Përkujtim i zonjes së devoçme Zyma Berisha
Nga Minush Hoxha
Nuk kisha një motiv dhe aqë shtys të fuqishëm sa të përkujtoj tashmë të ikuren në boten tjetër Zonjen Zyma Berishen.
Përveç asaj që kishte bërë në v.60-ta, që nuk ishte heroizem por patriotizem dhe guxim i veçantë për kohen, s’kam dëgjuar të ketë bërë diç që sipas kriterve të sotit do duhej t’i ngritnim një shtatore që do pushtonte hapsiren e para ndonje hoteli reprezentativ të qytetit.
E tëra që kishte bërë Zyma bukuroshe, faqekuqe e shtatëvogël, ajo gjimnazistja inteligjente, me një buzëqeshje pushtuese-ishte se, sipas një plani që dinin ose s’dinin për te, kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe kishte dalur në trollin e adhuruar të vetë-ate të të ëndërruares Mëmë Shqipëri. E ne që dëgjuam për këte guxim, lëre se ate dhe shoqen e saj të kalimit të kufirit Naime Dacin, celebruam si heroina, por, paksa ishim xheloz e shumë më tepër të yshtur e të trimëruar për ta bërë këte. Ato vajza te reja fare-e pëshpëritnim në vete me nerva-e ne meshkujt të mjerë frikacak të vuajmë këtu robërinë.
Zyma, tashmë në Atdheun e Vetë ate -sikur përshkruhej në kohen-të vërtetin, ate të shkollimit të secilit, ate të pavarur nga sekush, ate të punes së secilit dhe rezultateve mbi normë tek secili, ate që rrenonte shkëmbinjtë bjeshkor të bënte tokë pjellore, ate që nuk kishte pëllëmbë toke pa punuar, ate që nuk varej nga sekush se kishte të gjitha për jeten normale, ate që më vonë ia këtheu nga prapa këpucen Hrushcovit, ai që hapte emisionet e radios me hymnin dhe me një reportoar të mrrekullueshem, e spiker retorikan që flitte edhe për sukseset edhe për të padrejtat që u shkaktoheshin shqiptarëve në Kosovë tek duan t’i asimilojnë, tek i burgosin për gjëra triviale-dhe për çfar!- që duan bashkimin me Shqipërinë e shkatrrimin e Jugosllavisë- sikur flitnin dispozitivët e aktgjykimeve te atëherëshme.
Zyma e cila si atdhetare e formatit të lartë, të papërsëritshem, gjente literaturë dhe tinzisht shpërndante sa, jo- Çeli molla çeli dardha, per Memdhëdhene-atë korrin ,,Lira“ (rrënqethës). Më tepër! Shumë më tepër! Ato që bënë vetëdijen sa për një dashuri platonike për Atdheun e vetë, vetem të arsimoj në frymë kombëtare por edhe të përhap ate ndjenjë. Dhe, me ra dhe mua hise që nga ajo të marë /përmes një shoku tim-Mazllum Belegut/ ,,Milosaot”, ,,Tregtarë Flamujsh”, ,,Pse” dhe ndonjë tjetër sikur t’mos kalonte mu në atë kohë kufirin.
E tëra që rrënjoset pashkulshëm në mendjen e njeriut të ndershëm, atdhetar, njeriun e idealeve, njeriun e vetes, që ka unin e në te dëshirat, pasionet e veta për të cilat flijon vlerat më të mëdha të vetes,, është atdhetaria e saj e patundueshme, mu në moshen kur bënë furinë e qëllon ndjesi erotike. Më diç më shumë se 18 vjeç, Zyma mblodhi aqë energji në vete sa ta duaj Atdheun e vetë, ate të vërtetin, ate të ëndërres, ate të shkrimtarëve, ate te Skenderbeut, Frashërve, Vaso Pashos, Çajupit, Migjenit, Nolit, Konices etj. Ate të kombinatave, të vallceve të lumturisë, të ,, Kur me vjen burri ga stani” , ,,Zare moj trendafile…” e Krajes,,Për Mëmëdhenë” ate ,,që nga Durrësi dej n’Shijak” e shumë këngë të tjera inspiruese nga të gjitha anët.. Është e tëra kjo? Sigurisht jo! Në bagazhin e vetë jetësor ka ngjarje e ngjarje, përjetime e përjetime. Por nuk jam nga ata qe flasin për ato që nuk i dijnë e që nuk i kanë përjetuar. Janë spekulantet e letrave ata që dijnë këto marifete. Mua më mbeti nën pikëpyetje këthimi i saj dhe ate nuk e njoh sa ta komentoj me kompetencë. E tera që dij, që kam vërejtur është se ka jetuar si një hije, e padegjuar, e pazhurmshme, e pakërkesa dhe skajmërisht në modesti. Sikur i ka hije një engjëlli!
Dhe pyes; Ç’fitoj?! Ç’i dhanë?! Ç’pati më pas nga jeta?! Ishte njëfarë merite ajo që bëri ajo? Shëmbëlli,i saj? Guximi! Dashuri e tillë sa mohon rreziqet për të futur në grusht ate që do! Dashuri për idealin që i mohon vetes dashurinë rinore, dashurinë e femres!
Asgjë! Jetoj në hije, kur pa apostrofuar veten, kurr pa dhënë shëmbëll guximin e vetë, kur pa zënë në gojë pakënaqësitë. Kur pa atakuar ndonjë që i shkaktoj ndonjë të keqe.
Dhe, në 16.09.2020, në Pejë,kur në familjen e të vëllait Azisit, tek shkoj në shtratë për pushim, pa asnjë britmë, pa asnjë zhurmë, pa asnjë ankesë, pa asnjë mimikë pakënaqësie, tek dha grahmen e fundit në vetmi, vajti në jeten tjeter, njësoj e bukur, njësoj modeste, njësoj e qetë dhe njësoj atdhetare sa për histori. Sikur të nisej për një jetë tjeter. Jetë tjetër të kandshme.
Pushoftë në paqje në jeten e pasosu shpirtë i sajë i çiltër e Atdhedashes. Jetë tjetër e pasosur sikur e meritoj me dashurinë ndaj Atdheut të vetë dhe me shpirtin e vetë të madh..
Comments