top of page

Përparim  Hysi: Kujtimit të VAÇE ZELËS


Kujtimit të VAÇE ZELËS   *

     (poezi)

 

Nga Përparim  Hysi

 

Nesër është DITËLNDJA JOTE

Se veç DITËLINDJE ke!

Më e mira e kësaj bote

Sa kënaqësi na dhe,

 

Ti nuk je VAÇE ZELA,

Por je VAÇE KËNGA

Zëri yt i bukur

Kënaqësi ndër zëmra!

 

Kur mungoje ti

Si fare bosh skena

Eh,sikur ta dish,

Për ty na zë lemza.

 

Lemzës që këndove

Me gaz e pasion

Sa zëmra lëndove

Tani që mungon.

 

Qe ilaç për zëmra

Më saktë qe balsam!

E,moj VAÇE KËNGA!

Kush ty s'të ka xhan?

 

Ah,sikur ta dish,

Sa shumë na merr malli

Pa  zërin tënd

Dimër është behari.

 

Të kujtojmë me mall

Të kemi në zëmra

Si mund të harrojmë,

O moj  VAÇE KËNGA?!!!

 

* ka lindur më 7prill 1939 (është ndarë nga jeta në shkurt 2014, në Zvicërr).

  Tiranë, 6 prill 2025

Коментарі


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page