top of page

Përtej vlerës dhe bibliotekës personale, tek projektet madhore


Përtej vlerës dhe bibliotekës personale, tek projektet madhore


Këto ditë pritet të dalë nga shtypi Fjalori Frazeologjik Frëngjisht-Shqip (del nga shtypi brenda 10-15 qershorit), ku autori Profesor Dr Eshref Ymeri ka për bashkëautor zotërinë Sefulla Kata.

Dhe menjëherë kësaj biblioteke personale në Tiranë do t’i shtohet dhe libri në fjalë, pranë fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh, në të cilët pasqyrohet pasuria frezeologjike e italishtes (me dy bashkautorë, 2007), e rusishtes, 2015, e anglishtes, 2019, dhe e frëngjishtes me pasurinë frazeologjike të shqipes.

Duhet theksuar se është një punë jo vetëm voluminoze, profesionale dhe plot përkushtim, por janë të vetmit projekte që janë bërë realitet me kursimet e veta dhe pa ndihmën e askujt, madje me vlera të tilla të mëdha pa ndihmën e institucioneve shqiptare, sidomos të Ministrisë së Kulturës, që duhet të ishte e para, krahas universiteteve në Shqipëri e më gjerë.

Por kësaj here le të shijojmë këtë mrekulli mes fotografisë së bibliotekës së Prof Dr Eshref Ymerit, e cila kurohet përditë në mundësitë e saj në Atdhe nga e shoqja intelektualja e mirëfilltë dhe bashkëndihmësja e tij, Znj Hava Ymeri.







30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page