Meqenëse ata guxojnë, edhe unë do të guxoj.
Më 15 mars 44 pes, ndodhi një ngjarje që ndryshoi përgjithmonë historinë e botës. Një grup komplotistësh vranë politikanin dhe gjeneralin romak Gaius Julius Caesar në teatrin Pompeu të Romës. Ishtë një atentat nga më të famshmit në histori. Vrasja e Julius Caesar ka qenë subjekt i shfaqjeve të panumërta, librave, filmave, dhe madje edhe lojërave video.
Shumë njerëz besojnë se fjalët e fundit të Jul Cesarit ishin, "Et tu, Brute?" - "Edhe ti, Brut?" - shprehje e tronditjes dhe tmerrit në tradhtinë e Marcus Junius Brutus. Në realitet, megjithatë, Julius Caesar historikisht kurrë nuk i shqiptoi këto fjalë. "Et tu, Brute?" asnjëherë nuk i atribuohet Julius Cezarit në asnjë tekst të lashtë që ka mbijetuar. Kjo frazë e famshme vjen nga Akti III, Skena I e tragjedisë Julius Caesar, e cila u shkrua nga poeti dhe dramaturgu anglez William Shakespeare aty rreth vitit 1599.
“Edhe ti, Brut? Pastaj Cezari bie.”
Sidoqoftë, këto fjalë janë krejt trilluese; Shekspiri i krijoi ato thjesht për efekt dramatik.
Historiani i lashtë Romak Gaius Suetonius Traquillus (69 - 122), thotë në biografinë The Life of Julius Caesar, se disa njerëz i atribuan Cezarit një shprehje të paqartë për fjalët e tij të fundit. Suetoni shprehet se kur Julius Caesar pa që Marcus Junius Brutus ishte midis komplotistëve, ai shqiptoi në greqishten e vjetër “Kai sy, teknon” që i është dhënë kuptimi "Edhe ti, bir". Suetonius nuk jep asnjë shpjegim tjetër, dhe sot vazhdon të ekzistojë ende një debat mes studiuesve klasikë se çfarë mendohet të kenë thënë këto fjalë në kontekst. Grekët dhe Romakët e lashtë nuk përdornin shenja pikëpyetje, kështu që është e paqartë nëse fraza ka për qëllim pyetjen. Nëse fraza interpretohet si pyetje, atëherë mund ta konsiderojmë atë si një shprehje nga Cezari që edhe Marcus Junius Brutus, një nga miqtë e tij më të besuar, ishte anëtar i komplotit. Nëse është kështu, atëherë fraza mund të interpretohet pak a shumë si shprehja "Et tu, Brute?" nga shfaqja e Shekspirit.
Përndryshe, e njëjta frazë mund të interpretohet gjithashtu si një parashikim i vdekjes së afërt të Marcus Junius Brutus. Është e mundur që njerëzit të cilët fillimisht treguan këtë histori besuan se Cezari kishte thënë: "Edhe ti, bir!" si në, "Edhe ti, bir, do të vdesësh së shpejti!" Në fund të fundit, Brutus bëri vetëvrasje më 23 tetor 42 pes., pasi forcat e tij u mundën nga forcat e Triumviratit të Dytë në Betejën e Filipit. Ky interpretim do t'i jepte frazës "Edhe ti, bir” një kuptim shumë më të errët, më ogurzi; “kai sy teknon” - shpjegim etimologjik nga shqipja “qarja n’sy të knon (këndon), ose qaj sikur të knon”. Me këto fjalë Julius Caesar sikur parashikonte vdekjen e Brutit; ishin fjalë që mbartnin qartë nënkuptimin se, Bruti e vrau Caesarin nga egoizmi për pushtet dhe jo se ky ishte tiran.
Коментарі