
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Moj pranverë je"magjistare"
Moj pranverë je"magjistare" dhe më bën mua magji
Mu mbi moshë tetëdhjetë vjeçare,seç më kthen në djalë të ri
Ndërsa kokën kam me thinja(e vërteta:jam thinjosh)
Por nga ty më zu "magjia", ja më shihni:-Jam "djalosh!"
Tek shoh buzët e trendafilta që m'i ka Emilia
Ato buzë,po s'i thitha,do pëllcas nga zilia.
Ato syçka aq të bukura që gjezdisin nga duan vet
Janë si shtiza të ngulura (tash jam pak si djalli vet)
Pleqërinë ti ma dëbon (unë i them:mbetshë shëndosh)
Një thinjosh dashuron ( jam a s'jam unë,"bukurosh?!!!")
Ta hajë dreqi,ç'them kështu.kur jam plot tetëdhejtë e dy?
Miq,më besoni ju:-Në pranverë jam si djalë i ri.
2. Sa të pashë
Sa të pashë e më zunë ethet
Drithmat krejt më kapën
Se është priil dhe gjelbërojnë gjethet
Ti mbi kokë ke "kapën"
Hoqe"kapën" hyre brenda
Brenda hyra unë
Nuk e di pse m'u drodh zemra
Ç'pata kështu unë?
Të sondis,se ende "shoh"
Trupin ke kavak
Ç'të them tjetër?Obobo!
Je krejt si zambak.
Nuk e di,në t'kam thënë
Bukuria më tundon
Jam tani krejt si i lënë
ZOT,pse më mundon?
3.E shijoni si unë pranverën?
E shijoni si unë pranverën,lulzimin e pemëve në kopshte e fusha
S'e kini si unë"lincencën":se kini,se ju mungon "vula"
E gjeta frashërin plot gjethe dhe"fap" hipa mbi të si dikur
Biçakun e mbaj me vete dhe nga frashëri nxorra lëkurë.
Lëkurën zura e ormisa dhe me të ujdisa një culë
Si fëmijërisë e gatita dhe më nuk jam burrë.
Culës zë dhe i bie një avazi të vjetër baritor
Dhëntë në kullotë po i shpie,në këtë mëngjes pranveror.
Më ikën gjithë hallet e dertet,(shqerrat më kënaqin me blegërima)
Pranverë nga ty më zënë"ethet":në fshat pranverës ia bëj "prima"
E pra,nuk e shijoni si unë pranverën(në fshat, pranvera të kënaq)
Nuk e kini si unë,fshatari"lincencën" dhe mjafton me kaq.
4.Zgjim rinor
U zgjova nga një gjumë rinor(gjumë i bërë këtu e sa vite)
M'u bë sikur shijoja një çast dashuror;skur qeshë me ty,shpirte!
Për një çast sikur u riha dhe pleqëria më la shëndenë
Më"grive" të"griva"?!!!Eh,se sa çaste të bukura qenë!!!
Por,pas pak,u kthiella(gjithçka paska qenë iluzion)
Sado që më pëlqeu"gjella"(të gëzohem tani,është vonë)
Se ikën çastet rinore dhe pleqëria ka vënë domenin
I zhgënjyer nga çastet iluzore,hiç nuk e përballoj stresin.
5.Ti je e bukur
Ti je e bukur si një përrallë
Ç'do desha,më shumë se kaq?
Mahnitem unë që jam i moshuar
Gjithë pamja jote më kënaq.
Nuk i bëj dot ballë bukurisë
Tundohem sikur të jem i ri
Si mos tundohe nga ty,moj "MISS"
Jo.Nuk jam më plak tani.
Ky tundim me moshën time nuk shkon
Por pranvera sikur më bën magji
Tundohet kushdo që ty të shikon
Më trullos dhe mua që jam pleqëri.
Tiranë,1 prill 2025
Ju falnderoj,FATMIR TERZIU! Ju uroj suksese në të gjitha fushat e krijimtarisë tuaj të bardhë e të sukseshme