top of page

Përparim  Hysi: Maji brenda meje

Updated: May 16


Maji   brenda  meje

   (poezi)

Nga  Përparim  Hysi

Në fusha fëshfërit bari,

Flladi ia tund "jeletë"

Dalëngadalë një peizazh ari

Të kënaqet syri për rreth.


Një re bletësh gumzhin rrotull

Shkojnë e mblidhen në pemë

Tutje-thu,në rrugë,"popull"

Ca shpezë po lahen në liqen.


Dikush sikur po më ndjek prapa

Dhe ndalem pak që ta shoh

Për pak me dorë e kapa

Është  një"mik" që kam kohë që e"njoh".



Është një ketër që nga unë s'ndahet

E kam mësuar prej kohësh si"ogiç"

Ia di"huqin" se çfarë i hahet

Dhe është besnik ndaj miqësisë.


S'ka më besnik se një kafshë,

Kafsha nuk ha bukën e të përmbysi kupën

Ndaj,sa më sheh, më ndjek pas

Hallall,o ketër, ma paç bukën!


Zë hedh sytë mbi liqen

Është i mbushur me shpezë plym

Ky peizazh aq më pëlqen

Sa nga gëzimi jam bërë tym.


Se më vijnë peizazhe nga fshati

(unë, den baba den,jam fshatar)

Si balonë më mbushen mushkëritë nga gazi

Dhe në maji nuk jam fare moshatar.


Më vjen keq që nuk jam piktor,

Më vjen keq që nuk jam fotograf,

Të kundronit këtë peizazh kaq gazmor,

Kam frikë se vargjet nuk do jenë të mjaftë!


Sidoqoftë, një gjë duhet të dini

Maji brenda meje më kthen në"djalosh"

Pasi të lexoni vargjet,hajde dhe më shihni:

-Nuk jam më"thinjosh"...

 Tiranë, 13 maji 2024

12 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page