QAZIM SHEHU
KUR VIJ TEK PRAGU I DERËS
Sa herë vij te pragu i derës së shtëpisë në fshat,
Heq rroben e hapësirës nga shpatullat dhe e var
Në një kremastar ere që përvjedhshëm në monopat
Përzien gjethet dhe lehtas vërshëllen nëpër dushqere.
Si me një pancir çeliku vishem në shtëpi
Se ajo është bosh dhe mbi çati ka qarë moti,
Dridhem ,se aty nuk ka më njeri
Epo dikur këtu buzëqeshte dhe Zoti,
Edhe gjithë hapësira hynte brenda shtëpisë
Me qiellin,lulet ,pemët,përrenjtë dhe pyjet
Më ngjante se edhe çatisë
Më shumë i adfroheshin yjet…
Kur dal jashtë, pancir i çelikut mbi gjoks
Më rëndon e më rëndon dhe s`mund të hiqet
Tashmë ,edhe në kremastar të erës në një stuhi me lot,
Edhe rroba e hapësirës shkalafitet…
QESHI NJË VAJZË…
Qeshi ajo dhe e saj buzëqeshja
Rrezëlliu e pastër plot dëlirësi,
Si një kokërr misri kur e pjek vjeshta
E del nga gëzhoja vetë,në agim tek ndrin…
Unë e di se ajo kështu do qeshë
Sa të besojë se ia duan atë me dashuri,
Mos ndodhë o zot që dikush të qeshurën t`ia përveshë
Si kokrrën e misrit, duart kur i dridhen me hipokrizi…
PUTHJA
Në dirsjen e buisur të mbrëmjes
Dikur puthja shndërrohej në një inxhi
Që rrotullohej thellësive së zemrës
Dhe kurrë nuk dilte përmbi…
Sot të rinjtë puthen në publik
Pa u kujtuar për dashuri- inxhinë,
Duke ia zhvlerësuar pa e dtitur
Misterin që ka,thellësinë
ZYMTI
Sa dal në rrugë ,ja një kafene
Marr një kthesë dhe vijnë dy-tri,
Në këtë rrugë ku kryet djathas- majtas kthe
Xhamat shkëlqejnë e xixëllojnë përbri…
Futem diku,ja dy-tri vajza
Njëra qenin përkëdhel,tjetra në telefon,
Sytë ngul ,cigaren ndez e shfren.
Një muzikë e lehtë jehon e pushton
Hapësirën e klubit ku kamarieri rrotull vjen.
Pi kafe dhe dal,s`më rrihet
Po e njëjta gjë çdo natë të nxehtë
Se mos nesër kur nata të gdhihet
Gjërat do të ndryshojnë si fati në ruletë…
Kjo rrugë edhe mund mos kish kaq klube
Kaq markete e posta për pensionistë,
Por jeta mesa duket, kërkon të struket
Larg librit dhe artit nga buron dritë…
PISHAT
Pranverë, paradë bukurie që ndrin kudo
Në dushqet ,ahe,në bredha,
Qilimin tënd nxjerr nga gjiri dhe hijesho
Gjithçka që ta ka ënda…
Po sa e mërzitshme bëhesh për pishat
Kur rroben dot s`ua ndërro,
Prandaj me rrëshirë qajnë e degët u dridhen
Vetëm erë e ftohtë fryn nëpër to…
Gjer në dimër i mllefos kjo ego
Por edhe dimri dot nuk i lehtëso….
Kommentarer