„Përvoja“ shqiptare në dietat e librave të Dr. Lulu Hunt Peters
Prof Dr Fatmir Terziu
Dr. Lulu Hunt Peters, nga Los Angeles, në viin 1923, shkruajti një libër shkencor, por zbavitës, me titullin „Dieta dhe Shëndeti“. Në këtë ibër ajo ka përkushtuar një kapitull për ushtrime fizike për ata që dëshirojnë të zvogëlojnë peshën e tyre trupore. Janë mjaft ushtrime të cilat ajo i bazoi në eksperiencën e saj pas dy vjetësh në Ballkan. Pra, pas gati dy vjetësh me Kryqin e Kuq Amerikan në Ballkan, ajo i shtoi mjaft librit të saj që e kishte në botim e në ribotim. Në atë kohë ajo sillte mjaft nga eksperiencat shqiptare të asaj kohe për ti vlerësuar si efikase në uljen e peshës trupore. Dr. Lulu Hunt Peters gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, punoi me Kryqin e Kuq Amerikan në Ballkan, ku kontributi i saj ishte jashtëzakonisht i madh. Për këtë, për punën e saj atje, në vitin 1925, pasi Ahmet Zogu, ndërsa ishte President i Shqipërisë, themeloi Urdhrin e Skënderbeut e dekoroi atë si ndër të parat femra të huaja me mision human në Shqipëri. Në këtë kohë, Dr. Lulu Hunt Peters u shfaq me kostum shqiptar, ku memorja e fotove nga Esther Pohl Lovejoy, ishte fiksuar që në vitin 1921. kjo e shtonte akoma më shumë dëshirën të fitonte dhe përvoja shqiptare mes vështirësive të kohës.
Pak nga përvoja e saj ballkanike në vijën e uljes së peshës dhe kalorive trupore, mbetet ende sipas secilistëve, të jetë efikase në mjaft gjëra edhe sot, pra të mos jetë e gabuar. Në Shqipëri, ku ishte e stacionuar pjesën më të madhe të kohës, jeta e saj ishte shumë e rëndë. Ajo shkruan për këtë periudhë se „Të gjithëve na është dashur të punojmë shumë dhe të harxhojmë shumë energji nervore. Thirrjet mjekësore nën diellin përvëlues mbi kalldrëmet e pahijshme, britmat pa shkëputje ndaj mushkave, orët e gjata në klinikat e shkatërrimit të nervave, mushkonjat e egëra, që ushqehen me gjak njerëzish, parazitët dhe insekte të tjera të patregueshme na mbajtën duke shpresuar dhe duke menduar vetëm për jetën. Por ishte një ngushëllim për mua. Me këtë punë, më intensive dhe më të mundimshme sesa kisha bërë ndonjëherë më parë, nuk do të më duhet të mbaj dietë - nuk do të duhet të shikoj peshën time - nuk do të duhet të numëroj kaloritë e mia! Oh, sa gëzim!“
Në tregimin e saj dhe në përvojën e saj shqiptare të rrëfimit në këtë libër, ajo e cilëson kështu: „Ne jetuam një jetë në komunitet, dhe ne ishim atje të njohur si Kryqëzuesit e Kuq. Kishim një ushqim të thjeshtë, të konservuar kryesisht amerikan, të plotësuar me tarifën që mund të nxirrej nga Shqipëria dhe të gatuar nga një shqiptar, i cili nuk mund të mësohej se ne amerikanët nuk ishim eskimos dhe nuk na pëlqente ushqimi të notonte me dhjamë. Sidoqoftë, kjo u dha shijen e mirë Kryqtarëve të Kuq, të famshëm dhe unë hëngra tre vakte në ditë, e bindur se do të ruaj hollësinë e belit, e do ta mbaja si të vajzave të moshës së mesme dhe nuk duhet të mbaj dietë. Ne nuk kishim asnjë peshore dhe pasqyra më të mëdha se pasqyrat tona të duarve. Uniformat tona ishin të mëdha dhe të rehatshme.“
Dhe për të luksi i vetëm ishte ajo që linin të tjerët pas ikjes së tyre. Ja si e përshkruan ajo: „Francezët që u larguan nga Shkodra, oficerët që na lënë disa prej mobiljeve të tyre, duke përfshirë një pasqyrë të pllakave franceze me gjatësi të plotë, ishin gjërat e luksit për ne. Zakonisht kur shikoja në një pasqyrë të plotë nuk e urreja veten aq shumë, kështu që me një farë shkalle kënaqësie të parashikuar i afrohem me vetëkënaqësi, për të marrë një reflektim në madhësinë e jetës time pas shumë muaj privimi nga ajo kënaqësi“
Dhe në ato pasqyra dukej se shikonim atë që bërtitej edhe në gjuhën e fqinit të Shqipërisë, Serbit, "Bogomi!" (Serbisht - 'Për dashurinë e Allahut!'). "Kjo nuk është pasqyrë," mërmëris unë, thotë ajo. „Kjo është një nga ato gjërat muzikore që ju bëjnë të dukeni si një fotografi e Tony Sarg e Irvin Cobb.“
Lulu Hunt lindi në Milford, Maine në 1873 nga prindërit J. Albert dhe Alice Marsh Hunt. Ajo ndoqi Universitetin e Kalifornisë, në Berkeley në 1909, duke u diplomuar me një MD dhe më pas përfundoi Universitetin e Kalifornisë Jugore në 1911, duke u diplomuar me një A.B. Një mjeke dhe edukatore e shëndetit publik, ajo filloi praktikën në 1915 në Los Anxhelos. Ajo shkroi artikuj të përbashkët shëndetësorë për një larmi revistash dhe disa libra. Gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, ajo punoi me Kryqin e Kuq në Ballkan, për të cilin asaj iu dhanë dy medalje. Iu dha medalja Shën Sara e Serbisë dhe Urdhri i Skënderbeut të Shqipërisë. Ajo vdiq në Londër në vitin 1930.
Comments