top of page

“Përsëri mars” i Albina Idrizit, dhe kahja e një shtjellimi


Albert Vataj

“Përsëri mars” i Albina Idrizit, dhe kahja e një shtjellimi


PASLEXIM nga Albert Vataj


Po! Shfletova faqen e fundit të librit, “Përsëri mars” i Albina Idrizit dhe mora frymë thellë, ashtu në një përplotësi përjetimi që shpërthen duke të shpërbërë në pafundësi përfytyrimesh. Gjasmime që rreken të zgjatojnë, duke rënë thellë brendisë që ngucatet nga pamjaftueshmëria, e asaj që mori trajtë e përtëriti ngulm. Jo çdo ndalim është një mbërritje dhe jo krejt rrëfenjat zbrazin frymën aty ku mbushet ndijimi.



“Përsëri mars” i shkrimtares Albina Idrizi është një kumt i njëfrymshëm, i thellë, depërtues, i rrokshëm në gjalljen që përpushet në një kapërthim situatash dhe gjendjesh të zakonta. Fillim dhe mbarim është një thirrje shpirti, zë që shprehet përmes personazhesh të ndryshëm, njëjtësinë e përjetimeve, ku ata derdhen për të marrë trajtë përmes një narrative vërshuese.

Ngjarjet në ditët e atij marsi rrjedhin gjëmimshëm në një kashore qytet që përpëlitet fateve që e tkurrin, e ditëve që e tubojnë. Kapërcyelli i çdoditshmërisë së secilit jetues të kësaj histori, kapërthen të zakonshmen e gjendjeve që ziejnë në të atyshmen, ku përçapen shkrepëtima ndijimesh, flirte, zhagitje mbijetese dhe ajo njëtrajtshmëri panoramimi që shtriqet në zbrazëtinë e gëlimit të vet, për t’u mbledhur shuk në një kodrinë, atje ku gurët dhe mermeret, frymëmarrja morte, heshtja cingëritëse dhe psherëtimat, rreken t’i qaset secilit, ç’donjërit sipas gjegjjes së kësokohëshme.

Njerzia e romanit “Përsëri mars” i Albina Idrizit jetojnë në angështinë e një qyteti ku rrjedhën e çdoditshmërisë e prish lajmësi i vdekjes dhe hekama e gjatë agonike. Gjamë të llojllojshme cokatin pragjet e jetëve që kacavirren prajshëm, për të mbërritur atje ku kahen amshimet. Zezona vjen nga kodrina, si një thirrje e thekshme, atje ku varret më shumë se ndjellin kob, përpushin egon e gjalljes e kendellin shpirtrat. Ngulmi për të zënë metrat katrorë të krastës, shterrimit dhe shndërrimit, i ngjet një gare që shkëndin në kokat e temperuara nga rrufetë e fateve të tyre. Jeta dhe vdekja përfshihen në një shtërngesë përjetimi të tillë, aq sa të zhvendosin atë çfarë ka mbetur nga ai qytet në memuarin e kësaj kreshte që fillëron mbi qytet si një Olimp ku të gjithë kërkojnë fronin e vet. Të gjithëve u ka sosur dëshira për diçka më toksore se prehja, më e epërme se eternja. Ata nuk mendojnë më për këndejvarrin por andejjetën, duke pretenduar secili vendin e vet dhe shpirtjen në paqe.

Poezia dhe filozofia, proza dhe psikologjia ngërthehen në shprehshmërinë e tekstshkrimit në lëndën rrëfyese te romani “Përsëri mars”. Ata janë tretësira e një amalgame krijimi që synon epjen kah një gjendje sipërore ndijimi dhe domethënie. Pulsi i jetës atje ku vdekja qendërzohet, është e gjasshme në krejtkënd që rreket të kërkojë vetveten në çdo personazh që Albina Idrizi mëton. Prej hapave fillues të këtij përjetimi, deri në të mbarimten çapitje, atje në kreshtë, atje ku Gëzimi kërkon të ndërtojë altarin e besimit dhe forcën sfiduese të jetës mbi vdekjen, rrëfenja shpërfaqet përmes një tejdukshmërie pamëse, si një meditim.


14 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page