Përparim Hysi: VEÇ. . .
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 7 hours ago
- 3 min read

Kujtimit të babait tim, HAZIS HYSI që tregonte aq bukur!
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Qe një mbasdite vjeshte,me diell të ngrohtë si në verë,ku nga rruga pranë shtëpisë,na për shëndeti XHELALI. Babai jo vetëm ia ktheu përshëndetjen,por edhe e ftoi që të shkëmbenin dy pare muhabet. Hyri në oborr dhe së bashku me timatë,u ulën mbi një stol të gjatë aty,në oborr. Unë isha i ri dhe po qëndroja në këmbë.
Ore XHELO,-i tha babai,-por si o derëmbyllur shkove e bër shtëpinë,andej larg të tjerëve.A ke dëgjuar ti atë thënien që delen që ndahet nga tufa,e ha ujku? Xhelua e priti me të qeshur thënien e timeti,por babai,për t'i mbushur mendjen,vazhdoi:-Zot na ruaj se mos do të gjejë si ai boti që tregojnë... Xhelua,nga mosha, qe paksa më i madh se unë(atëhere isha 40-vjeç dhe sot që po tregoj,jam plot 82-vjeç) dhe e dëgjoi me politesë "sulmin" e timeti. Si për t'i treguar se nuk i mbetej qejfi, i tha:-Po si është historia e atij"botit" që paska jetuar veç?
Dhe babai,filloi:
Shkoi dhe e ndërtoi shtëpinë larg shumë nga fshati. KIshte të shoqen dhe një çupë. KIshte një pendë qe dhe një lopë. KIshte ç'kishte kollondrisej aty,në shtëpi. Në fshat zbriste kur i duhej kripë,vajguri apo pak sheqer. Me fshatin,si ndarë për së gjalli. Kishin kaluar ca vjete dhe i thotë të shoqes:- Nesër është ditë pazari dhe do ta nxjerrë lopën për të shitur,se ka dy vjet që as qumësht nuk ka,por as nuk mban dem. Vetëm na ha zahirenë e qeve. Dhe kështu bëri. Të nesërmen,me lopën për dore drejt e tek pazari i bagtive.
*
Sa filloi pazari,blerësit u lëshuan andej dhe ja tek erdhi blerësi i parë.
-Ka qumësht lopa?-pyeti
Ai:-Po të kishte qumësht nuk e mbaja dot vet unë?
Po mirë,-tha blerësi,- ndoshta është barsë dhe pjell së afërmi?
-Ka tri vjet që nuk mban dem dhe po më ha zahirenë e qeve kot së koti. Blerësi iku,i çuditur. Erdhi dhe tjetri dhe po kështu u përgjigjej të tërëve që pyesnin.
Për fat,kur po u tregonte të vërtetë blerësve, dëgjoi dhe Dalipi,bashkëfshatar i tij. Vërtet qe bashkëfshatar,por ta shkonte ujtë nën rrogos dhe i thotë:-Ore Petref (se PETREf e quanin atë "botin",kështu do ta shesësh lopën ti?
-Pse,-i tha PETREFI;duhet t'i gënjejë njerëzinë unë?
Lëma lopën mua dhe bëj sehir,-i tha Dalipi. Kur ta shesë,do më japësh pjesën. Pranoi dhe,kur u afrua një blerës që pyeti Dalipin. dëgjoi:
-Ka qumësht lopa?
-Po i afrove kusinë,e mbush plot!!! Po barsë a është?-Për tri muaj pjell!! Bën pazarin dhe lopa u shit. I dha Dalipit "pjesën" dhe iku në shtëpi.
*
Kish kaluar ca kohë dhe çupa e PETREFIT që rronte veç,qe rritur.Gati me këmbë në yzengji. Një ditë prej ditësh një mbles(shkes) së bashku me "krushkun" kandidat trokitë si miq tek PETREFI. U shtruan brenda dhe shkesi i tha:-PETREF,kemi ardhur se duam çupën për djalin e këtij,krushkut.
Jam dakord,- u tha PETREFI se nuk gjeni kund si çupa ime,se,po t'i afrosh kusinë e mbush me qumësht dhe mbarsë është dhe për tri muaj pjell!!! Shkesi me "krushkun" u larguan të tmerruar dhe PETREFI u çudit. Po ç'patën këta?Ç'më bëre,DALIP?!!! Xhelua u shkul së qeshuri,u përqafua me tim atë dhe iku po duke qeshur.Kurse unë vazhdoj të qeshë duke e sjell për ju.
Tiranë,15 prill 2025
תגובות