top of page

Qazim Shehu: PORTA


PORTA

Trevargsh

Një portë përplaset

Sa i afrohem çastit,

Do mbyllet a do hapet?

++

Nga një fllad hyjnish të dorëzuara

Gjethet shushërijnë,

Apo nga dy duar të bashkuara?

+++

Rrit kurorën bredhi mbi shkëmb

Rrënjët në plasa pllakash,

Si gishtërinj të përmallshme plakash.

+++

Sa herë në altar të lirisë

Përvujtnisht janë falur,

Pastaj me të janë tallur.

+++

Krihet mjekër e muzgut

Nga tinguj të butë,

Ledhatimesh.

++

Drapri i hënës korr e korr,

Yjet në lëndinën e qiellit

Ç`grurë pa miell…

++

Lule e bajames

Në dritaren e mbyllur,

Rreze në zemrën e ndrydhur.

++

Hijeshi e malit kundron

Me shekuj këtë fushë të urtë,

I shpon zemrën fqinji i gurtë…

+++

Baba i baballarëve të kombit

Gjegj Fishta, hyjnori- atdhetar,

Për diktaturat ,tradhtar…

+++

Buzët mbjellin fjalë në hapësirë

Nuk i mbajnë për vete,

Mbushin me to thelbe…

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page