
(cikël me poezi lirike)
Nga Përparim Hysi
1.Pranverës nuk mbahem fare
Ta dish mike sylarme
Pranverës nuk mbahem fare
A më sheh si jam "ujdisur"
Veç për ty syri i ormisur.
Veç për ty,syri i ormisur,
Mendja ime merr të "krisur"
Ti me çap e unë me vrap
Në pranverë bëhem "çunak"
Ja,shikomë! S'ta mbush më synë?
Hodha tutje pleqërinë
Edhe më nuk jam "thinjoshi"
Se është kthyer tek unë,"djaloshi"
Sapo mbusha tetëdhjetë e dy
A nuk jam si grurëhalëzi?
Shih e shkruaj,syri i ormisur,
Mos më lër me mendjekrisur!
2.Letër për një mike
"Daullet bien për ata që kanë veshë"
Populli
Koha për ty ka qendruar tek mosha e dytë
Sado që ti,tani,je në moshë të tretë.
Në moshë të tretë,por je si shpirt
Dhe ç'shkruaj për ty,është krejt e vërtetë.
Ke qenë e bukur si një lule e freskët
Dhe kushdo që të shihte e humbte pusullën
Tek po shkruaj për ty,jam krejt i kthiellët
SE për bukurinë tënde,kam kafshuar gjuhën.
Sado në moshë të tretë,ti e ruan freskinë
SE koha për ty ka qëndruar tek mosha e dytë
Ende ata që të shohin ta kanë zilinë
Dhe mua,moshatarit,m'u mbytën gjemitë.
Kur shkruaj për ty,moj mike e paemër
Aq dua që qoftë dhe njëherë të të kem përballë
Se aq,aq ju kam për zemër
Sa,nga dashuria për ty,jam gati të bëhem "kanibal"!!!
Të kthehem si "xhelat" apo si "kanibal"
Dhe që "të ngopem" me ty
Dua të të"ha" pak nga pak
Të gjallë!!!...
3. Një mendim i turbull
Një mendim i turbull
Më pushton të tërë
Nga ti e bukur
E bërë me hatër.
Dua që të kthiellem
S'më lë syri yt
Aq pas teje "dehem"
Më lojtën burgjitë.
Si i vënë mbi prush
Prushi po më djeg
Syri yt larush
Më keq po më"pjek"
I djegur, i pjekur
Tek qindi dhe mija,
Rënkoj si i mekur,
Më mek bukuria..
Tiranë,16 mars 2025
Comentários