PËRMENDORJA.
(Nënës)
Ju ftoj të më shoqëroni
në një vizitë,
timen
shumë shpirtërore,
tek një përmendore
tepër të zakonëshme.
Të një gruaje shamibardhë
e thinjur,
plot rrudha në ballë
jetën pa shijuar.
Në të sajat udhë
hequr e munduar
por kurrë
gjunjëzuar!
Ndër dhuntitë dhuruar:
shpresa, durimi,
të parët qartë
të së nesërmes,
puna, vetbesimi
e vetmohimi!
Me dallgët përleshur,
ndaj erëravet fitimtare.
Mbi mykun shkelur
dalë ngadhnjimtare!
Kjo përmendore
brenda qenies time,
për ditë rrit madhështinë.
Unë ndjehem
më e pafuqishme,
shumë më e vogël,
veten,
ta njësoj me të.
Commenti