top of page

Përparim Hysi: Cikël  me poezi


MIGJENI  në vargjet e mia

       (cikël  me poezi)

 

Nga Përparim   Hysi

 

1.Në ditëlindjen e MIGJENIT *

 

Ja... u mbushën 100-vjet,pse më dukesh prapë i ri?

Prozator,por dhe POET(më të bukur s'kish se ti)

Ti i bëre mushkëritë copë,për punëtorin dhe fshatarin

ZEMRA JOTE SA NJË BOTË( NË TË GJEJE QYTETARIN)

 

Realitetin vizatove si piktor,por pa penel

Dhe mjerimin e dënove gjer në rranj e ca më thellë.

Ngrite zërin si trimosh,zëri yt u bë kambanë

Ndaj më je aq bukurosh (ndaj të gjithë MIGJEN,të duam.)

 

Ti me shkrime promotor,në gjithë shkrimet si risi

Ishe gjithë si meteor, i bekuar nga PERËNDI

Sot u mbushën 100-vjet(do kalojnë vjete e shekuj)

PROZATOR dhe POET:kurrë nuk ke për të vdekur.

*shkruar më 13 tetor 2011

 

2.Thirrje  MIGJENIT

 

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm,MIGJEN!

T'u bie mu në surrat politikanëve

T'i shoh si dridhen në Parlament

Ku bëjnë si qensallhane.

 

Hajde bashkë me mua në Parlament

Të shohësh se  ç'sehir!

Sikur vinë nga tjetër planet

Të gjithë me një fytyrë.

 

Askush tek ne që u dhamë votën

Nuk vjen qoftë dhe për një hall

Të "lodhur" janë,gjezdisin botën

Në Parlament bëjnë rrumpallë.

 

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm MIGJEN"

T'i heqim nga "arena"

Se  e kthyen PARLAMENTIN,MIGJEN!

Si arenë kur përleshen "dema".

 

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm,MIGJEN!

T'I godasim fortë!

Mos i shohim të"lozin" si në skenë

SE ndryshe po kthehen në skortë.

 

3.Poetët që vdesin të rinj

 

Janë me dhjetra POETËT që kanë vdekur të rinj

Dhjetra plagë mua më janë hapur në shpirt.

Më dridhet zemra  dhe kam dhimbshuri

Sa herë që i kujtoj(edhe sot,çuditërisht)

 

Ndjeva dhimbje.kur në duel u vra PUSHKINI,

Në duel dhe LERMOTOVI,ndërsa SHELLI u mbyt në liqen

Lot lëshova kur vari veten ESENINI

Por dhembjen më të madhe,kur ndërrove jetë  MIGJEN!

 

RRESHPJES "i veshën këpucë të reja"

NDOC GJETJA dha shpirt në"shtëpi të botës"

Është mirë që shkaktarëve mu mbi kokë t'u bjerë rrufeja

Nga dhimbja po më luan çarku i kokës.

 

Vargu i tyre,mjerisht është i gjatë

Dhe të gjithë nuk i qan dot në një vjershë

POETËT që vdesin të rinj,më hapin plagë

Çdo plagë rri e hapur dhe rrjedh.

 

4.Bukuria vazhdon e vret *

     KOZETA 15-vjeçare nga Vermoshi vdes nga apendisiti

Hiqe dekoratën.kryeministër!

Se vdiq KOZETA 15-vjeçare në VERMOSH.

Shkele me këmbë dhe ti shëndetësisë ministër!

Të vdesësh në këtë moshë( a nuk është paradoks?)

 

Po ku është shteti,ky gjumshi i neveritshëm

Që s'kujdeset për shtetasit,po fle e bën pallë.

Kujt i kapërdisesh me dekoratë kryeministër

Bashkë me ministrin e shendetësisë  turpin  e kini mbi ballë.

 

Bukuria,siç duket,prapë po vret

Si në kohën tënde,i pavdekshmi,MIGJEN!

KOZETA e bukur,përmendore e turpshme,për ty shtet!

KJo martire e pafajshne për ju si anatemë.

 

Se emër tjetër hiç nuk meritoni

Kur shtetasit i lini në dorë të fatit

Pushtein që kini e turpëroni

Kambanë i bëj vargjet prej inatit.

 

* ka ndodhur më 5 mars 2003 dhe,që të nesërmen, me paturpësi,Presidenti dekoroi edhe kryeministrin NANO,por edhe ministrin e shëndetësis Mustafa Xhani.

 

5. Kur Enveri "vodhi OSO BAKALLIN"  *

 

Enver Hoxha e "vodhi Oso Bakallin"

Dhe urdhëroi:-"Të çelen arkapija!"

Të ruajmë,-tha,- të pastër moralin

SE moral të pastër ka partia.

 

-A e patë se ç'ndodhi në Tepelenë?

Dy të rinj komunistë ranë"therorë"?!

Kjo ndodhi veç nga një"thashëethemë"

Të vihen "thashëethemexhinjtë"  në terror.

 

Të ngrihemi të gjithë e t'i këputim kokën

Atyre që me gjuhën eligë na bëjnë pis

Si mund të hedhin baltë mbi kohën,

Mbi kohën e"ndritur" të partisë?

 

Urdhëroi:-   Të ruhet i patër morali

Armiqtë t'i ndëshkojë rreptë partia

Dhe ashtu si OSO BAKALLI

Enveri çeli "arkapija"

 

*Oso Bakalli- personazh i Migjenit

Në Tepelenë dy të rinjtë vranë veten.

 

           Tiranë,14 tetor 2024

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page