Dashuria
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Dashuria
Dashuria,a nuk është pak si e"hidhur"
Si ca thelpimj bajamesh të pabëra?
Që dhe në vjeshtë të moshës të mban"lidhur"
Se,edhe në këtë moshë,nga dashuria u zhbëra.
Dashuria,a nuk të shpie dhe në"aventura"?
Shpesh humb gjykimin dhe nuk shikon nga sytë
Mua,në dashuri,pothuaj copë më ra hunda
Për mua,dashuria pak hynë në"marritë"
SE mund të jesh burrështeti dhe mund të tundohesh
Dashuria sikur ka një vel magjie
Harron gjithçka,harron mund dhe të turpërohesh
Sikur,kur dashuron, je si"jahtëserie".
"Jashtëserie",jo se je i zgjedhur
Sikur si ti nuk është askush në botë
Kur dashuron, je krejt mendjerrjedhur
Sado në"qiell të shtatë",harron që je në tokë.
2. A kini parë?
A kini parë një buzëqesheje si dritë?
Po dritë akini parë në një formë femre?
Ah, se si më ishe! Si më ishe,moj shpirte
Aq se si tërmet më dhe dridhje zemre.
3.Kaloi një grua
Kaloi një grua që nuk i njihej mosha
Rinia tek ajo kish bërë prapaktheu.
Pse e pashë unë që unë mosqofsha!
Se e pashë,më pa dhe mendjen ma rrëmbeu.
4.Pse?
Pse mos jetë bota e gjithë "errrësirë"
Dhe mes"errrësirës" ne të dy të "humbasim"
SE në këtë"lloj errësire" ne të dy ndihemi mirë
Si dy pëllumba që sqepah gugasin.
5.Dashuria
Dashuria sundon si sovrane
Do që të plotësohet çdo dëshirë e saj.
Ja,kështu e mendj unë dashurinë ,moj xhane!
Dhe nuk e kam hiç kollaj.
Se të shoh ty,mike, dhe mendjen e humbas
Bëhem,plotësisht,si i lajthitur
Daç PERËNDINË,o gurielmas!
Nëma syrin e ormisur!
Dhe,pas syrit,a nuk është buza?
Buza më tërheq si magnet.
Sa shoh buzën tënde,zë dhe më ha buza
Që ta vë mbi buzën tënde si"morset".
Kthehem si djalosh që për "sherr" më ha hunda
Se ende nga "këto sherre" dorë nuk kam hequr
Afromu,moj mike,se zjarr po më merr buza
Se ti je"ilaç" që ngjall dhe të vdekur.
Tiranë,10 nëntor 2024
Comments