top of page

Përparim  Hysi: Cikël me poezi


Ndjesi lirike në  M ARS

  (cikël me poezi)

 

Nga Përparim  Hysi

 

1. Ti

 

Ti i ngjet një peme plot kokrra

Kokrra që më joshin se jam i "uritur"

I shoh me zili   dhe as kam turp nga bota

SE gati nga mendja kam lajthitur.

 

Bëhem si fëmijë dhe i nxintur nga nepsi

Zgjat duarët që"kokrrat" t'i kap

Dhe bashkë me nepsin,më pushton "oreksi"

Gjithë" pemën" e zë dhe e"ha",pak nga pak.

 

2.Pasioni

 

Më ka zënë një pasion i verbër

Ndaj sillemr reth teje si i marrë

Dukem si të jem i dehur

Dhe sikur jam kthjyer në djall !!!

 

Arsyen e kam humbur dhe nuk gjykoj

Sa detit i kam hyrë në këmbë

Pasioni për ty më dërrmoi

AQ sa veten po ha me dhëmbë.

 

3.Po kur thonë...

 

Po kur thonë që PARAJSA është në qiell

Dhe Portën e ruan SHËN PJETRI me kyç

Parajsë,për mua je ti,moj ANTONELË! *

 

Dhe ajo,tjetra,as që më duhet hiç!

 

As më duhet ajo PARAJSA, atje lart,

Ku duhet të trokasësh në portë:

Ku ka më"parajsë" se ti,moj mike e mjaltë!

Me ty ndihem mirë dhe ngrohtë!

 

Atë "PARAJSËN" tjetër le ta ruajë SHËN PJETRI

Por mua më duhesh ti,moj ANTONELË!

O besoj fjalës sime,se nuk gënjen i vjetri!

Ti je dashuria që asnjëherë nuk më velë.

 

*përkimi me emër është rastësi.

 

4. Tërë kohës

 

Tërë kohës qëndron e gjallë

E gjallë,e tëra mu në  shpirtin tim

Ah,sa mall që kam! Ah,se sa mall!

Që t'ju jap qoftë dhe një përqafim!

 

Pastaj oreksi vjen duke ngrënë

Pas përqafimit dhe puthje me mall

Ah,sikur ta dish se ç'mall më ka zënë!

Dhe mos u çudit,se nuk flet kot një i moshuar.

 

Dua të vë krahë si zog e të nisem fluturim

Në mërgim aty ku jeton tani

U thinj edhe ca miku Përparim

Se nuk të harron dhe në pleqëri.

 

5.Kur më thuaj,i"dashur"?!

 

Ti më shkruan:"Mirë u pafshim,i dashur" ?!

Por mua më pëlqen që t'i heqë thonjëzat.

Se për ty,tërë jetës,buza më ka plasur

Dhe,në këtë rast,  i kam "inat" thonjëzat.

 

Se thonjëzat janë si minusi para kllapave në algjebër

Që i prish në letër fjalës kuptimin

Thonjëza i hoqa dhe flas troç si vjetër

Rend drej tej për të dhënë përqafimin.

 

Eh, se sa kohë që kemi humbur

Se në brendësi të shpirtit e duam njëri tjetrin

Dhe mezi pres që  të jap një të puthur

Pastaj,ato"thonjëza" t'ia falim dreqit.

 

                        Tiranë,4 mars 2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page