
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Kur kooperativat sa po vinin e po fironin ekonomikisht, mendjet përçude,andej nga Qëndrori në Tiranë,shpikën "marifete" gjasme për t'i shpëtuar disi nga ky rrënim,dhe,kur e kish marrë ferra uratën,... shpikën "dubluesit". Një mendje logjike e racionale këta"dubluesit" i quante si një orëvajtje që me një aforizëm,mund të shprehet kështu:në vend të vetullave, u nxorri sytë. Dublues për kryetar,për agronom,për ekonomist dhe,për mosvazhduar më tej,pa dyshim,dublues edhe për sekretar byroje partie,se ndryshe nuk shtohej prodhimi.. e plot dokrra të tjera që,sado bënin "mu", nuk mund të hapje gojën,se të prisnin gjuhën.
*
Nëse e bëra këtë "digresion",nuk kam për qëllim të bëj analizën e atij rrënimi,por ky tregim imi,e ka zanafillën,pikërisht kur erdhën"dubluesët" nga qyteti. Erdhën,mirëseerdhën,por mua sytë tek dubluesja si shefeplani. Unë nuk jam ekonomist dhe as kam punuar ndonjëherë në zyrat e kooperativës,por...zyrat qenë mu matan gardhit të shkollës.Kjo,dubluesja, quhej LULEDIELLI dhe,sa vura re, qe e bukur si luledielli. Qe e bukur,nuk qe e bukur siç hamendësoja unë,kjo nuk kish ardhur që të bënte sfilatë bukurie në fshat,por të dublonte shefen e planit në kooperativë që,pse t'i hamë hakën,qe ekonomiste me shkollë të lartë dhe nuk kish faj ajo, pse bilanci në ekonominë e kooperativës,qe inaktiv. Tani erdhi "dubluesja" dhe u zgjidh "magjia".Dubluesja kishe"lapsin magjik" dhe aq.
Zyrat afër,por dhe mensa qe po afër. Aty e takova LULEDIELLIN. Këta,"dubluesit" dhe aty në mensë kishin trajtim të veçantë.Ndërsa ne,mësuesët për çdo drekë hanim fasule,ata trajtoheshin si"sojllinjë":hanin mish se kishin sakrifikuar "rehatin e qytetit" dhe vinin të nxirrnin nga gërçi ekonominë që po rrënohej.
*
Unë tërë jetës gojën nuk e kam mbajtur mbyllur dhe,sa dëgjova emrin LULEDIELLI,kalova në sulm:-Kaq u bëra dhe emër"Luledielli" nuk kam dëgjuar,por ti ta gëzosh,-i them,- por kam edhe një pyetje tjetër. Mirë LULEDIELLI,por as më thuaj a e ke gjetur "diellin" nga kthen kokën? Ata që më njohin,se shpotitë i kam radhë dhe sikur i nxjerrë nga xhepi,ia dhanë të qeshurit,kurse ajo,LULEDIELLKA(kështu e thërrisja pas njohjes në mensë),në fillim u skuq nga ky sullm pak"brutal" imi,po,tek u mat të përgjgjej, u përgjigj një"dublues" tjetër:-E ka "diellin e saj" dhe mos i qaj hallin. Unë tani,sado që prisja të hapte gojën ajo,shpotinë tjetër:-Epo i paça fatin atij "dielli"!!! Sytë i hodha nga ajo dhe,siç e çmova me mendjen time,ky prezantimi me të sikur qe jo vetëm i veçantë,por pak si ashtu: unë i bija pragut që të dëgjonte dera.
Shiheshim,pothuaj,për çdo ditë dhe unë:-Hë,si e ke"diellin"? Pyesja jo se më dhimbej ajo, apo ai"dielli" i saj,por për të krijuar pak anfinitet. Ajo,kuqur-stërkuqur:mirë,mirë,por vetëm ti je që intetresohesh kaq shumë. Unë,si për ta zgjatur pak litarin e bisedës:je jabanxheshë dhe ne,në fshat,i trajtojmë mirë jabaxhinjtë! Përskuqja sikur largohej pak nga pak dhe unë,ngaqë matja me kutin tim, e ngisja anijen në detin e kënaqësisë sime.
*
Kishte ardhur pranvera dhe,pothuaj, kishte shtrirë domenin e vet. Qe pasdite dhe më thirrën në zyrën e Këshillit të fshatit. Aty dhe dubluesja apo LULEDIELLKA. Dëgjo, - më tha sekretari i byrosë së partisë,- do të lutem që të shoqërosh këtë,të planit,deri tek shtëpia e X...,se,ngaqë me të bijën e tij,ka bërë shkollën, vetëm kjo mund ta bindë për të votuar.
Unë mezi e prisja një vizitë tek X. që,ç'është e vërteta,e kishte shtëpinë dy orë larg. Pranoj,me kënaqësi,-u thashë,se dua ta bindë LULEDIELLKËN se sa i respektojmë jabanxhinjtë. Të tërë qeshën dhe mua m'u kujtua ajo proverba që thotë:"Kur je në qejf,as zgjebja nuk të ha".
*
U nisëm.Fshati ynë ka një terren të thyer,me ngjitje e zbritje,kodra,relativisht të buta,por,sidoqotë për dy orë,edhe ndien lodhje. Unë lashë atë të printe,kur rruga qe e ngushtë dhe,kur mundej,përbri njëri-tjetrit. Tani,- i thashë,- më trego për atë"diellin" tënd. Më tregoi se qe nëpunës në komitet të rrethit dhe me profesion qe jurist. Me demek,njeri i ligjeve. E mirë,mirë,por në këtë mjedis pranveror dhe,kur kam përbri,një bukuroshe si kjo,nuk pyes as për ligj dhe as për moral.Dhe,sikur po thosha me vete diçka, recitova: "... dhe kështu një copë herë.kuvenduan ata të dy..."
Ajo u kthye nga unë. Çfarë po thuaj? M'u kujtua një poezi e MIHAIL ISAKOVSKIT"Në udhëkryq" se është si e shkruar për ne:" Dhe kështu një copë herë
Kuvenduan ata të dy
Rreth e qark,pranverë
Ata "hahen" sy me sy".Ti,natyrisht,-fillova mbrojtjen-sulm unë,ke"diellin" tënd,por unë i dua poezitë e tij dhe m'u bë se na rrinin për shtat. E pashë që një re,pak turbulluese,kaloi kalimthi mbi fytyrën e saj dhe unë e shtova dozën e sulmit. Është ai poeti ,-thashë unë,- që ka shkruar atë këngën për "Katjushën" dhe fillova të këndoj:- Buzë lumit doli Katjusha
Atje,pranë ujët e lumit valëzon/...
Deshi nuk deshi,ndaloi dhe po më dëgjonte. Siç vija re, LULEDIELLKA sikur po e varte kokën nga unë. Dëgjo,- i thashë,- sikur të dije një nga poezitë më të bukura të tij,nuk kishe si mos e mësoje përmendësh si unë. Kurioziteti i saj sikur u shtua. -Se mos është e gjatë?-pyeti dyshuese ajo.
Së pari, po ta them duke ikur,ashtu në "vija të trasha". ishin dy(kështu si ne) dhe ai i tha;-Dua të të puth.Ajo i tha:-Nuk pranoj. Djali iku,i zemëruar. Vajza u thye shpirtërisht. Tani unë e lashë biesdën dhe kalova në ligjëratë të drejtë: "... unë do t'ju kisha puthur/nese më lejon ti!!! Ajo:"Natyrisht,nuk pranoj dhe kurrë një gjë të tillë,unë askujt nuk ia lejoi/" Kurioziteti i saj po e ngrinte kurbën dhe unë,tek ndiqja me sy,ç'po ndodhte, e zbraza:"Dhe djaloshi u pikëllua/ E po ndahej,i zemëruar/Domethënë,nuk ta mbush synë/Më mirë,mos u kisha takuar!" U mbusha me frymë,mirë e mirë dhe i thashë:-Ja ç'bëri ajo... "Drejt në sy e shikoi/Meqë është kështu kjo punë/Puthëm se unë të lejojë... dhe e putha LULEDIELLKLËN mu tek "rrugëza" unë. Sosëm tek shtëpia X...,e bindëm atë për të votuar dhe,tek po ktheheshim për tek zyrat, nuk u morëm më me ISAKOVSKIN,por me JERONIM DE RADËN.: Milasoa,pasi u"ndreq" me RINËN,këndon:"Ne po ktheheshim së andejmi/gjembat që vareshin udhës/ s'e gërvishnin atë vashëz/unë me llërët krejt përveshur që nga ballët,ia shterja... Po si mund ta lija të gërvishnin,LULEDIELLKËN? A nuk kam thënë që fshati ynë i do shumë jabanxhijtë? Ah,ai shërbim i asaj pasdite,në një ditë pranvere,mesviteve '80-të të shekullit tjetër!
Tiranë,22-25 mars 2025
Kommentare