
PËRSHPIRTJE
Kukudh i harruar mbeta mes fushës,
Fasho e dritës tej, në atë dritare.
Më bën të mbledh rrotull fundin e bluzës,
Thëthij përhumbjen në bisht cigare.
Mbi mua rreh flatrat i fundmi turtull,
Vel’ e hënës vozit mbi mal.
Vetja më duket marinar i humbur,
I huaj mos qoftë ky liman!
Braktisja vajton nën vellon e muzgut,
Rrudhat ia përkëdhel shelgut qyqar.
Përshpirtjen i dëgjoj djaloshit larghumbur,
Drithëron për të e bryma mbi bar...
Shtator, Ziçisht, 2006
Comments