top of page

Përtej kulturës dhe dhimbjes së gjuhëve që dalin nga rrënjët



Fatmir Terziu


Sot është e ndjeshme. E prekshme. E dhimbshme. Gjuha shqipe, sikurse dihet po mbisundohet nga forma e re e shpopullimit të vlerës së fjalëve të saj, mos-kërkimit të fjalëve të reja, dhe në mbytjen e përditshme me fjalë të huaja. Kjo është problem. Dihet. Heshtet. Dhe asgjë nuk shihet në formën e duhur ligjore. Shkresat zyrtare janë plotë gabime. Mediat mbushen me fjalë të ndryshme, të huaja, që si kupton asnjë gjysh, e asnjë gjyshe. E gjitha quan dhe cilëson përdoruesin që dëmton gjuhën shqipe, njeri të ditur, të mençur, të edukuar. E vërteta?

Kombe dhe shtete të tjera na thonë një fakt të ndjeshëm. Dhimbjen e tyre të kuptuar. Na ndikojnë të reflektojmë. Një shembull nga qindra është Sarawak. Sarawak, është një shtet malajzian në Borneo, shtrihet përgjatë bregut veriperëndimor të ishullit, duke përfshirë shumë plazhe në Detin e Kinës Jugore. Është i njohur për pyjet maja-maja dhe të dendur me shira të shumtë në brendësi të tij. Ai mbetet si pjesa më e madhe e një parku të mbrojtur. Kryeqyteti i tij është Kuching. Ai është një qytet aktiv i vendosur në lumin Sarawak. Monumentet e tij të shekullit të 19-të përfshijnë Astanën, ish-pallatin e Rajahëve të Bardhë dhe Fort Margherita, i ndërtuar për të penguar piratët.

Ky shtet ka një popullsi prekj 2.619 million (2013) dhe një sipërfaqe prej 124,450 km². Njihet për diversitetin kulturor dhe ka një fushë të gjerë sportive dhe edukimi, që kulmohet me Universitetin e Malajzisë, Sarawak. Universiteti i Malajzisë Sarawak/Universiti Malaysia Sarawak (UNIMAS) u inkorporua zyrtarisht më 24 dhjetor 1992. UNIMAS ishte universiteti i tetë i Malajzisë dhe universiteti i parë publik i Sarawak. Filloi me dy fakultete dhe kishte 118 studentë të regjistruar më 8 gusht 1993. Vitin tjetër, UNIMAS shtoi katër fakultete të tjera dhe filloi të rritet. Kjo ishte edhe për shkak se UNIMAS filloi të ofronte programe pasuniversitare. Që nga viti 2013, universiteti ka një regjistrim total prej më shumë se 16,000 studentësh.

Por e shkuara e gjuhës është një fakt që flet shumë, pasi ende pak Sarawakianë i kushtojnë vëmendje historisë dhe për shkak të kësaj ata humbasin nga sytë trashëgiminë e tyre krenare. Ishte viti 1967, koha kur anglishtja ishte lingua franca dhe studentët krenoheshin me zotërimin e gjuhës. Megjithatë, në vitin 1970 Bahasa Malaysia (BM) zëvendësoi gjuhën angleze si mjet mësimi në shkolla dhe rrënjët filluan kalbëzimin.

Në atë kohë në këtë vend ishte një avokat Sarawakian, që studioi në Angli dhe kur u bë ministër i arsimit, ai futi BM në sistemin arsimor. Sot, librat e shkruar në anglisht nuk janë aq të njohura, sa ato në gjuhën kombëtare. Ironikisht në vitin 2015, Ministri i Komunikimeve dhe Multimedias, Datuk Seri, Dr Salleh Said Keruak, një sabahan, ai që përmendi shkrimtarët nga Sabah dhe Sarawak. Ai tha se ministria e tij do të luajë një rol në promovimin e veprave letrare të shkrimtarëve të rinj nga shteti, dhe do të ndihmojë në drejtim të botimit të veprës së tyre. Gjatë hapjes së seminarit të letërsisë Sabah të organizuar bashkërisht nga Deëan Bahasa dan Pustaka, Akademia e Studimeve Malajze të Universitit Malaya dhe Badan Bahasa dan Sastera Sabah, Dr Salleh tha: “Ministria është gjithmonë duke menduar për mënyra për të ndihmuar shkrimtarët nga Sarawak në këtë aspekt, duke kontribuar kështu në zhvillimin e industrisë krijuese.”

Vonë, pas shumë vitesh u kuptua se gjuha nuk duhej humbur, dhe shkrimtarët duheshin ndihmuar. Dhe ata thanë në një seminar të tillë për gjuhën e zëvendësuar dikur dhe për shkrimtarët e detyruar të shkruajnë në gjuhë të huaj: „Por kush mund të na fajësojë ne nëse baballarët themelues të Malajzisë mendonin se ky vendim ishte marrë në interes të popullit kur ishte e kundërta!“ U tha se pas shumë vjetësh, shteti nuk kishte arritur të nxjerrë një laureat kombëtar, kur vetëm një shkrimtar nga Sarawak, Jong Chian Lai, u mësua se kishte marrë çmimin (laureat kombëtar) në vitin 2006. Vetwm një shkrimtar?!

Dhe kot nuk e thotë populli, „vete gjuha ku të dhëmb dhëmbi!“. Dhimbja në këtë rast është tek Gjuha Shqipe, dëmtimi e keqpërdorimi i saj. Tek shkimtarët. Tek Librat? Është dhimbja akoma më e madhe. Mjaft shkrimtarë paguajnë fatura të mëdha që të botojnë. Mjaft të tjerë, mjaft cilësorë ende mendojnë ndoshta kështu: Edhe pse disa nga librat që kemi shkruar mund të mos e shohin kurrë dritën e ditës për shkak të mungesës së mbështetjes financiare, ne nuk jemi dorëzuar. Kush e di, një ditë një nga librat e tyre mund të jenë edhe një 'best seller' dhe ata mund të qeshin e gëzohen një ditë tek e fundit! Por kur? Ndoshta duhet provuar se kurë nuk ka fund.

Ndaj dhe unë e vesha këtë veshje tradicionale të tyre që quhet Baju Burung. Ndryshe e quajnë veshja e zogjve. E vesha, se thonë që sjell fat. I ndihmon gjuhët të ndryshojnë gjërat. Nejse, kjo është bestytni. Fundja është e atij populli, dhe unë e lashë mes tyre. Atë që mora është dhimbja. Dhimbja, që duhet të largojmë sa më parë nga Gjuha Shqipe!

68 views5 comments

5 Comments


Timo Merkuri

Shumë bukur. Prurje me informacion interesant në funksion të idesë të ruajtjes e forcimit të gjuhës shqipe. Ca të vërteta të hidhura që ne krijuesve na dhëmbin shumë. Faleminderit Fatmir Terziu .

Like

Lejla Gorishti

Ruajtja e gjuhës shqipe është pjesë e dinjitetit kombëtar, është pjesë e etnisë shqiptare, është pjesë e shqiptarisë. Pra në qoftë se nuk kemi ruajtur gjuhën, nuk kemi ruajtur asnjë nga cilësitë kombëtare, prof. Fatmiri.

Like

Rexhep Teuta Halili

Shume i goditur shkrimi, problem i madh futja e fjaleve te huaja, Sinqerisht shpesh here nuk arrij te kuptoj brendine apo kuptimin e fjalive te perdorura ne shume biseda televizive apo edhe ne bashkbisedime. Kjo teme duhet te mbahet gjalle dhe te behen perpjekje per pastrimin e gjuhes shqipe nga fjlet e huaja

Like

Faruk Myrtaj
Faruk Myrtaj
Nov 03, 2021

Fati i tere gjuheve, si dhurate e bekuar, eshte I njejte, eshte nje, si Zoti, pikërisht sepse janë gjuhe te ndryshme. Dhurata te shenjta, per secilin popull.


Like

fahri dahri
fahri dahri
Nov 03, 2021

Një temë e rëndësishme që kërkon krahas vëmëndjes, por dhe qendrime ligjore ndaj atyre që mendojnë se duke përdorur fjalë të huaja, qenkan të ditur, të zgjuar. Profesor Fatmiri e jep qartë në këtë artikull special se sa

e rëndësishme është ruajtja dge përdorimi i gjuhës . Kisha mbaruar së shkruari një libër dhe po diskutoja titullin e tij. Një mikut tim, profesor letërsie, ithashë se në titull do të fusja dhe fjalën shqipe "vuvosur". Ai më pyeti në se kjo fjalë është në fjalorin shqip. Po, i thashë është. Dhe shtova edhe nëse nuk do ishte, ajo është në terren. Kështu quhet emri i një lumi në një truall shqiptar: "Lumi Vuv".

E solla këtë rast për dy arësye:


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page