Përparim Hysi: Një ese e PIRRO LOLIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 3 min read

"Duumvirati i një stine që shkoi"
(ese)
Nga Përparim Hysi
PIRRO LOLI është,njëherësh,shkrimtar, eseist dhe poet. Në të tria fushat e krijimtarisë, pa menduar se e"përkëdhel",është i një"sëre" të lartë, Është autor i 20-librave dhe kushdo që ka lexuar nga PIRRO LOLI,jo vetëm ka mbetur i kënaqur,por dhe është befasuar. Jo vetëm i gjerë,por dhe i thellë. Këto arritje të tij janë fryt i një studimi të thellë apo më saktë:"Ai ka pirë ujë në burimin e dijeve dhe nuk ka bërë gargar". Poezinë e ka moderne dhe unë e kam pak "inat",se nuk shkruan me rimë. Për PIRRO LOLIN si krjues cilësor shumë planesh kanë shkruar me vlerësime super shumë shkrimtarë dhe eseistë,si: MOIKOM ZEQO,ZIMO KRRUTAJ,THANAS MEDI; SPIRO DEDE,SHPËTIM KELMENDI;FARRUK MYRTO,ZIKO KAPURANI dhe lista është e gjatë.
*
Pse po qëndroj tek kjo ese? Së pari, mund të them se një esesit si PIRRO LOLI,i zbritur në fushën e "eseve",distilon pika urtësie dhe i shpërndan o në gazeta,ose siç ka bërë tek libri"Demonët e krijimit". Nga ky libër,kam veçuar esenë e spërmendur. Dua të them për lexuesit që nuk e njohin cilësinë e shkrimeve të PIRRO LOLIT,se qoftë në prozë,qoftë në poezi a ca më shumë tek "esetë" nuk para është i tretshëm për çdo "stomak lexuesish". Sidoqoftë, në tërë gamën e krijmeve të tij,përcjell mesazhin e madh:"Shkrimtari ka një vend të vetin në epokën,kur jeton.Asnjëherë nuk duhet të heshtë apo të bëj sikur ç'ndodh,nuk është problemi im apo nuk ka ç'më duhet". Poeti Amerikan,DAN FANTE,ka shkruar:"Të heshtësh,bën akt terrorist!". ZHAN POL SARTËR,në kohën e vetë,kritikonte FLAUBERIN dhe EDMOND GONKURIN që nuk shkruan qoftë dhe një fjalë për represionin që pasoi KOMUNËN".Kur i kundërvu dikushv se nuk qe"punë për ta",ai përqasi EMIL ZOLA për "Çështjen Drejtfus". Nëse PIRRO LOLI shkroi këtë ese kaq të guximshme kundër"Dyshes së madhe të Realizmit Socialist", më duket sikur ka bërë për vete,një thënie të HYGOIT" Asgjë nuk është më e rëndësishme dhe më e fuqishme se sa një ide për të cilët janë pjekur kohët dhe kushtet".
"Duumvirati i një stine që shkoi" është një ese,në qendër të së cilës,"lakohen" KADARE dhe AGOLLI. Është i pari në fushën e letrave shqipe që me një gjykim të kthiellët vë pikat mbi i. Kur lexoj esenë,PIRRO LOLI, ka një penë vetëtimë. Vetëtima qëllon lartësitë. Duke i bërë objekt të esesë së tij,sikur shtron pyetjen:-Ku ishit ju,ADAMËR,kur bash nga LIDHJA E Shkrtarëve dhe ARTISTËVE, kishte"shurdhim",ndonjëherë mbështetje,kur burgoseshin,internoheshin,ca më keq:pushkatoheshin si XHAGJIKA,GENC LEKA,VILSON BLLOSHMI apo ca më keq fae: varej POETI HAVZI NELA. Jini fajtorë se me shkrimet tuaja i thurët"oborrin "Tiranit. I kthehem dhe stërkthehem kësa eseje, dhe them se me PIRRO LOLIN ka ndodhur ajo që ka thënë DIANA,PRNCESHA E UELLSIT:"Unë nuk ndjek rrregulloren. Unë drejtohem nga zemra,jo nga koka". Nga zemra oqean e PIRROS ka dalë kjo ese. Është i pari dhe i vetmi. Ai,përmjet esesë,nuk kërkon as dënim dhe as "linçim" për "Dyshen" e madhe,por duke goditur vjen tek një përggjithësim i madh:"Fajtorë që diktatura zgjati një shekull,të gjithë kemi faj nga pak.
Kur lexoj"Demonët e krijmit" të PIRRO LOLIT,nuk kam si mos pranëvë,atë që ka thënë EZRA POUND:"Disa libra përbëjnë një thesar në themel:duke i lexuat vetëm një herë,të mbetën në mendje për tërë jetën". Pse është i tillë libri i PIRRO LOLIT më rri në kujtesë e relaksohem me guximin e tij i ntelektual. VIKTOR HYGO thotë:"Letërsia prodhon qytetari e guxim;poezia prodhon idealsitë".Këto atribute i ka PIRRO LOLI dhe ngaqë është i pari,ai sikur ka bërë të vetën,atë që ka thënë RALF WALDO EMERSON:" Mos shko aty ku është shtegu,por shko hap shtegun dhe lërë gjurmë". Dhe gjurma e tij është aq e madhe.
PIRRO LOLI! E di pse po shkruaj për ty? SE kemi vjete pa u parë. Sikur ti nuk je në TIRANË,por në MADAGASKAR!!! Por fajin na e ka mosha që unë,më mirë mos qofsha! Dhe për një arsye tjetër,PIRRO:"Vuaj nga "sidroma" e ALFRED DE MUSE që ka shkruar:" Sikur mos më pengonte kurioziteti se ç'do ndodh nesër,kushedi sa herë do kisha vrarë veten!!!
Shëndet e të shkroftë pena PIRRO LOLI!
Tiranë,12 prill 2025
Kam vene re se Perparimi vuan kur shkruan . Ne kete rrast vuan bashke me kolegun e vet, P. Loli . Te shkruash per nje njeri ose institucion , nuk mjaftoojne vetem ledhet , por dhe mangesite , sic eshte ne rrastin konkret , Lidhja e shkrimtareve . Ne c'do shkrim kur nuk dallohen mangesite , konsiderohet ninulle . Perparimi i ka harruar shume heret ninullat . Eshte i drtejtperdrejte . Eshte shembellor . Kam besim se lexusi clodhet , kur lexon Perparimin I. Foto