THIRRJE KRISHTIT *
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Ka marrë si ters e gjithë kjo botë
Që kur nga jeta je larguar,SHENJTËRI!
Me ty do ishte gjithmonë e ngrohtë
Dhe jo e ftohtë se si është tani.
2024-vjet që je larguar,
Por tek njerëzit je gjithmonë pranë
Porositë tuaja,s'i kemi harruar
Të harrojnë veç ata që në shpirt kanë katran.
Bota ka marrë përpjekur dhe është prishur
Në botë,është ulur shesh padrejtësia
Kjo botë është prishur nga njerëz mendjekrisur
Dhe vuajnë nga babëzia.
I pandershmi ka zënë me shqelma NDERSHMËRINË!
I fuqishmi ka zënë prej fyti drejtësinë
Shtetari imponohet si sovran
Të tërë,këta lloj, në shpirt kanë katran.
Në vend të paqes,demonstrojnë forcë dhe luftë
Dhe hiqen si"orakuj" apo si"shpirtbutë".SHENJNTËRI!
Të lutem merr kamzhilkun dhe "zbutua" kurrizin,
Se ndryshe e mori ferra NJERËZIMIN.
* uroj KRISHTLINDJE të gëzuara.
Tiranë,24 dhjetor 2024
Comments