap: "Hamdi! O Hamdiii! Po ku je , more Hamdi?! Po na presin te rruga! Hiç, Hamdiu. Qënka rast i mirë, mendova. Kontrollo këndej, kontrollo andej. Hiç. Nuk kishte as leka as gjësendi me vlerë. Ishte paradite dhe me kishte marrë uria. Mendova që nuk do iki pa marrë diçka nga kjo shtëpi e madhe...
-E Hamdiut?!- tha me ironi kryetari i gjykatës dhe kaloi mbi mustaqe i kënaqur gishtin tregues dhe të madhin e dorës së djathtë.
Salla nisi të qeshë me të madhe.
-Qetësi!-urdhëroi kryetari.-Po vazhdo, i pandehur.Jemi te oborri i banesës me tre kate.
-Atje, në oborrin brenda mureve të avoroit pashë vetëm në furnelë me vajguri dhe mbi të një tenxhere me presion që ziente dhe bënte çuf-çuf...
-Çuf-çuf! Po?
-E hoqa tenxheren nga zjarri dhe e hapa kapakun. Aty gjeta një pulë që po ziente. E nxora nga tenxherja pulën e përvëluar dhe e mbështolla me disa letra prej thasësh çimento që ishin në një stol pranë furnelës.
-Pastaj?
-Pastaj tenxheres i vura kapakun dhe e lashe të ziente dhe dola nga oborri duke thirrur " O Hamdi!Po ku je , more Hamdi?! Po na presin te rruga!
-Hiç, Hamdiu!-përsëriti kryetari i senacës.
Në këtë çast nga salla u dëgjua një e thirrur:
-Qyqjaaaa! Pula imeee!
Ishte një plakë nga fundi i sallës.
-Pa le, më bënë edhe të çmendur-....vijoi plaka.
-Ngjarja penale lidhet me shtëpinë tuaj? -e ngriti zërin gjykatësi, duke i bërë shenjë me dorë plakës që të vazhdonte.
-Po shoku kryetar!
-Atëhere je e lutur të afrohesh shoqe dhe të na tregosh se çfarë dini ju për këtë vjedhje.
Policët dhe sekretarja e seancës kërkuan t'i hapej udhë të moshuarës nga publiku mizë lisi deri sa të mbërrinte para trupit gjykues.
-Urdhëro. Çfarë dini ju për këtë rast?
-Unë shoku krietar, pasi vura pulën në zjarr të merrte një valë u hodha deri te komshia jonë, Nazmija të pinim një kafe si çdo ditë. Djali i martuar dhe nusja nuk ishin kthyer akoma nga puna në uzinë. E marr tenxheren me presion nga furnela dhe e vendos mbi pllakën e mermerit. Heq kapakun kur ç'të shikoj?! Pula nuk ishte në tenxhere. Tenxherja po çante valë.
Upupuupupuu! përplasa duart dhe bërtita: Qoftëlargu, qoftëlargu më ka marrë pulën nga tenxherja me presion!.
Salla buçiti nga të qeshurat dhe ilariteti.
-Qetësi!-i ra tavolinës me çekiç drejtuesi i senacës gjyqësore.
-Shokë qytetarë, qetësi, kush nuk mban qetësi, do ta xjerrim jashte! Morët vesh! Vazhdo shoqe!
- Vrapova te Nazmija. Nazmije, Qoftëlargu, qoftëlargu ekziston vërtej moj qyqe! Nazmija nuk më besoi. Qoftë largu nuk ekziston, ç'janë këto muhabete. Moj unë them që e mori, ti më flet vetëm si komuniste. Si ta ka marrë moj? Çfare të ka marre moj, fol! -më tha komshija . Nisa e ia tregova për së dyti. Eja me mua. Erdhi edhe komshia se kemi derë më derë. E hapim tenxheren me presion që çante valë akoma, por pula hiç! Erdhi djali me nusen nga puna.Kemi pulën e tallonit sot, tha djali duke fërkuar duart. Pulë me oriz! Ç'pulë zeza, i them, dhe ia molloisa si qëndronte puna .
Nusja, po edhe djali më shikuan sikur unë kisha shkalluar.
Salla gumëzhinte nga ilariteti dhe të qeshurat.
Madje dikush nga salla tha mos e mori shoku Hamdi.
-Tani e mora vesh se kush ishte qoftëlargu i vërtetë-tha plaka e tronditur.
-Qetësi!-thirri kryetari me solemninet duke fshehur buzëqeshjen që poshtë mustaqeve.
-Trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendimin
Comments