top of page

Përparim  Hysi: TRIOLETA




  (tri pasazhe lirike)



Nga Përparim   Hysi

1. Profesor, si e ke PLAKËN?



U njohën, kur ai në krye të  një ekipi të  Drejtorisë Arsimore mbrriti në atë shkollë,  Inspektori apo Profesori do mbante një kumtesë përkujtimore,për një ish-mësues të kësaj shkolle që kishte ndërruar jetë. Kjo përkujtimore qe paksa e veçantë: mësuesi,si normalist i shkollës NORMALE të ELBASANIT,kishte dhënë mësim deri në KOSOVË. Iu bë nderi sipas meritës: dita u kthye në një festë lokale. Fjala e Inspektorit bëri përshtypje të veçantë dhe,pikërisht,kjo fjalë apo ligjëratë e tij,u mbyll me duartrokitje. Nxënësit e shkollës dhanë një koncert me këngë e recitime dhe,më pas,u shtrua një drekë nga kolektivi. Aty,Inspektori,u ul  tek tavolina kryesore dhe në krah të tij,drejtoresha e shkollës që,po  ta vështroje me kureshtje (natyrish,kështu bëri Inspektori) ishte taze e re dhe,ngaqë Inspektorit i hante "hunda për sherr", hamendësoi dhe tha:- Këtë është mirë ta"këndosh me saze"!!!   Pastaj Inspektori u kthiellua dhe u fut në lëkurën që ia kërkonte detyra:u bë serioz dhe ndiqte ritualin e drekës. Sa një fizarmonikë luajti një "tango",drejtoresha (më shumë nga vetja se sa nga ç'ia kërkonte detyra,i tha:-Zoti Inspektor, a mundem? Ai pranoi me kënaqësi dhe,ndërsa kërcenin, ai vuri re që drejtoresha sikur"po vërviste pleshta", Këtë"po vërviste pleshta",ma tha mua në intimitet dhe,ndaj po e sjell si të freskët këtë"eufemizëm" që flet kaq shumë. Dreka si drekë që  atje të ishe. Për të qenë edhe më i saktë,Inspektori  u largua me përshtypje prekëse nga shkolla  dhe...


Qysh të nesërmen,ndërsa shkonte për në zyrë. Inspektori ndjeu një zë:- Profesor,si e ke Plakën? Ktheu kokën andej nga erdhi zëri dhe u çudit:qe drejtoresha që me buzët vesh më vesh,u afrua dhe ,tek i zgjati dorën,shpotiti:-Profesor,si  e ke Plakën?  Inspektori ia shtrëngoi dorën dhe,tek u ndanë,sikur e la hapur shtegun e takimeve.Kur u  ul në zyrë,Inspektori po e sillte dhe stërsillte këtë pyetje kaq shpotitëse dhe po aq provokuese të drejtoreshës dhe vendosi të"hakmerrej". Vendosi që t'i tregonte se si e"kishte Plakën"? Së pari,unë vet,- tha ai,- jam 50-vjeç dhe imeshoqe nja 5-vjet më e re dhe,vjen kjo,drejtoresha dhe më quan mua"plak",se,vazhdonte hamendësinë ai,nga që jam plak,plak është dhe imeshoqe. "Me inat më foli,me inat do t'i përgjigjem",bëri shpoti me veten ai. E ritakoi dhe,ndësa ajo sikur ta rinxirrte nga xhepi atë"Profesor,si e ke plakën?", ai i zgjati një letër ku i tregonte vendin ku do takoheshin:vetë për të treguar se"si e kam Plakën"? Qe një takim idilik aq i nxehtë sa drejtoresha,ngaqë mbeti tepër e kënaqur,e ndryshoi "kursin":tani përshëndet:-Profesor,kur do e hamë darkën?...

                                                *


2, Kur "shpëtova murin?!"


Kish ndodhur diku një tradhti bashkëshortore dhe,ngaqë njerëzit e quajnë si"detyrë shtëpie" ç'ndodh rreth e qark,zënë e merren me të dhe janë gati ta zamdhojnë sikur ç'ndodhi,prite dhe do vijë kiameti. Epo unë s'është se kam rënë nga qielli dhe s'hyj në ingranazhet e asaj makinës që djeg vajguri me hallet e botës, Pra,si gjithë kolektivi. Ndodh si me atë thënien:-Ha-ha krushqit! Ha-ha dhe nusja. Po kur kjo "tradhtia" sikur u harrua,befas vjen një nga koleget dhe ligjëron para meje. Pika! Pika mu mbi kokë që nuk i bie asaj, Lules (na ka dhe ëmër luleje,pale,skërmiti sikur ta kish këtë që e quanin LULE mu parasysh) që  tradhtoi burrin! Unë tha,-sikur këtë gjë t'ia kisha kërkuar,- më mirë i bie me kokë murit se sa t'i vë"brirë burrit"!!! Tek po përbetohej për besnikëri ndaj burrit,mendova:-Kjo më duket i bie pragut që të dëgjojë dera!!! Bobo,- thashë,- apo nuk është dhe muri dopio? Më duket do thyejë kokën e do më ngelë në dorë. Bëra ç'bëra dhe,pas pak,jo vetëm gjeta "gruan që nuk tradhton burrin", por"shpëtova edhe murin"...

3. Ardhësh më  e bukur !


Qe e porsamartuar apo për ta thënë më shkoqur:sa kish zbritur nga kali. E kishin emëruar në shkollën tonë. Për të mund të këndoje atë këngën popullore:"Të dielë u martove,të hënën në punë". Nuse e re,kolektiv i ri.Qe mësuese në ciklin e ulët dhe mësimin e bënte mbasdite. Qe nga qyteti dhe në shkollë vinte me biçikletë. Unë qeshë mësues dezhurn për tërë javën dhe vija i pari(nga 30 e ca mësues që kishte shkolla) dhe largohesha i fundit. Gati errej,kur po largoheshin mësuesët mbasditës. E fundit po ikte kjo,e reja,që sa kishte  futur këmbët në kolektivin tonë. Kur do ndaheshim më tha:-Ditën e mirë! Jo ditën e mirë,por natën e mirë,se në dimër ngryset shpejt dhe,tek ia kisha ngulur sytë(ajo më pa dhe u skuq), bëra sikur nuk e vura re skuqjen e saj dhe i thashë:-Natën e mirë dhe ardhësh më e bukur!"!!! Dëgjoi apo nuk dëgjoi,kur hipi mbi biçiklete ,nuk e dija me siguri. Por e mora vesh të nesërmen. Isha duke koregjuar hartimet tek biblioteka e shkollës dhe befas trokiti dera . Hapa derën dhe u  rrëfye ajo:Nusja. I kish rënë një nur dhe skuqur e stërskuqur,më thotë:-Ç'e pate atë fjalë dje? Unë bëra të paditurin dhe,kur ma përsëriti atë"Ardhësh më e bukur!". U ngrita në këmbë,u afrova dhe i thashë:- Të më falësh, po,kur shoh një të bukur si ti,nuk duroj dhe,pa ia lëshuar dorën e tërhoqa drejt vtes dhe e putha. Bëri sikur kundërshtoi,por nuk doli nga biblioteka. Tani një herë në javë(e bota kanë sy),vjen tërheq libra  për klasën  e saj.

                                                   Tiranë,9  shkurt 2025

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page