Prof. Dr. Fatmir Terziu
Një lajm i trishtë më erdhi nga Elbasani. Ka ndërruar jetë shkrimtari, studiuesi, publicisti, pedagogu, miku i mirë, Astrit Bishqemi, “Mësues i Merituar” dhe “Profesor i Asociuar”, Doktor i Shkencave Humane. Astrit Bishqemi lindi më 18 Korrik 1943 në Elbasan dhe rrënjët e tij i kishte nga një familje mjaft patriotike. Që në fëmijëri ishte i dashuruar me shkrimin dhe edukimin. Kështu ai e nisi profesionin e dashur të mësuesit që në moshë mjaft të re. Ai filloi punë si mësues që në moshën 13 vjeçare. Koha në të cilën ai filloi punën në arsim e pranonte këtë talent që më vonë shfaqi më shumë aftësi në fushën e shkrimit dhe të letërsisë për fëmijë. Në kohën që ai punonte më pas u detyrua që të kryente shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe më pas Institutin në Shkodër, dega Matematikë – Fizikë.
Si mësues Astrit Bishqemi punoi për shumë vite në Dumre, Librazhd, Peqin, Elbasan dhe, që nga viti 1981 ishte pedagog (i jashtëm e më pas efektiv) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Sikurse e thamë Astrit Bishqemi kishte pasion letërsinë. Ishte letërsia për fëmijë, ajo që e ushqeu vetë vrullin e tij letra e krijues e kështu ai më pas kreu edhe studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi, po në qytetin e lindjes Elbasan. Astrit Bishqemi u dallua në tërë krijimtarinë e tij si shkrimtar i letërsisë për fëmijë, që në fondin e tij krijues ka me dhjetra tregime, romane, novela, përkthime, skenarë për filma, si dhe autor e bashkautor i teksteve mësimore të letërsisë për fëmijë etj.
Më pas ai studioi dhe paraqiti studime të shumta në fusha të ndryshme letrare, ku më i efektshëm dhe mjaft dominues ishte vëllimi i tij studimor e gjithëpërfshirës “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”. Ai ka publikuar dhe mjaft libra të tjerë, të cilët janë vlerësuar shumë. Për këtë autor janë botuar dhe dy monografi: “Astrit Bishqemi – Krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj” nga Dr. Rudina Alimerko (Vlorë), si edhe “Talent dhe përvojë krijuese e shkencore – Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”. Faik Shkodra (Prishtinë).
Tituj dhe Nderime
Mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjithashtu mban titullin ”Mësues i Merituar”. Si autor i shumë vjershave, tregimeve, novela dhe romaneve, në qershor të vitit 2009, Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t (International Board on Books for Young people) e nderoi me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”. Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 është nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj. Astrit Bishqemi është i vetmi shkrimtar shqiptar që është nominuar për këtë titull. Ai është një vlerë e pakontestueshme krijuese në shumë zhanre dhe me shumë vlera, është një model qytetari elbasanas e më gjerë.
Novela
1. Gjoksshkëmbi (fantistiko-shkencor) - Shtëpia Botuese (Sh.B.) Naim Frashëri, Tiranë 1972
2. Tregim për nënën trimëreshë - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974
3. Përtej oborrit diellor (fantistiko-shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978[4]
4. Partizani fotograf - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1980
5. Një verë plot ngjare - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1981[5]
6. Kur çelnin livarëzat e arrës - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984
7. Epitafi dinak - botim i Gazetës Fjala e Lire, Elbasan 1994; Ribotuar me titullin: Kjo ndodhi në Fushë-Kosove - Sh.B. ERIK, Tiranë 2009
8. Burgu i qelqtë - Sh.B. Onufri, Elbasan 1995; Ribotuar me titullin Mësonjtorja e Parë, Tiranë 2002
9. Doriu i luftërave – ONUFRI, Tiranë 1996; ERIK, Tiranë 2009
10. Zezona e qumështit - Sh.B. Sejko, Elbasan 1996
11. Për një gotë çaj - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
12. Kacafytja me ujkun (novela, tregime, skica, gazmore) - Sh.B. Rozafa, Prishtinë 2018
Vëllime me tregime e përralla
1. Detyra - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974
2. Celësi i depos - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1976 [6]
3. Gëzofi i Tokës (Tregime Fantastiko Shkencore) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1977 [7]
4. Kallëzimet e kokrrizave te breshrit (tregim shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978 [8][9]
5. Fidani i dardhës - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978
6. Drugdhendësi i vogël - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978
7. Libri i grisur - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984
8. Trimëria - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1985
9. Dhëmbët e ujkut - Sh.B. Sejko, Elbasan 1996 [10]
10. Kur nisa rrugën e shkrimeve - Sh.B. Onufri, Tiranë 1997
11. Thesi i gjallë - Sh.B. Toena 1998 [11][12]
12. Gjyshër e nipër - Sh.B. Sejko, Elbasan 2001
13. Si ia hodhëm kompjuterit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
14. Papuçe për princ Pison - Sh.B. Sejko, Elbasan 2003
15. Shtëpiza ime, përralla e kallezime diturake - Sh.B. Silver, Elbasan 2003
16. Maçoku me celular, Një pëllëmbë me përralla - Sh.B. Erik, Tiranë 2004 [13]
17. Kallëzimet e Kaltrit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2006
18. Mali i Vashës (tregime) - Sh.B. Jonalda, Tiranë 2012[14]
19. Djali i zgjuar dhe vajza e bukur (tregime e përralla) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
20. Përralla Elbasani 1 – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2013[15]
21. Përralla Elbasani 2 të ritreguara - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
22. 10 Rrëfenja të arta / Udhëve të Europës… duke u vënë veshin gojëdhënave të tyre – ERIK BOTIME, Tiranë 2020
23. Vepra I : Gostia e Arushit [Prozë e vargje të zgjedhura për fëmijë (e prindër)] – Shoqata ADE, Shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
24. Vepra II : Magnetofoni [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e vegjël)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
25. Vepra III : Njeriu dhe Djalli [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e mesëm)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
26. Vepra IV : Ai që ndali Diellin... [Tregime të zgjedhura për moshën e lartë shkollore] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
27. Vëllai i Abetares (bashkautor me Xhevat Sylën) - ERIK botime, Tiranë 2022
28. Izi, qeni shpëtimtar (tregime) - ERIK botime, Tiranë 2023
Romane
1. Me vështrimin lart - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1986
2. Udhëtim i jashtëzakonshëm (fantastiko-shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1987; Ribotuar nga Sh.B. Sejko, Elbasan 2000 [16]
3. Zemër, o bir! - Sh.B. Flesh, Tiranë 1999
4. Fustanet e dallëndysheve - Sh.B. Sejko, Elbasan 2003
5. Kronikë me tank - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
6. Klik: Rrapatushët 1 (Rrapatushë prej allçini dhe prej së vërteti) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [17]
7. Klik: Rrapatushët 2 (Endje nëpër botë) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [18]
8. Klik: Rrapatushët 3 (Hidhemi në të shtatën) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [19]
9. Klik: Rrapatushët 4 (Fillime dhe... maja) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [20]
10. Si u rrit një poet - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011; Ribotuar me titull Dallgët e Këngës - Sh.B. Vatra, Shkup 2015
11. Shën Grushti / Gazmorë ndaj virusit të pabesë (Roman për adoleshentë) - Sh.B. JONALDA, Tiranë 2020
12. Normalistët / Roman për moshën e lartë shkollore - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2022
Shqipërime, përshtatje, poezi etj.
1. Ali Baba dhe dyzet hajdutët (ritregim), - Sh.B. Onufri, Elbasan 1993, ribotuar Sh.B. Mësonjtorja, Tiranë 2003
2. Xhani Rodari: Pinoku dinak - Sh.B. Kristoforidhi, Elbasan 1993
3. Xhani Rodari: Xhelsominoja në vendin e gënjeshtarëve (Roman) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007
4. Leit Sauervein: Indiani i vogël Hyshte - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
5. Zhak Deval: Misteri i Oqeanorit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
6. Marie-Helene Deval: Fëmija egërsirë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
7. Maria Markone: Anija kozmike e Alekut (Roman) - Sh.B. Silver, Elbasan 2003
8. Daniel Defo: Robinsoni (përkthyer nga Lumo Skëndo më 1908, sjellë në gjuhën e sotme) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë T.2007
9. Zhyl Vern: Aventurat e kapiten Haterasit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2007
10. Xhonatan Suift: Udhëtimet e Guliverit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007
11. Rebi Alikaj: Përse oktapodi nuk ka eshtra - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2009
12. Mark Tuein: Aventurat e Hakëlberfinit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016
13. Paskam lindur më parë se gjyshi?! (vjersha) - Sh.B. Erik, Tiranë 2017
14. Francoise d’Eaubonne: Një nëndetëse e Hapësirës / Roman fantastiko-shkencor (përkthim nga Frëngjishtja) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2021
Tekste të letërsisë për fëmijë dhe studime
1. Gazmore 300 e ca... buzëqeshje sa ? Toena, Tiranë 1996 [21]
2. Letërsia për fëmijë (pjesa II: Komentar) / Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! – “ELBASANI 2000”, Tirane 1998; rishtypje: Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! - Sh.B. Erik, Tiranë 2011
3. Nga ditari i një shkrimtari për fëmijë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005
4. Vlera të anatemuara… (Gjurmime e studime) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005
5. Autorë e tekste letrare, probleme e vlera… - Sh.B. Sejko, Elbasan 2007
6. Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj, 1886-2009 (Fjalor enciklopedik) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2009
7. (Astrit Bishqemi & Migena Arllati): Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886-2017 [Botimi i dytë i leksikonit të vitit 2009, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- Shoqata e intelektualëve “Jakova”, Prishtinë 2017
8. Tragave të letërsisë - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011
9. (Astrit Bishqemi, Shpëtim Haxhihyseni): Simbol i punës dhe i korrektësisë (monografi për Ibrahim Ibrushin) - Sh.B. Shpresa, Tiranë 2012
10. (Iliaz Gogaj, Astrit Bishqemi): Sulë Harri, kalorës i arsimit shqiptar (botimi III, i pasuruar e i përmirësuar) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
11. Braktisja e happy end-it - Sh.B. Jonalda, Tiranë 2014
12. Misionarë të letërsisë - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2014
13. Elbasani ndër vite për librin - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016
14. Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë – Albtipografia, Tiranë 2017
15. Tomor Jolldashi në ravat e publiçistikës shqiptare (monografi) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017
16. Arritje... (gjurmime e studime) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017
17. (Astrit Bishqemi, Dije Demiri-Frangu, Xhahid Bushati, Sabit Jahja, Veli Veliu): Dritë Ruhani, Udhëtimi krijues përmes dy linjave - SAS, Prishtinë 2021
18. Buzëmbrëmje... (gjurmime e studime) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
19. ELBASANI e rrethina (miniguidë) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
Bashkautor në tekste të arsimit bazë
1. Edukata morale dhe politike, 5 - Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.
2. Edukata morale dhe politike, 6 - Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.
3. Edukata morale dhe politike, 7- Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.
4. Edukata morale dhe politike, 8 - Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.
5. Të njohim historinë e popullit tonë, 4 - Libri Shkollor, Tiranë 1990, 1994; Istoria na Albania: Tiranë 1994; ETMM, Prishtinë 1994
6. “Libri – miku më i çmuar i fëmijëve" (Doracak bibliografik) - botim i Fondacionit ECE – Elb.2000
7. Të njohim historinë e popullit tonë, 4 (botim i ri, i ndryshuar nga ai i vitit 1990) - Libri Shkollor, Tiranë 2000 etj.
8. Gjuha shqipe, 7 - Morava, Tiranë 2006, 2007; SHKRONJË PAS SHKRONJE, Tiranë 2008
9. Dua të lexoj 2 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. II, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
10. Dua të lexoj 3 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
11. Dua të lexoj 4 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
12. Dua të lexoj 5 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
13. Xixëllime letrare 6 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. VI, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Skënder Karriqi) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
14. Xixëllime letrare 7 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
15. Xixëllime letrare 8 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
16. Xixëllime letrare 9 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
17. Dua të lexoj 1 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. I, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2012
18. Autor në tekste universitare
19. Letërsia për fëmijë (pjesa I: Teoria) - Sh.B. Sejko, Elbasan 1997
20. Letërsia për fëmijë (pjesa III: Nëpër botë) - Sh.B. Sejko, Elbasan 1999
21. Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2001
22. Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1997-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
23. Histori e letërsisë botërore për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1999-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2006
24. Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 2001-shit, me pak ndryshime] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
25. Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj [Botimi i tretë i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- DY LINDJE DHE DY PERËNDIME, Tiranë 2008
26. Histori e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj [Botimi i katërt i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i pasuruar rishtazi]- ShBLSh e RE, Tiranë 2014
27. Skenarë Filmash
28. Vajza me pata - Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë 1975 [22][23]
29. Bashkautor në skenarin e filmit dokumentar për të rritur “Poema e çelikut”, 1975.
30. Monografi kushtuar Astrit Bishqemit
31. Prof. dr. Faik Shkodra: Talent dhe përvojë krijuese e shkencore (Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”)- “Rozafa”, Prishtinë, 2018
32. Dr. Rudina Alimerko: ASTRIT BISHQEMI – krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj – “Europrint”, Vlorë, 2019
33. Ibrahim R. Ibrushi: Një jetë e tërë kushtuar letërsisë për fëmijë e të rinj - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
Aleko Likaj:
Me trishtove me kete lajm per Astritin tone, miku im Fatmir! Me telefonoi para dhejte ditesh dhe me tha se nuk ndjehej mire. Po me pyeste për nje roman qe kisha ato dite ne dore. Behet fjale per historine e prinderve te Karl Topise. Kisha shkruar nje tregim per te rrinj para disa vitesh, por ai me kishte sugjeruar qe ta beja roman. Erdh dhe u interesua edhe kete vere qe sapo lame pas tek sheshi i pallatit tim ku kemi pire edhe bashke kafe. Kishte udhetuar nga tirana sepse kohet e fundit atje po banonte tek e bija se bashku me Kosoven. Ndejtem mbi tre ore dhe m'u duk se u shmallem. Lame nje takim per nje…