top of page

Qamil Ali Graceni mësuesi elbasanas ...


Qamil Ali Graceni mësuesi elbasanas që zgjoi timbrin e gjuhës shqipe dhe muzikalitetit në Kosovë


Dr Fatmir Terziu


Njëqind e tetëdhjetë nxënësit, e ulur dikur në një dhomë mësimi, në shtëpinë private të Hoçës së Vogël dhe Mushtishtit, ende kanë në memorjen e tyre zërrin tipik të profesorit elbasa- nas Qamil Ali Graceni. Kanë në ndjesinë e tyre, ato artiku- lime të thjeshta, të përsëritura, ku fjala Atdhe, oshëtinte, dhe diku diku në atë jehonë përcil- lej edhe muzikaliteti tipologjik i elbasanlliut, që sillte ëndërrat normaliste në një trevë që më pas do të ndihej mes muzika- litetit të këngës. Kështu duart e arta të Qamil Ali Gracenitqë piqnin nën bula djerse shkumsat e gëlqerta për të shtruar gërmat e bukura shqipe, do të lartësonin në këto anë vyrtytet e thekura të shqiptarisë. Nga bangat e shkollave ku ai nisi të lek- turojë dolën më pas këngëtarët me emër që mbajnë gjallë jo vetëm Mushtishtin, por edhe tërë Kosovën.


Mushtishti i Gracenit kultivimi i këngës popullore dhe folklorike


Shyhrete Behluli është një nga zërrat e ardhur në jetë më 24 Prill 1956, në atë ditë kur bashkë me lindjen e saj, nisën ti ngjizen mureve të shtëpisë timbri dhe asonanca muzikore, që pasonte mësimdhënia dhe ninullat e bukura që parashtronte në mjediset e klasës shkollë Graceni. Dhe ashtu nëna e Shyhretes do të transmetonte me lavdi atë çfarë ajo kishte dëg juar nga lekturat e mësuesit të pasionuar. Mushtishti vendlindja e Shyhrete Behlulit, mbeti kultivimi i këngës popullore dhe folklorike, dhe kështu sakrificat e mësuesit Graceni ndjeheshin akoma më shumë dhe ndjehen ndër vite. Edhe kur Shyhrete Behluliu bë nuse e Llapit, ajo nuk u ndje ngushtë me zakonet e krahinës, pasi ajo që kishte vënë themelet e g juhës ishte tërë atmosfera e artë që vinte nga pasioni i mësimdhënies dhe i transmetimit të kulturave, ku Graceni shprehej jo pak herë se ‘shqiptarët janë dhe do të mbeten një’.

Nga trashëgimia mësimdhënëse e mësues Gracenit, nga ato banka shkolle që ende mbajnë diku poret e thara të djersës, ka dalë edhe këngëtarja tjetër, Shkurte Fejza. Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesme në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në pro- gramet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhe- tari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare. Dhe në ato ditë të arta kur zëri i këngëtares kumbonte edhe në fesivalet shq- iptare, malli i Gracenit digjte më shumë, ndërsa edhe ndjehej krenar për atë që ai kishte sakri- fikuar në jetën e tij.


Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë



Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun. Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP).

Për mësuesin Mehmet Ali Graceni, jeta drobitej mes mallit, mes thartisë së lotëve, teksa ai e përjetonte tashmë ndarjen dhe pamundësinë e udhës në vendlindjen e tij të dashur Elbasanin. Sidoqoftë kënga dhe muzikaliteti që ishin rezultat i aftësive të tij pedagogjike do të udhëtonin viteve nëpër treva të ndryshme të Kosovës, deri sa ai u vendos në Prizren.


Dëshmi nga koha e arsimit


Në ato kohë sipas dëshmive të librit “Portretizimi i veteranëve të arsimit të shkollave në komunën e Pejës 1941-1965”, ku zotërrinjtë Shyqyri Pajaziti, Murat Morina, Mr. Musa Nushitheksojnë se atij iu lut elbasanasi tjetër Mehmet Gjevori, që ishte Kryeinspektor Arsimi, të punonte në këtë qytet dhe të hapte edhe kurse pedagogjike. Ai kështu veproi dhe hapi shkolla fillore dhe shkolla të mesme. Më e forta ishte se ai mjaft herë punoi pa të ardhura. Pas Prizrenit, ku ai ndejti deri në vitin 1947, Graceni mësimdhënien e ushtroi në Gjimnazin e Prishtinës, Normalen e Gja- kovës dhe gjimnazin e Pejës. Kur ai u emërua inspektor në Besianë, ish-Podujeva, ai rihapi më shumë se 29 shkolla të cilat ishin të mbyllura më parë.

Ai ka punuar edhe në Ulqin, ku ka aftësuar rreth 35 mësues shqiptarë. Transferimi i tij në Ferizaj, bëri që të shtohej edhe elementi femëror në shkolla. Peja ishte dhe mbeti transferta e fundit e punës dhe jetës. Ai sot ka një varr në qytetin e lashtë dhe aty dheu i prehet lehtë që nga 19 shkurti i vitit 1980-të.


212 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page