top of page

Përtej Realitetit



Fatmir Terziu


Doli nga dera. Hyri nga dritarja. Për një kohë ndaloi së jetuari në realitetin e njerëzve të tjerë. Doli jashtë asaj që pritej. Filloi të kuptonte se çfarë mund të ishte. Në natyrale. Më pas dhe në super natyrale. Filloi të shikoj atë që të tjerët nuk donin të shihnin. Sa më tej shkonte, aq më shumë i hapeshin sytë.

Pastaj një ditë, ndërsa po ecte, realiteti iu zhduk para tij.

E pa botën e pacenuar të mbuluar nga mjegulla e mëngjesit. U ndje i tërhequr drejt iluzionit dhe pothuajse kaloi në dyshim.

Më pas e kapi një frikë ngurruese. E dinte me siguri se nëse do të ecte, nuk do të ktheheshe më. Kështu që zgjati dorën vetëm për një moment dhe preku dritaren. Ndjeu valëzimin e realitetit si energji elektrike në gishtat e tij.

Pastaj, sikur të ishte një perde. Pas perdej ndodhej çarja. Çarja u tërhoq së bashku me të. Pastaj u zbeh. Disi u ndje më bosh. Më bosh se më parë. Sepse e dinte se atij i ishte ofruar një shans. Shansi ishte për të pasur atë që kërkonte, por ishte shumë ngurrues për të kaluar nga dera. Ja e mori! Tashti realitetin e ka tek dera. Përtej vetë realitetit a i fle ende lepuri tek ferra?


15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page