top of page

Përkujtojmë ditëlindjen e poetit, shkrimtarit, publicistit, Agim Shehu


Përkujtojmë ditëlindjen e poetit, shkrimtarit, publicistit, Agim Shehu

 

 

Shkrimtari dhe poeti, publicisti dhe atdhetari Agim Shehu ka lindur më 10 Janar të vitit 1934 në Pogradec dhe ishte me origjinë nga Progonati i Tepelenës. Ai ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Kështu sot ne që e kishim bashkëpunëtorin tonë në mjaft vite, përkujtojmë me mall veprën e një shkrimtari dhe studiuesi të gjuhës shqipe, sikurse ishte dhe mbeti në zemrat tona Agim Shehu.

Ai ishte dhe mbeti shkrimtar dhe studiues i gjuhës shqipe. Shehu njihet si autor i disa këngëve, ndërsa ka shkruar disa nga veprat: “Horizonti i kaltërt”, “Vite pa thinja”, “Fjalë nga zemra”, “Gurra e fjalës”, “Zëri i gjakut”, “Poezi” dhe “Ujvarat e diellit”.




____________________________________________________________________


Vargjet mbjedhin nektar viteve

(Agim Shehut në ditëlindjen e tetëdhjetë të tij)



U terr Uji i Ftohtë i Tepelenës, poet. Miti u thye.

Tashti vargje e strofa në poezi, po ‘ngrejnë’ krye.

Në sytë e tu, lexoj vitet

mbi thinjat e tua krihen të gëzuara ditët e arta

                                                dhe urimet e miqve.

Gëzuar ditëlindjen, poet!

Pena jote ndihet në Progonat të Kurveleshit, ndihet në çdo fshat e qytet.

Duart e tua me rudha

                            mbahen fort në kapakët e trashë të librave.

Zemra jote e mirë, në mirrënjohjen e lexuesve.

Gëzuar ditëlindjen, Agim Shehu!

Tetëdhjetë vitet e tua, gaz e zell mes risive

u sjellin një frymëzim të ri poezive.

Atdheut në dhimbje

Shpërtheje gjoksin,

të shoh mallin tënd që digjet furrë,

mbi mote ku treten ikjet e dhimbshme.

Sa shekuj janë shuar

dhe ende e ndjen dhimbjen e vjetëruar...

Kur ti digjesh vullkan në brendësinë tënde

unë jam thjesht një mangall,

që i bëj vend prushit, mes duarve,

që turren të të mjekojnë plagët.

Eh, kohë e përvuajtur, kohë e largët,

si një fëmijë lotohem kur dëgjoj lajmet,

e ndjen shpirtin tënd vakët,

e lexoj në lotin tënd të tharët.

T’i s’më ndien,

as rrethnajat e tua s’më ndiejnë, natyrisht,

veç malli të dyve na zien,

pa tjetër, këtë duhet ta dish.

Shpërtheje gjoksin

t’i lexoj dertet e tua që të përvëlojnë si furrë,

me dhimbjen tënde unë s’kam qetësi kurrë.

10 Janar 2014

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page