DISTIKË
(cikël me poezi,me dy vargje)
Nga Përparim Hysi
1.Pse lulet këtu,në emigrim,kanë kaq erë
Sa në SHQIPËRI e ka një ferrë?
2,Ushtari dhe komandanti
U hodh në sulm ushatari dhe u vra në betejën e parë
Komandanti nën çadër,dafinat ka marrë.
3. Po harrova...
Po harrova të ligën,të më nxjerrin njërin sy
Po harrova të mirën,të m'i nxjerrin që të dy.
4. Gruaja dhe lulja.
Dhe ngjan një grua me lulen,sa pika me pikën
A s'thahen e fishken,të dyja,po nuk u vaditën?
5.PRESIDENTIN BILL KLINTON
Nuk kam njohur një PRESIDENT me karizmën tënde
Zemërmadh!Para fajit:i sinqertë!Kështu ke mbetur në mëndje.
6.Diktatori dhe pëllumbi
Doli para turmës dhe pëllumbin e paqes lëshoi diktatori
Pllumbi fluturoi,krahët i mardhën dhe ra e ngordhi.
7. Gjahtar
A ke menduar ndonjëherë,gjahtar,
SE vetëm gëzohesh "duke vrarë"?
8.Qeni dhe "miku"
Më kafshoi një qen dhe më dhëmbi njëçikë
Më kafshoi një"mik" dhe dhëmp imishpirt.
9.Një ish-deputet
Bobo,-ankohej,-kam mbetur pa punë
Dhe ngaqë qe deputet,paguhej triherë më shumë se unë.
10.Prifti dhe priftëresha
Prifti tregonte se ç'kish ndodhur në kishë
Priftëresha molloiste pa qenë atje hiç.
Tiranë,30 shator 2024
Comments