top of page

Përparim   Hysi: DITA E NOVRUZIT 



 

Nesër është DITA E NOVRUZIT,edhe unë jam bektashi

Dua t'i hip autobuzit dhe të shkoj në fshat tani

Dua,është dëshirë imja,por nuk më lejon shëndeti

Sado jam burrë me thinja,për në fshat ma ka qejfi.

 

Më kujtohet si dikur,kur jetonim ne në fshat

Dhe më bëhet mua sikur,sikur sos atje këtë natë

Qingjin pirës therë babai,shpretkën unë e ha të gjallë

Si e rrjep,e vë në hell dhe e pjek me ngadalë.

 

Nëna plot ka mbushur furrën,me simite dhe ëmbëlsira

E kujtoj unë qëkurën,nga mallëngjimi gati "thirra"?!

Se mallëngjehem kur kujtoj,si festonim këtë festë

Por shëndeti më pengoi dhe më la"provim në vjeshtë"!!!

 

Prindërit e mi më nuk janë,as shtëpia nuk është më

Por kjo festë m'i sjellë pranë,aq sa lemza mua më zë

Se është DITË e SHËNUAR për gjithë sektiin"BEKTASHI"

Të festojmë vetëm gëzuar! I  uroj me këtë poezi.

 
 
 

1 Comment


Fahri Dahri
4 days ago

Si gjithmonë i thellë, prekës, mallëngjyes por përherë optimist

Gëzuar festën poeti i brezit tonë. Respekte.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page