top of page

Përparim  Hysi: Dale, dale!


POEZI  PËR DITËN E SHËNVALENTINIT

 

Nga Përparim  Hysi

 

Dale, dale!

 

Dale, dale, bukuroshe!

Më e mira ndërshoqe!

Hyr e dil më bën sinjale

Ç'më kujton,o moj "rrënjëdale"?

 

A s'e sheh që unë jam plak?

Mos më kujton çunak?

Fët me sy e fët me vetull

Në jam gjallë apo kam vdekur?

 

Ti e sheh, më iku mosha

Unë,jarani, që mos qofsha!

Iku mosha,por sheh syri

I moshuar,mendja s'më hyri.

 

Kur të shoh që bën sinjale

Hiqu meje, o moj"djalle"!

Iku mosha.mbeti huqi

As që pyes se ç'është turpi!

 

Por tani vërtet jam plak

Të përshëndes me timin varg!

Nesër është SHËN VALENTIN!

Të rinjtë ta gëzojnë dashurinë!

 

                           Tiranë,13 shkurt 2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page