top of page

Përparim Hysi: "OZEROVKA" nga ELBASANI



            (tregim)

 

Nga Përparim  Hysi

 

Tek siell këtë tregim për lexuesit, paraprakisht e theksoj: koha ka bërë të sajën për mua si protagonist dhe,nëse dikush me kujtesë më të kthiellët vë re ndonjë pasaktësi, do t'i lutem mos  vërë boritë e alarmit se,sakaq,dhe po vjen kiameti.

Them kështu se në kujtesën time,si në një kaleideskop gjigand,veç meje dhe "OZIROVKËS" ,lakohet një REGJISOR i madh sovjetik: JURI OZEROV!

                                                  *

JURI OZEROV kish ardhur në SHQIPËRI dhe,ndërsa ishte shfaqur filmi "FURTUNA" (film sovjeto -shqiptar me Bashkë regjisor KRISTAQ DHAMO dhe,veç rusëve dhe aktorë shqiptarë), erdhi për një takim në pranverë të vitit 1959 mu në SHTËPINË e KULTURËS në ELBASAN. E mbaj mend që në katedrën qendrore,JURI OZEROV,shoqërohej edhe nga artistë Shqiptarë,një përkthyes dhe,veç tyre, sekretarja e komitetit të partisë për Elbasanin,shoqja K... Unë nuk jam nga Elbasani,por këtë shoqen K... dhe detyrën që kishte e mbaj mend mirë se, si tip impulsiv që jam,me këtë bëra një debat të nxehtë. Por as që ka rëndësi ky debati im me të. "DOLLIBASHI" i gjithë atij takimi aq emocionues qe,padyshim,Regjisori  me famë që në atë kohë:JURI OZEROV. Kish fituar"Palmën e artë" në FESTIVALIN e KANËS me flimin "SHtegëtojnë krillat" dhe,ngaqë filmat rusë qenë të përditshëm në kinematë tona,heronjtë kryesorë:ALEKSEI BATOLLOV dhe TATIANA SAMOILLOVA ishin në zemrat e shikuesëve. NGaqë debati me regjisorin ishte fare i lirë,unë që  pëlcasë si zorra mbi prush,pyes:- Pse e vratë Batollovin a nuk mund të shpëtonte? E përktheu dhe,tek vuri re pyetjen time prej axhamiu (sa kisha mbushur 16-vjeç),me një buzëqeshje fine siç bëjnë gjithë njerëzit  e mëdhenj,m'u përgjigj me politesë:- Ishte luftë dhe në luftë vritesh! -Po le të ishte plagosur,-ngula këmbë si mushka unë.  Dhe,ngaqë duhet ta  ulte"piacën" me auditorin e tipave si unë,foli  më gjatë:-  Duhet ta dini.Në filma përdoren fishekë manovre dhe vrasjet nuk janë të vërteta.E,sa për dijeni,shtoi:-Ju e kini parë flimin"Furtuna".  E dini se ç'na ndodhi? Dikush sikur kish harruar një fishek të vërtetë dhe plagosi Artistin NAIM FRASHËRI. Sa tha kështu,ne mbajtëm frymën dhe dikush ulëriti. Qetësohuni,- tha ai. Por NAIM FRASHËRI e duroi tamam si shqiptar dhe është shumë mirë. Natyrshëm që salla shpotiti nga kjo batutë kaq elegante e me domethënie të madhe, Pas meje,u çua një gjimnaziste nga gjimnsazi"QAMIL  GURANJAKU" dhe jo vetëm pyeste rusisht,por dhe debatonte po rusisht me regjisorin. Tani,mua gati më zuri cërma: maturante si unë dhe cicëronte rusisht.Edhe unë pesë e kisha rusishten, por kjo jo vetëm më linte me provim në vjeshtë,por dhe fare në klasë.Kafshova gjuhën dhe,që në atë çast, nga sy e veshë për OZEROVIN,ia ngula sytë kësaj"OZEROVKËS" nga Elbasani. Që nga ai çast, zura ta kundroja apo siç thoshte i ndjeri MIGJEN:-Për një shikim sa më preçiz.

                                                  *

OZEROVKA ishte bionde,me dy gërsheta që i lidhte kurorë dhe sa lezet që kishte.Jo vetëm e bukur,por dhe e mençme.Nuk e di në fliste gjuhë tjetër,por ruse puro. As e kuptova si mbaroi takimi,por,ngaqë kur ka dasmë,nuk shkoj për shkarpa,sa dolëm,e takova OZEROVkËN.  Të kam zili që aq mirë flet rusisht,të lutem, a mund të më shkruash një letër për një miken time në RUSI? -Po.Patjetër,-pranoi ajo.

Ne,disa prej nesh,sigurisht,kishim korespodencë me nxënës në shkollat ruse dhe unë kisha një të tillë.Korespodenca bëhej në gjuhën ruse dhe qe  e pamundur me aq rusisht sa dija unë apo bashkëshokët  e mi. Të them të drejtën,në  Pedagogjiken e Elbasanit, kishte një klasë që bënte vetëm rusisht dhe ata ishin kthyer në rusisht folës.Ata na i shkruanin letrat ( gjej vend të lakoj të ndjerin VIKTOR QURKUN,si njërin nga ata),por mua nuk më mungonte përkthyesi,por,kur pashë"OZIROVKËN"(iu rrëfeva Viktorit:unë për të,- i thashë,-të lë në mes rrugës dhe u shkrimë së qeshuri), u bëra rrodhe pas saj. E shkrova letrën dhe, sipas adresës,frymën mu tek lagja"Spaikore"! E takova dhe ia dhashë. Nuk qe letër,po kisha derdhur tërë "talentin letrar"timin. E mori dhe më siguroi që do ta postonte po vet sipas adresës. Ndërkaq, unë qeshë si mes dyzjarresh: sa në Rusi aq dhe tek OZIROVSKA në lagjen SPAIKORE.

Kur më erdhi përgjigja,jo vetëm e përktheva "shatra-patra" vet,por u konsultova  dhe me VIKTORIN si mik që e kisha.

Por me kaq ,sikur nuk mjaftonte.Frymën tek"OZIROVKA" dhe tash edhe për përkithimin,por dhe për letrën tjetër. Pak nga pak,sikur po lindte një"kimi" siç ndodh në atë moshë. E mbaj mend mirë. Qe e shtunë pasdite. Ngaqë flokët e mi qenë si gjembairiqi, mend u hodha një grusht brillantinë,sikur do bëja"parje" me këtë,OZIROVKËN dhe,krahas letrës për atë miken nga RUSIA, i dhashë një vjershë. E kam shkruar për ty,-i thashë. I dhashë dorën dhe ika,sikur të kisha bërë faj. E mbaj mend se ç'vjershë ishte:

"Ti më je kaq rinore

Si pranverë e sapohyrë

Mu në lagjen "Spahikore"

Unë të njoha trëndafil...  dhe vazhdonte,por a mund të vazhdoja unë në"provën e parë" të"zënies nga qymyri"? Ika,sikur të më ndiqte dikush me shkop dhe prisja si një  i pandehur që pret dënimin pas një"faji të madh". Mund të dilja vetëm të shtunën pasdite (isha konviktor) dhe java m'u duk si një muaj. Kur shkova atje,OZIROVKA më pa nga dritarja dhe doli në rrugë.Mend po më binin djersë të ftohta dhe prisja "dënimini". Më tha:-Qenke dhe poet dhe vjershën të përkthyer do ia dërgoj asaj mikes në  RUSI.

    Duhet të jem bërë si kungull i pjekur mbi furrë,por ajo, e shkathët dhe e zhgjuar siç qe,më qetësoi:-Të falndeoj për vargjet,por e ke  rritur shumë"piacën". Tani unë u bëra me krahë si ata zogjtë që,së pari,nisen fluturim dhe,ngaql nuk kanë përvojë,ndodh që edhe mund t'i thyejnë krahët. Kjo "kimi" mes nesh nuk e pati jetën të gjatë.Unë mora maturën dhe ika në rrethin tim dhe  ajo shkoi në  Rusi për studime. Më duket,se kur u prenë mardhëniet mes B.S. dhe Shqipërisë mbeti andej. E shkruaj këtë vetëm e vetëm si një mbresë apo si një"plagëmalli" që,po i hoqe koren,zë e rrjedh. OZIROVKË kudo që të jeshë të paftë ZOTI!

                                              Tiranë,20 shkurt 2025

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page